Rama "vulos" fatin e banesave tek Astir: Ku cënohet prona e përbashkët s’ka legalizim, kanë futur kokën mbi shtratin e rrugës

21 Nëntor 2018, 10:50Politika TEMA

Edi Rama ka folur sërish për banorët e Unazës e Re, duke dënuar bllokimin e rrugës që ata bëjnë gjatë protestave kundër prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Ai i quajti “shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi”.

Kryeministri qëndroi i prerë ku theksoi se atje ku janë bërë ndërtime mbi pronën e përbashkët të qytetarëve.

“Pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin dhe natyrisht janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror dhe politik të këtij vendi.

S’po zgjatem. Por meqë folëm për legalizim, thash ta sqaroj.

Por që të kesh aplikuar në legalizim, s’do të thotë se je legalizuar.

Nëse shtëpia jote bie mbi shtratin e lumit, mbi tubacionet e ujësjellësit/kanalizimit dhe kështu me radhë.

Janë qartësisht të përcaktuara në ligj që e bëjnë të qartë këtë gjë.

Një godinë nuk mund të kthehet në pronë të ligjshme kur cënohet prona e ligjshme e përbashkët. 

Ka një abuzim të madh me këtë koncept.

Nuk është e njëjta gjë që të kesh ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një territor ku s’je bërë pengesë dhe të ndërtosh kate të tëra për biznes në shtratin e rrugës dhe të pretendosh pas 15 vitesh dëmshpërblim 100%.

Po për çfarë? 

Kundrejt të drejtës morale të atyre që jo vetëm që s’kanë zaptuar, por kanë respektuar dhe kanë paguar taksat.

Duhet të marrim para nga buxheti për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionit?

Jo kjo është e papranueshme dhe nuk gëlltit në asnjë formë. 

Thirrja ime është që ata njerëz të largohen nga rruga për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe mos të turpërojnë dhe të bëhen gazi i botës dhe ‘mish për tokë’ të atyre që s’u ka ngelur asgjë në shpirt dhe u ka ngelur një flamur i grisur dhe bëjnë opozitës.

Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, është ajo shprehja iku ujku dhe çakalli bën kërdinë.

Individë, që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm të pandershëm të rrugës. 

Kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve që i është marrë territori, që meritojnë unazën e re, e pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin e janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi,” tha Rama.(TemA)

7 komente në “Rama “vulos” fatin e banesave tek Astir: Ku cënohet prona e përbashkët s’ka legalizim, kanë futur kokën mbi shtratin e rrugës”

  1. rexha 10 says:

    EDHE PALLATI NE VLORE I MIKUT TENDE ISHTE ,TE PAKTEN NE BAZE TE DEKLARATES TENDE :NDERTIM I PALIGJESHEM,POR MIKU YTE U DEMSHPERBLYE .SI I THONE KESAJ????????????????? LIGJI FLETE PER TE GJITHE NJESOJ,DHE JO NE BAZE TE DESHIRES TENDE KRYEMINISTER.
    JETON NE NJE BOTE TE VOGEL KU NJERZIT TE DUKEN TE GJITHE TE MIRE,PO TE JETOSH NE NJE SHTETE TE MADHE ,SIGURISHTE QE DO TE SHOHESH GABIMET E TUA SI KRYEMINISTER. CFARE KE NDERMENTE QE TE NXJERESH NJERZIT NE RRUGE GJATE PERIUDHES SE DIMRIT???????????????? TE PAKTEN PRITE SA TE VIJE VERA. DERI ATHERE NUKE NDODHE GJE ,SE FILLOJNE ZGJEDHJET VENDORE,DHE KESHTU MENDONI PER VOTEN ,DHE JO ME PER NDERTIMET PA LEJE.

  2. Kosovari says:

    Doli ky sharlatani qe mbron “pronen e perbashket” ??
    Po ata qe zaptojne pronen private , sic mund te jene edhe keta te Astriit?
    Si i behet ne keet rast ??
    Ky eshte sharlatani qe mendon se “Shteti jam UNE”!
    Kjo puna e astirit do te shkoje si puna e KUKSIT .

  3. Albi says:

    Po mire mer mjeshter qe do barazine e ligjit, ke marr mundimin te lexosh punen e pallatit? E ke parasysh qe pallati ishte legalizuar (nga mjeshtrat e gjykates)? E ke parasysh qe si i tille duhej kompensuar? Po qe per ata qe jane te legalizuar te astiri do kete kompensim, njesoj sipas ligjit, e ke parasysh?
    Per ata qe nuk jane legalizuar, puna eshte ndryshe, dhe nuk ka lidhje me pallatin, prandaj ik lexo noi rresht, e mos bej si dijetar i shquar i gjizes.

  4. Anita says:

    Njerez illegal JASHTE NGA Tirana, ,,..Tirana e tiranasve jasht katunaret……

  5. Luli says:

    Hajdutet e tokes, mjaft! Ka nis te zbatohet ligji . Mbaroi rrumpalla.

  6. Xxxx says:

    EDHE LANEN E MUSHEN MUT E SHURR,,,,,NDOSHTA KISHIN BERE DHE KERKESE PER LEGALIZIM,,,,SIMBAS JUSH, NUM DUHESHIN PRISHUR SE KAN BER KERKESE PER LEGALIZIM,,,ATEHER ISHTE PARRULLA,,PERPARA NDERTOHET PA LEJE,,PASTAJ KERKOJNE LEGALIZIMIN,,,CILIN PYETEN KUR E NDERTUAN,,,ASNJE,,,TOKA KUJT JA ISHTE,,BOOOOOOOO,,,,

  7. Mali says:

    Z.Kryeminister ke folur drejt per zaptuesit e prones se perbashket.Po ju pyes Juve dhe gjithe zaptuesit e” ligjshem”,po ata qe kane zbatuar ligjin dhe me “LIGJIN TUAJ”pas 1990 kane humbur pronen e pa kethyer si duhet te veprojne?.E drejta e prones eshte nje,AJO QE SHKRUHET NE KUSHTETUTE (se eshte e pa tjetersueshme ,ne fshat apo qytet,truall,fushe apo mal).Ne bindjen tuaj dhe te cdo populisti prona behet e pa prekeshme kur cenon interesat e grabitesve,pushtuesve apo pushtetareve.Deri me sot ,pas 28-te vitesh te ndrysimit te sistemit,asnjehere nuk i keni dhenete drejte qytetareve te ketij vendi qe kerkojne pronen e tyre,te drejte.CDO LEGALIZIM ESHTE NJE KRIM QE DO TE KETE PASOJA ME VONE.Ne kete vend kush ka zbatuar ligjin ka humbur,se ju politikanet e ketij vendi jeni thjesht ca populista grabitqare.ZBATONI LIGJIN, KTHENI PRONEN TEK I ZOTI,dhe do te shikoni se asnje nuk do te largohet dhe ky VEND do te perparoj si gjithe kombet e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema