Shitja e nëndetëseve, drejtësia merr në pyetje ish-kryeministrin

20 Nëntor 2018, 14:05Politika TEMA

Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak u mor në pyetje nga komisioni antikorrupsion lokal, në një çështje hetimore për shitjen e nëndetëseve franceze në Malajzi në 2002, njoftoi sot një burim zyrtar për median.

Najib Razak, bashkëshortja dhe disa nga aleatët e tij janë vënë nën akuzë muajt e fundi në një seri skandalesh financiare, përfshirë përvetësimin në shkallë të gjerë të fondit sovran malajzian, 1MDB.

Hetimi i fundit po shqyrton shitjen në 2002, pas disa vitesh negociatash, të dy nëndetëseve ”Scorpène” për Malajzinë me vlerë 1,2 miliardë dollarë.

”Najib Razak është bërë objekt i një hetimi në lidhje me dy nëndetëset ”Scorpène”, raportoi për median një burim i afërt me dosjen brenda komisionit antikorrupsion (MACC).

3 komente në “Shitja e nëndetëseve, drejtësia merr në pyetje ish-kryeministrin”

  1. Marinari says:

    Nuk e kuptoj dot lidhjen pa lidhje midis shkrimit per korrupsion ne Malajzi, me foton nga Baza Detare e Pashalimanit ne Shqiperi?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ehhuuuu ne shitem nja 4-5 nendetese, nja 3.000 tanqe te zhdukura qe figuronin mall ne inventorin e Ushtrise Shqiptare dhe se can koken kush..

  3. Fatos says:

    PO jane idiota, bejne tituj te pergjithshem qe te terheqin lexuesit si puna jone per ti lexuar. Taktike e njohur, por e turpshme. VK, kazan mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje