Deputetja demokrate Grida Duma, gjatë bashkëbisedimit të opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit të ardhshëm u shpreh se 38 % e familjeve jetojnë në varfëri absolute me këtë buxhet.
“Pensionet, kontributi i punës së një jete do shpërblehet në akomodim, apo denigrim, ndihma ekonomike në shifra të minimum jetik, apo në shkatërrim të dinjitetit të njeriut në këtë buxhet?
Po kështu edhe për borxhin historik ndaj disa kategorive si ish-të përndjekurit“ tha Duma ndërsa shtroi pyetjen se Çfarë ndodh me buxhetin e 2019 për pensionet?
“Kur vijmë në përditshmërinë tonë, kuptohet se kur pensioni është 70 mijë dhe shpenzimet mbërrijnë në 210 mijë vetëm për artikujt e shportës, mbijetesa garantohet vetëm me borxh.
Prandaj edhe 1 në 5 familje ha një herë në ditë. Prandaj Banka Botërore jep alarmin për 38 % të familjeve që jetojnë në varfëri absolute. Në shifrat e 2018 kemi 50 mijë familje me ndihmë ekonomike nga 103 mijë që trajtoheshin në 2013.” – deklaroi Duma
Të rinjt me fëmijë të vegjël që s’kanë diploma fakulteti,vuajn nga sistemi kapitalist. Në kohën e kooperativave kishe mundesi të haje 5 herë në ditë.
Te jete rastesi valle qe e gjith politika eshte mbush me Marije. E fillojne karrieren duke ardhe ne Tirane me nje cant breke e duke fjet te shoqet, ne shtepi apo konvikte.
Ka pas nje rast ndryshe te ketij modeli ne 92-97, ku breket ja lante i shoqi por me lavatrice