“Kap, arresto dhe dëbo”, Salvini vazhdon operacionin e madh në Itali kundër shpërndarësve të drogës

21 Nëntor 2018, 10:05Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini vazhdon operacionin masiv kundër shpërndarjes së drogës.

Nga sot lufta anti-drogë në Itali do të përforcohet ndjeshëm me urdhërat e reja ku po ushtrohen kontrolle të shumta.

Verifikimet do të çojnë në arrestimin dhe dëbimin e tyre nëse janë emigrantë.

Kjo direktivë përcakton masa të forta për parandalimin e luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Mësohet se objekivi kryesor është fuqizimi i aktivitetit të kontrollit në territor me fokus të veçantë ndaj të ashtuquajturave “sheshe të shitjes”.

Ndërkohë, inistria italiane synon të përmirësohet koordinimi i punës me Policinë me ndihmën e forcave të policisë lokale për përshpejtimin e procesit të dëbimit nga territori të trafikantëve me shtetësi të huaj e pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema