Rama prezanton buxhetin për arsimin: Dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla, specifikohen mësuesit që do shtohen

21 Nëntor 2018, 18:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2019 për arsimin, shefi i qeverisë nënvizon se në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ai shton se do dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.

“Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. 

A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. 

Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë  100% të gjithë punonjësit arsimit. 

Rritja e pagës do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%

Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës.  Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. 

Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta”, tha Rama.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje