Kandidatja e Ilir Metës për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit, Vitore Tusha, duket se nuk do të miratohet nga ana e mazhorancës.
Kjo gjë është paralajmëruar nga ana e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,
Duke folur në një intervistë për emisionin “45 minuta” në Report TV, Manja ka thënë se për momentin, prioritet i qeverisë është vazhdimi i reformës në drejtësi, dhe jo gjetja e një kryetari të ri për KLSH-në.
Kjo, për faktin se Vitore Tusha është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), dhe zgjedhja e saj në krye të KLSH-së, do të bllokonte ngritjen e organeve të reja të vetingut.
“Për KED, sipas ligjit, janë hapuer proceduratë e hedhjes së shortit.
Pas datës 15 nëntor, sipas lgjit, presidentit i shkon lista e anëtarëve nga Gjykata kushtetuese, Gjykata e Lartë, KLD dhe Prokurroia e Përgjithshme.
Presidenti ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin dhe nga ky short del përbërja e KED, që janë një anëtar i Gjykatës së Lartë, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy nga prokuroritë e apelit, dy gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit, dhe një gjyqtar i Administratives.
Kjo është përbërja me 9 anëtarë e KED.
Nga praktikat e dy viteve të mëparshme, ne presim një vendimmarrje nga presidenti.
Nëse nuk e ushtron të drejtën e shortit, Kushtetuta ia kalon Kuvendit, i cili ndërmjet 5-10 dhjetor është i detyruar të hedhë shortin.
Çfarë do të bëjë maxhoranca për Vitore Tushën, e cila është anëtarë e KED, e Gjykatës Kushtetuese, e vetuar, kandidon për kreun e KLSH?
Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tone, që ndërmjet KED, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljes së garës për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishme, jetike për vendin, ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi.
Ky është qëndrim i qartë politik i joni.
Ligji thotë se njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, më i vjetri në moshë, automatikisht është nënkryetar i KED.
Vitore Tusha, sipas këtij përcaktimi, është nënkryetare e KED.
Znj.Vitore Tusha gëzon respektimin maksimal, është vetuar me sukses, si dhe ka dhënë kontribut aktualisht edhe në KED”, ka thënë Manja për gazetarin Denis Minga, në emisionin “45 minuta” në Report TV.
Kandidimi i Vitore Tushës nga Ilir Metë për kryetare të KLSH-së, në fakt u pa si një lëvizje e presidentit, për të bllokuar organet e reja të reformës në drejtësi.
Dhe me sa duket, mazhoranca do i përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Tashmë pas rastit të Sandër Lleshit, në sfond shihet një tjetër përplasje Kryeministri-Presidencë.
Per ne si popull,nuk na interesojne perplasjet.Ne na interesojne plotesimet e nevojshme dhe cuarjen drejt perfundimit sa me pare, te ngritjes te institucioneve te parashikuar prej reformes ne drejtesi….
Sa me pare,te gjithe hajdutet,kriminelit dhe mafiozet e cdo rangu te vihen mbrapa hekurave dhe t’ u sekuestruhon pronat e pajustifikuara…
Lexoni me vemendje kete pacavurre: ” Do rrezojme Floririn e Rames”
Ë dim ne çkemi hequr me dekretimin e Lleshit.Ngulte këmbë si mushka dhe gomari.
Presidentit Ilir FLORIRI i intereson qe ta shkateroi reformen ne drejtesi dhe kjo eshte e qerte sepse e ka krimbin brenda.
Kujt plasi ari per luften e ftohte qe bejne 2 hajdutet Rama -Meta .
Per mendimin tim Rama-Meta-Berisha duhen asgjesuar qe te shpetoj Shqiperia.
Besoj eshte e kot ,..duke u qar,…jo po na vodhen ,..jo po pse nuk futen ne burg.
29 vjet qe nga renia e komonizmit ,..ky popull vetem ka vuajtur dhe me shum.
Qe ky popull te qlirohet duhet te formoj nje organizat per asgjesimin e politikanve Rama-Meta-Berisha dhe klanin e tyre.
Drastike ,..por e vertet,….
Keto qelbesira ua kan marr jeten peng ne emer te ligjit dhe integrimit qe nuk egziston
Zgjohu popull ,..nje jet ke,…e beje,..ose dergoji ne hell dhe qelbesirat nje-her e pergjithmon
Likja nuk i intereson shume KLSH por ka hallin si te vonoje sa me shume ngritjen e organeve qe do bejne reformen ne Drejtesi.