"Shtëpia mbrohet me jetë", Rama për protestën dhe buxhetin: Asnjë shenjë jete e opozitës, bën takime nëpër hotele për të larë gojën. Nuk dëmshpërblejmë pushtues dhe zaptues

22 Nëntor 2018, 10:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar Projekt Bushetin 2019 ku ka kritikuar opozitën duke nënvizuar se duhet të ishte e pranishme për diskutim dhe jo të bënte konferenca nëpër hotele.

Ai e nisi me projektbuxhetin që diskutohet sot në parlament duke folur për bojkotin e opozitës. “Opozita mungon jo vetëm fizikisht por mungon dhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin sa për të larë gojën të paktën, asnjë amendament i dërguar në kuvend sa për të larë duart të paktën. Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit mbrapsht të zonjës Tabaku një herë në muaj e cila e di dhe vetë se nuk di çfarë flet kur lexon tekstet kadrioteske të partisë, kontributi ka qenë meritë e Kadri Vasilit. S’kemi ç’bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë as dhe kur diskutohet buxheti në Kuvend. Ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme të vendin, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik”, deklaroi kryeministri.

Totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion të nënës e familjes. Një politikë e re sociale, shumë vite pas bonusit të bebes, vetëm 5 mijë lekë të reja që u vendos nga bashkia e Tiranës që kur s’mbahet mend dhe mbeti si detyrim por rëndom i paplotësuar. Në 2014 shlyem 5 mln dollarë borxhe të pashlyera nga qeverisja e mëparshme. Kjo është një politikë e re që merr jetë falë mundësive të reja që janë krijuar nga reformat e dhimbshme dhe rritjes së kontributeve.

A ke njeri normal dhe me një minimum morali qytetar që të thotë se këto dhjetëra miliona dollarë s’duhet t’i marrim 30 mijë familje për bebet por duhet ti marrin zaptuesit e tokave”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje