Zonja Eni, unë jam e ardhur në Tiranë, po më lejon të të them se kjo që ke thënë është gafë?

20 Nëntor 2018, 18:10Politika TEMA

Nga Iva Tiço

Dje ishte një nga shkrimet më të lexuara dhe më të komentuara në Tirana Post Eni Çobani, që duke folur në një intervistë për Vetting-un në sistemin gjyqësor, ishte e idesë që përjashtimi i të korruptuarve nga radhët e drejtësisë nuk ishte i mjaftueshëm, pasi atyre u duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria e bërë me të padrejtë. Lajmi ishte ky, siç e kam përmbledhur në një fjali. Por, meqë juristja, e bërë e njohur në audiencën shqiptare si pjesë e programit e “Diela Shqiptare”, me një nga rubrikat me rekord shikueshmërie si “Shihemi në gjyq”, ka vendosur ta shpjegojë më qartë idenë e saj, ka vijuar më tej arsyetimin… Për të qenë të ndershëm, po e citojmë ekzaktësisht:

“Akoma sot jam përballë jush dhe realisht ndihem e fyer në personalitet, sepse jam një njeri i lindur në Tiranë, jam vajzë e dy intelektualëve, kam jetuar mirë, por nuk kam pasur mundësi të kem as vila, jo vilë në fshat, vilë në qytet, vilë në det dhe vilë në mal, por një shtëpi modeste, në të cilën vazhdoj të jetoj edhe sot. Po si është e mundur që ky njeriu që nuk e ka njohur Tiranën ndonjëherë, ka ardhur shumë vonë në Tiranë, është bërë multimiliarder, ka ushtruar edhe funksionet e gjyqtarit ose të prokurorit dhe del sot para meje e teje dhe nuk i bën përshtypje fare asgjë, biles del nga komisioni dhe thotë “E kanë marrë në mënyrë korruptive vendimin për mua, ose dhe politike?”

Edhe pse juriste, edhe pse gjykatëse popullore, edhe pse “bijë intelektualësh”, ligjërimi i mësipërm i Eni Çobanit nuk ndryshon fare nga ai i një fqinji në pallatin tim, lagje në zemër të Tiranës, që si banor autokton që është, nuk do që të paguajë as tarifat e administrimit të pallatit dhe proteston që ne jabanxhinjtë të kemi fjalën tonë në vendimmarrjen e shkallës, pasi pretendon që është ende pronari i tokës, edhe pse ka firmosur bashkë me të vetët për ndërtimin e pallatit… Me të e kam kollaj, e kaloj me një “ha… ha” sa herë më thotë ndonjë gjë të ngjashme, po me këtë zonjën Eni si t’ia bëj? Meqë është bijë intelektualësh dhe di ca më shumë sesa fqinji im, po tentoj t’ia shpjegoj pak më butë:

– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korruptuar që ka lindur jashtë Tiranës dhe një i tillë i lindur në Tiranë janë të dy të fajshëm, i bie që të dy kanë faj njëlloj dhe mirë është t’u sekuestrohet pasuria të dyve.

– Zonja Eni, nëse një gjykatës apo çfarëdo punonjës i drejtësisë qoftë, është i korruptuar dhe nuk ka lindur në Tiranë, faji i tij nuk është se ka blerë vile dhe të del ty përpara, por sepse ka përfituar para me të padrejtë. Vila është një nga gjërat që tregon se ka para, por ka dhe shumë gjëra të tjera që e tregojnë këtë: veshjet, udhëtimet, paratë në bankë, shkollat e fëmijëve, aksionet në shoqëri tregtare, apartamentet që nuk janë vila, dyqanet, makinat e shtrenjta, çantat Hermes, lekët poshtë dyshekut etj., etj., (se nuk kam dhe aq shumë fantazi se ç‘mund të bëja me lekët po të isha njeri i drejtësisë).

– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korruptuar, që ka lindur në Tiranë, për arsye të ndryshme nuk ka qejf të blejë vilë, është po aq i korruptuar si ai që vjen nga rrethet dhe blen vilë. Sërish i duhet konskuar pasuria dhe aq laçkë e plaçkë sa ka, paçka se jo vilë.

– Zonja Eni, ka shumë njerëz që nuk kanë lindur në Tiranë, që deri në njëfarë pike nuk u ka plasur fare se ku bie Tirana dhe për arsye të ndryshme, që nuk kanë domosdoshmërisht lidhje me korrupsionin, mund të kenë aq para sa të blejnë një vile ose disa të tilla. Ti si vajzë intelektualësh që je, i bie mos të të vijë mirë, por ja që kjo është jeta, ky është kapitalizmi. Dhe në kapitalizëm nuk ka lezet të shprehesh kështu “ka ardhur vonë në Tiranë”. Ja ka ardhur vonë, e ça pastaj? Të presë radhën thua? Sa të blejnë vila ata që kanë ardhur më herët?

– Zonja Eni, edhe unë si vajzë intelektualësh, e ardhur vonë në Tiranë, e kuptoj që ti nuk e ke me mua, se unë nuk jam në sistemin e drejtësisë (tek e fundit as vilë nuk kam, ja një apartament edhe më modest se ty kam, kredinë e të cilit e kam barrë ende dhe për ca vjet), por prapë nuk më rri hiç kjo shprehja. Nuk më rri as nga ky fqinji im që aq ka, mendo tani nga ty! Nuk është se më djeg, nuk kam asnjë kompleks kur e dëgjoj këtë fjalën “të ardhurit” apo atë tjetrën “jabanxhinjtë”, thjesht më bën për të qeshur dhe në shumë raste më dhimbsen ata që e thonë, më duken ca njerëz mendjembyllur, që pandehin se ky qyteti ku ata kanë lindur dhe janë rritur, për meritë jo të tyre, na paska pasur ca gjëra që të tjerët nuk i paskan dhe i vuakan… Më kujtohet sidomos një vajzë, që ashtu siç ke thënë ti dje në intervistë, bënte statuse në Facebook për privilegjin e të rriturit në mes të Tiranës. Më qëlloi njëherë që e çova me makinë atje ku kishte shtëpinë, jo tamam në mes, por diku në të dalë të Tiranës, rrugicë pas rrugice u gjenda në një shtëpi përdhese, ende me gropë septike në bahçe… Çfarë t’i thoje?! Unë s’i thashë asgjë, u ndjeva ca si fajtore që nuk prita radhën ta marr shtëpinë në qendër përpara saj, se helbete, kam ardhur ca më vonë.

– Zonja Eni, Shqipëria është e gjitha një provincë e prapambetur, ende tejet e skamur krahasuar me Evropën ku do që të bëjë pjesë, është ai vendi i mbrapshtë ku intelektualët dhe të pasurit prej vërteti, që nga viti ’45 e në vijim u zhdukën, u internuan, u shpronësuan, u vodhën, u nëpërkëmbën, nuk i lanë të shkolloheshin dhe nuk iu kthye thuajse asgjë mbrapsht. Dhe në atë kohë mizerje, në atë jetë të trishtë, intelektualë, punëtorë, të persekutuar ishin pak a shumë të barabartë në skamjen e përgjithshme, është si të bësh dallimin tani në familjet e varfra dhe shumë të varfra. Ndaj kur bëhen tani ligjërime të tilla me ndarje krahinore “ti ke ardhur që këndej dhe unë që andej” për mua është si të thuash “të pëgërat e mia vijnë më pak erë” (më falni shumë për krahasimin, por kur vjen puna për atë kohë, nuk më dalin krahasime as më të zgjuara, as më të bukura, as më erëmira).

– Dhe së fundi, zonja Eni, unë besoj që kjo është një gafë e jotja e bërë patëkeq. Ti nuk ke asgjë të përbashkët me këtë fqinjin tim, që aq ka, por ndonjëherë kështu është kjo bota jonë e televizionit. Kur merr pjesë në programe shumë popullore, fillon të ligjërosh në mënyrë popullore dhe shket e shkreta gojë e thotë të tilla gjëra… Sërish mendoj që je një grua e mençur, por ndoshta e keni këtë të keqe ju të rriturit në Tiranë. Ende mendoni se ka ca gjëra që ne të tjerëve na kanë munguar dhe na mungojnë. Ose mbase edhe, por ne të tjerët këtë s’e dimë. Unë së paku mendoj se në Tiranë thjesht ka më shumë mundësi për të bërë punë e para… Të tjerat mbase nuk i kuptoj…(Tiranapost.al)

53 komente në “Zonja Eni, unë jam e ardhur në Tiranë, po më lejon të të them se kjo që ke thënë është gafë?”

  1. says:

    Njerëzit janë të vëmendshëm për gjithçka. Sëmundje shekulli

  2. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit says:

    Tiço ja ka bere mire baldoses Qobani.

  3. **** says:

    Omg..cfare ke dashur te shkruash moj vajze?

    1. tafa says:

      ku ishe hicgjekundi.ato qe tha z Eni i shtjelloi Ticoja.Rrumpallhane.Mka cu nana me la gojen

  4. Nik says:

    Komenti i kesaj vajzesh eshte si rrimorkja qe ndjek kamionin..se paske kuptuar fare thelbin e Z Eni..etregove veten qe je akoma e ardhur kur nuk arrin te kuotosh nje deklarate.mir e ka Eni erdhi ne Tirane dhe u be Milioner Gjygjtari e jo qytetari o goce….

  5. ?? says:

    ILVA, mos u mërzit.!
    ENI , nuk e ka trurin në proporcion me trupin .
    S’është faj i saj .
    Edhe që del si juriste e “aftë” në tele,
    përsëri s’është faj i saj ,
    Kjo është Shqipëria , Ilva.?, por mos u mërzit .!??

  6. H says:

    Eni Çobani ka të drejtë. Të gjithë fshatarët nga fusha dhe nga mali që u pasuruan per ca vjet, janë pasuriar nëpërmjet drogës, prostitucionit, korrupsionit, kontrabandave. Sarò që ju bëni sikur nuk e kuptoni.

  7. Tirana 80 says:

    Po ku mund ta kuptosh “Ti” e “Ardhura”
    qe Romanet nuk mund te jene Napolitan.
    Mendohu dhe Ti si Rigoni qe ende se di pse
    Lisi eshte me i gjate.!!! Sepse Ti je e gjitha
    Maske pa Fytyre prandaj dhe Portretet tona
    te Mirformuar te duken Maska..!!! Guri rendon
    Ne vendin e vet ndaj dhe Ti sdo behesh
    kurre e Rende ne kete Qytet. jo Tendi…

    1. Zontag says:

      O Tirona 80 qe je si Tirona 36!
      Ju tironsave ju bene qytetar te ardhurit se per ju ishte e mjaftueshme rakia,qepa,hudhra,gjiza dhe po patet edhe nje koqe ve e zier mire do ishte!
      Si shoqeruese keni patur cingijet dhe me kaq kalonit diten!
      Ne se do ishte bere Vlora apo Durresi kryeqytet,Tirana do ishte edhe sot si Rrogozhina dhe ju do ishit akoma me SHALLVARE e qeleshe!
      Hajt tutjeta mona!

      1. Migena says:

        Qe Eni e ka shume mire kjo nuk ka pike dyshimi. Qe ta kuptoni cka me teper Tirana po jap disa fakte qe nuk besoj se I kundershton njeri
        Fillimisht Tirana meqenese u be kryeqytet dhe pastaj meqenese njezit e saj jane te bute, nuk prishin qef kollaj, ne Tirane erdhi gjithe Shqiperia. Por dallimi qendron tek nevoja per te mbijetuar ne kryeqytet ku jane punerat me te mira dhe shkollat me cilesore. Te mbaroje shkollen ne Tirane sidomos ndermjet viteve 70-85 ishte nje konkurence e papare midis te rinjve.Ne ate kohe luftohej shume per dije cilesore.Dhe te thuash qe kjo ndodhte edhe ne pjesen tjeter te Shqiperise kete e dime te gjithe qe nuk eshte e vertete.Madje kishte arritur shpesh here puna qe per te nxjerre nje mesatare me te larte dhe per te kapur nje dege te mire ne universitet,viti I fundit I te mesmes behej (sipas mundesise ,po te kishe ndonje fis) ne ndonje qytet tjeter. Pra kjo konkurenca e madhe ishte ajo qe e zhvilloi Tiranen. E si mund te krahasohet nje I ardhur nga nje qytet tjeter pervec rasteve shume te ralla qe nuk e kish njohur kete konkurence me nje tiranas te tille.Sa per shallvaret hudhren rakine keto jane thirrje te deshperuara dhe qe degjohen shume shpesh nga te deshperuarit qe nuk kane lindur ne Tirane. Per te ardhur keq Iva se shume perdridhesh dhe ti kur kendon sje fare origjinale dhe laje gojen mire para se te flasesh per tiranasit.Te pakten ti thuash falemnderit atyre se te lene te kapardisesh si te do qefi ty dhe mendo qe andej nga ke ardhur ti nuk do ishin sjelle keshtu nese shkonte nje tiranas se I kemi jetuar keto histori.Ok
        Fillimisht thuani falemnderit tirane dhe tiranas se ju zume tokat dhe cdo gje pastaj jo ti shani por prape ti thoni falemnderit, me fjale , se me mendje e di shume mire qe e thoni .Ti dhe te gjithe te ardhurit ne Tirane

  8. zorba says:

    Kete doja te thoja dhe un shqiperia eshte nje vend interesant qe bota na admiron per si teper te vecante shum larg botes se civilizuar nje tirans ne mes te tiranes otokton nuk mund te jete shembulli i kapitalizmit te sotem kompleksi i tij si tirons ben te qeshe edhe nje troponjan megjithate edhe keta gjera jan pjese e kultures sone

  9. Jimi says:

    Iva je gazetare klas!

  10. Julian laci says:

    Eni cabani eshte nje e korruptur me shume se disa gjygjtare opo prokurore.Kur ishte petagoge te juridike kerkonte 500€ per nje provim.une vete i dhashe 500 € per te marre provimin e te drejtave to leshit.Zonja Emi,jo te gjithe njerezit mund to lindin ne te njetin hapesire . Zonja Coboni mos u kreno shume,se nga mbiemri qe mbani.Cobani ka kuptim bari ne rumanish

  11. Kulmi i ku...v... llikut je says:

    o zot, o tempora o mores, flet cobania per vetting, flet nona e poshtersise e maskarallekut per moral! o monster, keta te rinjte qe te njohin nga ekrani mund te mos te t’i dijne “bemat”, por t’i dijme ne te tjeret! Ta marrin vesh korrupsionin qe beje me tenderat e prokurimet kur ishe sekretare e pergjithshme te Min.Drejtesise, apo se si i shpetove ndjekjes penale per kallezim te rreme kur “denoncove” ne prokurori se te kishin shqyer deren e zyres e te kishin hyre ne kompjuter, apo se si i pate shpetuar kur ishe studente ndjekjes penale per fallsifikimin qe i bere notave te diplomes per vitin qe bere ne Itali, apo “gjobat” qe iu vije studenteve te korrespondences vite me pare kur te kishin vene pedagoge ne juridik. prandaj edhe njehere qepe halene se je personi i fundit qe duhet te guxoje te flase per vetting e drejtesi!

    1. Juristja says:

      Do shtoja dhw rastin kur i tregonte studenteve te UFO-s, pallton qe i kish pelqyer te Rr. E Durresi, qe tia shkonin ta blenin. Femer me e ulet, medioker dhe ordinere se Eni Çobani nuk ka ne Shqiperi. Sa per ato tironsat e revoltuar; Une kam ardhur ne Tirane ne 2006, kam studiuar, kam jetuar, jam bere gjyqtare dhe kam jetuar me djersen time dhe te prinderve te mi. Asnje tironsi nuk i detyrohem asgje por kam 12 vjet qe paguaj qera per lloj lloj shtepish te felliqura. Nuk e kuptoj se si se kuptojne qe Tirana eshte bere kjo qw eshte nga investimet qe ka bwre puna e tere Shqipetareve ne te. Njerez te mbaruar.

      1. Besi says:

        Hahaha, ne cdo vend te botes te gjithe kontribuojne per zhvillimin e kryeqytetit. Pastaj vijne ca si ti, me deshire se nuk te solli njeri me zor nga maja e malit, dhe i perkufizoni banoret ‘njerez te mbaruar’. Ik mi fshatare se qelbesh meqenese paske jetuar neper haure!

    2. Lgbjjjkkkk says:

      Dua te them se tek shihemi ne gjygj , ajo i perdor njerezit e shkrete qe me te vertete kane halle te medha , duke ju mbushur mendjen te sillen sipas nje skenari te felliqur . Ai skenar thjesht sa rrit audiencen e emisionit te saj , pra me shume leke ne xhepat e Enit . Me vjen keq per ata te gjore qe behen leva e kesaj “te ndershmes” . Nuk mund te perdoresh hallexhinjte se te gjykon Zoti !!!! Ashtu si gjykatesit marrin leke per te mbyll nje hall , ashtu dhe kjo ka gjetur nje menyre shume fine , me manipulim .

  12. Fieraku nga Ferrasi says:

    A Ka ndonje koment bleona qerreti per ticon?
    Ho per gje po’ Eni nuk Ka dashte te thote se jam tiranse,sepse eshte krenare per prejardhjen e vet
    Libohovite dhe kuksiane nga te dy prinderit
    Ajo gjithmone i meshon korruptuarit ne drejtesi.

  13. Po mire more komentusa,ku eshte gabimi i kesaj vajzes?
    Nuk do te thote qe te jesh tirons duhet te behesh milioner duke pire raki me gjize e duke dredhur tespijet gjithe diten.
    Qe te jesh tirons nuk do te thote qe te tallesh e te tregosh barsaleta me te ardhurit qe hapin biznese e dyqane dhe qe sakrifikojne cdo gje per shkollim…..
    Te jesh tirons nuk do te thote qe ti te mos paguash detyrimet qe ke si komunitet.
    Edhe ne amerik ka shume amerikane dembela injorant e drogaxhinj qe habiten se si nje shqiptar per pak kohe rregullohet me mire se sa nje amerikan i vjeter.
    Ai qe punon ndershmerisht dhe di te manaxhoj paran e meriton nje jete me te mire se sa nje dembel qe shetit neper kafene dhe pret ti vij leku ne xhep.

  14. zoga e vodices says:

    Bukur ja ke qendisur moj zonje kesaj trashaluqes qe iduket se ka kapur qellin me dore se na paska lindur dhe qenka rritur ne tirane dhe se te tjerret qe paskan ardhur me vone ne tirane duhet te kene me pake mend se kjo fycka ,kur kjo ju drejtohet qytetareve shqipetare te ardhur nga te gjitha trojet shqipetare me shprehjen ti vone ke ardhur ne tirane po popujt e botes si do ti drejtoheshin shqipetareveqe jetojne ne GREQI, ITALI ETJ.

  15. BRSS says:

    TIRANA E LESHIT KRYEQYTET DUHET TE ISHTE VLORA

  16. Une says:

    Ketu mi goce kemi humbur perparesine primare qe eshte respekti i jete,ti na kerkon te respektojne te ardhurit e te vajturit.
    Nuk ka kurrefare faji Eni
    Fajin e kemi ne qe nuk perpektojme prejardhjen tone.
    Ketu,nje shkodran apo nje gjirokastrit,thote qe “jam tiranas” duke harruar qe mbrapa tij ka nje qytereim( jo qytet) 2000+ vjet…
    Se ku e gjejne guximin qe te jene krenar per nje qytet si tirana( qytet jo me shume se 120 vjet,per qyteterin as qe behet fjale),nje zot e di!
    Ka dhe njerez te sakte dhe nje prej tyre eshte ky komshiu im,i lindur e i rritur ne tirane,por kur e pyesin/m se nga je,thote me krenari se eshte nga Permeti.
    Kur i them/i se kur ka ardhur ne tirane,na pergjigjet: Une jam lindur ne tirane madje dhe babai im eshte i lindur ketu ne tirane.Por gjyshi im ka ardhur ne tirane qe 14 vjeç dhe gjithenje na ka mesuar te thoshim se jemi nga permeti dhe mbi te gjitha na e ka lene amanet qe te respektojme prejardhjen tone.
    E bukura eshte qe edhe femijet e “komshiut” thone qe jane permetar.
    Naten tani,e mos u harxhoni kot se tirana eshte thjetht kryeqyteti yne dhe asgje me shume.

  17. e verteta says:

    edhe ne New York ata qe jane autoktone dhe jetojne ne Manhattan , keshtu si Eni shprehen. Madje me saktesisht thone: ” … lindur ne Midtown , 14-59 Streets ose Upper East Side ,60-79 Streets. “>Madje eshte shume e theksuar. Eshte ceshtje krenarie . Qe ne fakt thelle thelle ka nje kuptim shume te madh. Duke qene brez pas brezi kryeqytetas mundesia per t’u korruptuar eshte, shume , shume e vogel. Perse ? Sepse nje qytetar eshte shume koshient qe ne vogeli per te zbatuar ligjin dhe ndjekur rregullat e vendosura ne krahasim me popullsine fshatare. A ka perjashtime? Natyrisht qe ka , ne te dyja krahet. E sidomos kur nderrohen sistemet dhe prishen ekuilibrat
    Pikerisht kete ka dashur te thote dhe Z. Eni

  18. Besi says:

    Nese eshte qytet me me shume mundesi dhe me me shume pune, atehere mbaje o ti-e-ardhura-bije-intelektualesh-qe-shkon-e-blen-shtepi-te-Selvia-se-aq-di. Selvia eshte pika me e ndotur dhe me e rremujshme e kryeqytetit dhe po te ishe nga Tirana do i kishe investuar me mire ato leke. Ja ky eshte avantazhi i te lindurit ne Tirane ;). Edhe vazhdo e ndihu inferiore ti dhe 90% e jabanxhinjve qe vec shqip nuk flasin kur i degjon rrugeve. Ju duhen ca breza te mesoheni ketu, duroni meqe e kerkuat vete dhe shpesh e keni zene edhe me pahir.

  19. Kellira e islamit politik says:

    Po edhe Eni me ate mbiemer, Çobani, e ardhur eshte ne Tirane.
    Ceshtja eshte e thjeshte: Eni eshte nje loqe me pamje baxhelle, bije e nje babai me te vertete intelektual por qe ne demokraci mori flamurin e muslimanizmit duke botuar mes te tjerash edhe nje liber me titull “Islami flet edhe shqip”.
    Subkonshienca e saj ka shume tollovitje…

  20. Edi says:

    Dakort plotsisht.
    Jane per meshire te gjitha dosat si Eni dhe derrat si Bamir Topi qe vendlindjen ne qytetin e mjere me emrin Tirane e shohin si shenje
    superioriteti.
    Bajga lope

  21. noc luleta says:

    O kellir maloku qe je i dhier e q…. kjo shifet qarte o i perdhunuar nga pedofili .

  22. Adi says:

    O tironca (ju qe e mendoni Tiranen si pronen tuaj ) na hengshi loqen! Na falni per fjalorin po e meritoni. Ky eshte nje shkrim shume intelligent. Une nuk e njoh kete qe ka shkruar por shume shkrim I goditur. Jam larguar para 20 vjetve nga Tirana dhe me duket se kini mbetur po ata qe ishit ne vitin 89. Grow up you fucks! Times have changed!

    1. durrsak says:

      po mer mer kar ty kush te mori mendim? apo ske ca te besh andej dhe hajt mo? ik mer refugjat se spo i rruhet njeriu ca
      mendon ti o copa loqes

      1. Adi says:

        O durrcak o! Shko futi nje pace!

  23. ? says:

    Intelektuallllllllllll, kur do e hiqni nga goja kete fjale

  24. gjykatesi says:

    ” INTELEKTUALET DHE TE PASURIT PREJ VERTETI…”. NGA E DI TI ZONJE QE ATA TE 1945 KANE QENE INTELEKTUALE DHE SIDOMOS TE PASUR PREJ VERTETI ? I KE NJOHUR ? UA KE DITUR KAPACITETET INTELEKTUALE ? UA KE MBAJTUR LLOGARITE DHE UA KE NDJEKUR GJITHE AKTIVITETIN DHE RRUGET E PASURIMIT ? NGA E DI TI SE ATA U DENUAN ASHTU KOT ? JE JURISTE DHE UA KE STUDIUAR DOSJET ? JENI BERE VERTETE QESHARAKE DHE TE PAPERGJEGJSHEM ME GJYKIMET DHE MENDIMET TUAJA ” PER MODE “. BALZAKU THOSHTE: ” PAS CDO PASURIE TE MADHE FSHIHET NJE KRIM I MADH “. DHE, BESOJ SE BALZAKU S’KA QENE KURRE KOMUNIST POR KA QENE NJE NJERI ME VLERA INTELEKTUALE SHUME ME TE MEDHA SE ” GJYKATESIT ” E SOTEM MORALE DHE POLITIKE TE SHQIPERISE.

  25. Roni says:

    E ke thene vete goce „Të tjerat mbase nuk i kuptoj“ Kurre nuk do i kuptosh se je fshatare, edhe kur te ti shpjegojne kalamajte e tu kur te jene 30 vjec, prape nuk do i kuptosh

  26. Pergjigje says:

    Po kujt i flet me “te lutem, a me lejon .. zonja… ” Nje funderrine si Eni Çobani ??? Me qindra here i kam degjuar bemat e saj, fallsifikimet, ikjen nga M.Drejtesise me ceremoni, vjedhjen gjoja te kompjuterit te saj, provimet me leke (me euro), mashtrimet qe u ben hallexhinjve.. Ben si koke e shkences dhe e drejtesise, por per te gjithe ata qe e njohin, Eni Çobani eshte mashtruese klasi dhe personi me i paafte ne sistemin e drejtesise, Ka sy e surrat e flet per drejtesi!!! Do vije dita qe do t’i dale boja edhe ne publik. Do ta shohim!

  27. muci-muci says:

    Eni Ramazan Kafsha…hahaha
    Tirana eshte qytet shume i ri…
    1 Matjan filloi ta bente qytet se akoma me wc ne oborr do kishte ngel Zj. Eni lopcarja (cobanja)…
    Berati, Shkodra, Durresi jane mbi 2000 vjet qytete dhe po qe per aristokraci shqiptare vetem Shkodra dhe Korca mund te mendjemadhesohen pak …shumica jone fshatare jemi mi shoku Eni…ik tani futi 1 tas gjize….

    1. loku says:

      pse anej nga matja a nuk dhitshin ne are a..

  28. Ardhacaku says:

    Se kuptova pse na qenkerka prekur kaq thelle kjo zonjeza apo zonja. Zonja Cobani shume qart eshte shprehur dhe ska asgje te keqe aty. Po sic duket ja paska sjelle ne maje te hundes komshia , qe e quaka ardhacake zonjezen dhe kjo ju pervesh Enit.

  29. Thg says:

    Te dyja keni probleme, se pari menyra si shpreheni me vulgaritet gjera qe nuk jane per botim , se dyti flisni per vete. Te dyja keni ndjesi diskriminuese, njera superioritet e tjetra inferioritet nga vendi ku kane lindur. Te lindesh apo jo ne Tirane nuk perben superioritet apo inferioritet, te lindesh nga prinder intelektuale po ashtu, te mos vjedhesh apo me qene i ndershem nuk perben superioritet. Tani e keqja e te dyjave eshte se keto ndjesi i permendin si avantazhe apo disavantazhe. Te dyja me nje fjalor vulgar qe per fat eshte i paster nga banaliteti prezantohen dhe konkurojne ne publik me vlerat e tyre. Me vjen keq qe jeni larg te qenit i kulturuar.

  30. Precizim says:

    Nuk e njoh mire autoren e shkrimit, dhe nuk e di nese eshte gazetare, apo njeri i letrave, ndoshta nje person i njohur i nje fushe apo profesioni tjeter, e cila me nje revolte po thuaj te pajustifikueshme, nuk ngrihet thjesht kundra Eni Cobanit, por ngacmohet dhe ngrihet kunder luftes se perjetshme midis provinces dhe kryeqytetit. Gjithmone, dhe sidomos pas viteve 60-70, kur ne Tirane, ndryshe nga te gjitha rrethet e qytetet e tjera, u zhvillua arti e kultura, jeta sociale, sporti, institucionet, shkollat e universitetet, spitalet e kujdesi shendetsor, cerdhet e kopshtet, industria e bujqesia, ushtria e policia, treni e transporti. Me naivitet dhe pa kulturen e nevojshme, autorja thote se Tirana nuk kishte intelektuale dhe se ata u shuan ne vitin 45. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Pikerisht ne ate kohe te ciles ajo i referohet, zhvillimi shoqeror prodhoi intelektuale me teper se cka patur historia e Shqiperise te marra keto vite qe nga antikiteti i hershem. Gjigante ne letersi, gjigante ne muzike, gjigante ne artet e performuara, ato pamore, gjigante ne industri, ne hidroteknike, gjigante ne bujqesi, ne ushtri e kudo. Te gjithe keta dhane kontributin e tyre, qe Tirana te ishte nje qender e madhe ne kushtet e Shqiperise, me opera, teatro, kinema, stadiume, pallate kulture, rruge te asfaltuara, trotuare, parqe, fusha sporti etj, elemente qe u perhapen ne te gjitha qytetet e tjera por qe nuk i kishin aq te medha e me mundesite sa ishin ne Tirane. Neper gjimnaze e universitete, degjohej muzike perendimore e beheshin mbremje pa kufi, ne shtepite tiranase, ne klasa, ne aksione, plazhe e kudo. Lexoheshin libra, mesoheshin gjuhe te huaja ne kurse shteterore e private, liberalizmi ishte i shfaqur e i mbuluar sipas ulje ngritjeve politike. Rinia e kryeqytetit ishte kudo e dalluar dhe avngarde. Prandaj qytetaret e Tiranes ishin gjithnje me te zhvilluar se qytetaret e rretheve dhe te qyteteve te tjera. Shkollat dhe edukimi ishte shume me cilesor. Kerkesa e llogarise shume me e madhe etj. Si ne te gjithe boten ky konflikt shuhet me kalimin e viteve midis brezave dhe gjeneratave. Femijet e kesaj autores, neser do te thone me mburrje se jane nga Tirana.
    Konflikti midis te ardhurve dhe qytetareve te Tiranes, eshte nje konflikt kulturor, ku gjithnje fiton kultura e kryeqytetit, pikerisht per shkak te ketyre kushteve historike te zhvillimit. Por nga ana tjeter edhe tek te ardhurit ka njerez te ditur, njerez te spikatur te cilet gjithnje kane qene nje vlere e shquar ne jeten e kryeqytetit sipas drejtimeve te tyre jetsore e profesionale. Te gjithe duhet te krenohemi me Tiranen dhe njerezit qe jetojne dhe ne menyren e tyre kontribuojne qe Tirana te jete nje qytet jo vetem i jetueshem por edhe i zhvilluar. Vetem njerezit e vegjel dhe me mllefe si kjo autorja mund te reagojne ne kete menyre.

  31. Arifi says:

    Ja ke fut pordhe kot moj goc. Nuk ka lidhje fare ajo qe shkruan Eni me kto qe thua ti. Shkrim per ibret. Ik bej ndonje pune tjeter me mire. Na lodhe me kte shkrim idiot

  32. Saimir says:

    Nje artikull me ndjenje inferioriteti i Iva Ticos qe aq bukur kerkon me te drejte te ndjehet qytetare tiranase por ben te njejtin gabim te Enit ne fund me shprehjen ” por ndoshta e keni kete te keqe ju te rriturit ne Tirane”.
    Mos u zini kot se e dini si thote populli “O katunar mos u mburr se edhe po te nderrosh, jo 7 po 700.000 lekure, sheherli ske per tu bere kurreeeeeeeeeeeeeeeeeee”.

  33. Migena says:

    pse nuk e botoni komentin tim o Tema?

  34. voltaire says:

    Kush jane keto gjigand se nuk po e marr vesh. Une te vetmin gjigand qe mbaj mend ne Tirane ka qene Herkuli ku “intelektualet” tiranas ziheshin me grushta per nje bilete kinemaje.

  35. TOMORI SHBA says:

    Zonja Toce, esht e drejta tuaj te thash e shkruah, jetojm ne demokraci. Sa, per zonjen Eni Cobani, ka then nje te vertet te madhe, per ata prokuror e gukates, qe erdhen ne Tiran me duar ne xhep dhe per pak vite u ben te pasur, me vjedhjet dhe shkeljen e ligjit, ne kuriz te qytetareve. Kete po e shohim perdit ne vetinngun e tyre.

    Ndersa, sa per aftesin, intelegjencen dhe kontributi qe jep zonja Eni me .[SHihemi ne gjyq; esht , jo vetem per tu lavderuar, por per tu dekoruar me medalje te art, nese ka vendi yn.
    Ne ka emisjon, me te shikushem, esht ky, qe drejton zonja Eni Cobani, jo vetem brenda vendit por edhe neper bot. Ne Amerik , mezi presim te djelen te shohim, se sa me profesjonalizem, dhe humanizem i zgjith problemet ne interes te qytetarev dhe famijareve, duke u zgjidhur hallet dhe duke i basjkuar familjet.
    Vazhdo zonja Eni, jeni e pahariteshme ne misjonin tuaj.

    1. Arber says:

      Mjere USA ke po mbaka!
      Ende pa mesuar te shkruash shqipen, t’u desh te mesosh anglishten.
      Po me mendte e pakta, si do t’ia besh?!
      Nivel zero, kur vlereson kete pseudo-juristen çobaneshe, hajdute, te korruptuar deri ne palce dhe hipokrite, qe tallet e perfiton nga hallet e njerezve te thjeshte. Dosa me tre kile krem ne fytyre…

  36. Elba says:

    Ate,qe Z.Cobani ka thene seshte asgje.Po kjo shoqja dashka Zorre.Asgje sperligjet me vjedhje.Mbase Z.Cobani ka dashur te thote,se duhet te jene me te permbajtur,keto Jabanxhinjte.Te pasurohesh me pozicion;Prokurore,Gjykates,Notere apo…………Po te ishte Mbreteria,litarin,do te thoja do ta kishin fare pak.Pernjimend thua,po cfare kane mesuar ne Shkolle?

    Shqiptaret ne pergjithesi jane Rracista.Tirana Kryeqyteti I Shqiperise,dikush thote100 vjet Qytet.Po ckane qene Qytetet tona?A kane ato mundesine te zmadhohen?Mendoj se jo.Ja,qe Tirana eshte gati 1000000 Banore.Vitet e para te clirimit,Shkuan Elbasanllinjte,Korcaret,e me pas Qytete e Fshatra te Shqiperise.Dhane kontributin e tyre sipas profesionit dhe mesuan nga kjo Tirane.Dhe nese nuk kane mesuar,jane bere Njeres me arsye.Njerezit mesojne nga njeri tjetri.Kjo eshte mese e vertete.Populli I Tiranes eshte I bute.Ja nje cilesi e mire.Shikojne punen e vet,spiuna nuk behen.Kur kam ikur Ushtare,me kane porositur ;Nje Tiranas,Durrsak,mund ta besh shok,por kujdes…………………

  37. vetingashi says:

    eni cobani te laje gojen para se te flase, se ishe moma e korrupsionit ne fakultetin juridik.

    Nuk kaloje dot ne lenden e saj po te mos i blije nje kostum te shtrenjte tek “Firence”.

  38. lapraksi says:

    qe eni eshte kokrra lopes dhe kokrra kares kjo ska diskutim. po edhe kjo hardhuca iva sndenji sot pa e nxjerr koken e katunares. tirana eshte ajo qe eshte, bere me mundin dhe punen e te gjitheve. dhe ata qe kane dinjitet jetojne ketu e duan qytetin dhe nuk ndihen. kurse iva hardhuca i jep gojes se e paska akoma ca inferioritet brenda me sa duket

  39. Labi says:

    Ato qe Eni ka thene jane teper te veshtira te kuptohen nga kjo Iva,se kush esht kjo dhe si ka arritur deri ketu te gjithe e dine,edhe kjo eshte dicka qe Iva nuk e kupton, ne Tirane ta masin koken me llastik moj vajze,por nese dhe kete Iva nuk e kupton.

  40. Qytetar nuk te ben origjina says:

    Doja ti thoja kesaj Zonjes Çobani: A thua eshte me origjine pariziene,nga mbiemri duket se nga eshte.qe te jesh tironce denbabaden moj çobane duhet te kesh pas:1.Shtepine prej qerpiçi.2.halen ke dera e rruges.3.nje carace ne mes te baçes dhe 4. te kesh pas nje torollak ne fis Boll me me kto shpreje.si tironcit po ashtu dhe jabanxhite jane me origjine nga nje katun I madh qe quhet Shqiperi.

  41. Ann says:

    Cfare zonja Eni ka dashur te thote eshte se:fshataret dhe probincialet jane te paskrupullt ne te vjedhur. Sa me shume te kene aq me te pafytyre behen qe te kene me shume ….. eshte e lehte te heqesh njeriun nga provinca,por eshte e pamundur te heqesh provincen nga njeriu….

  42. Merita says:

    Zonja #IvaTiço, edhe Ti ke të drejtë, poaq sa ka edhe #EniÇobani!
    Unë e shoh se thelbi i problemit është i përbashkët, lufta kundër krimit dhe korrupcionit në shoqërinë shqiptare! Ndërsa dalloni “në makiazh”, dalloni për natyrën e komplekseve që keni, ani se thua se “s’kam komplekse pse nuk jam me gjenezë tironase”! Eni Çobani ka komplekse ndaj katunarëve të pasur në Tironë dhe të qenurit “tironase e varfër”, ndërsa Ti ke komplekse për faktin se “je e ardhur në Tironë”, ose, “pse s’je tironase me rrënjë”!
    Mendoj se debati juaj publik është i pa vlerë për publikun për faktin sepse, si njëra dhe tjetra, jeni në të njëtën rrugë, që lufta kundër krimit dhe korrupcionit të bëhet e pakompromis. Dhe këtu përfundon historia. Çdo debat tjetër, gjatë rrugëtimit të përbashkët, për makizhin, veshjen, emrin, fisin, prejardhjen,…, janë të pa vlerë për publikun! Fundja, Eni Çobani ka shprehur atë që e kanë në shpirtë të gjithë qytetarët, që kanë lindur dhe janë rritur në pjesët urbane, ndaj “ardhacakëve” rural! Dhe Ti, Iva Tico, me një opinion të historisë tuaj personale duhet ta kuptoni se nuk do ua largoni nga koka qytetarëve urban të kenë averzion ndaj qytetarëve rural! Ky averzion ka lindur bashkë me njeriun! Respekte për Ty dhe Enin në rrugëtimin tuaj të përbashkët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje