REPLIKAT/ "Mos na shikoni me syrin e njerkës", Braçe debat me deputetin e PS: Mos më lut fare

21 Nëntor 2018, 11:44Politika TEMA

Pavaresisht mungeses se opozites, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është mbyllur mes debateve brenda mazhorancës.

Deputeti i PS, Ismet Beqiraj i ka kërkuar disa shpjegime ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri për disa probleme në zonën e Mallakastrës.

Por, kryetari i Komisionit, Erion Braçe i ka kërkuar që në këtë mbledhje mos diskutojnë për zona elektorale, por për projekte madhore.

Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019….

Braçe: Zoti Beqiraj..

Beqiraj: Të lutem, te lutem

Braçe: Po jo mo mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj unë

Beqiraj: Ka hequr dy objekte Erion

Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare.

Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare.

Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale.

Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur.

Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjë gjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje

Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të thëm

Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu.(Ora News)

1 komente në “REPLIKAT/ “Mos na shikoni me syrin e njerkës”, Braçe debat me deputetin e PS: Mos më lut fare”

  1. shvejku says:

    Sjellje prej rrugaci e Braces!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema