Nga Ylli Pata
Gjermania i ka kërkuar mazhorancës qeverisëse në vend që të nisë menjëherë të zbatojë fazën finale të reformës në drejtësi, e cila si prolog të saj do të ketë “kapjen e peshqve” të mëdhenj të korrupsionit.
Taulant Balla, numri dy i socialistëve dhe njëkohësisht kreu i komisionit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani, ka zhvilluar një “ofensivë diplomatike” në Berlin, ku në tre ditë ka takuar dy ministra shteti, të Brendshmin dhe të Drejtësisë, 15 deputetë, nënkryetarin e Bundestagut, ku të gjithë janë pjesë e 5 partive parlamentare.
Fakt ky është shumë i rëndësishëm, kur bëhet fjalë për një vend aq me peshë botërore si Gjermania.
Sa për analogji politike: kur Lulzim Basha viziton Gjermaninë, maksimumi takon këshilltarin politik të grupit të CDU-CSU, siç dhe ndodhi në vizitën e fundit kur bashkë me Pollon lobuan që Shqipëria të mos marrë hapjen e negociatave me BE-në.
Balla, ndërkaq, ka takuar edhe partneren kryesore të Merkelit në qeveri, kryetaren e SPD-së, Andrea Nahles.
Vizita e Taulant Ballës ka rastisur pikërisht edhe më kohën kur ishte përfunduar përplasja mes presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshajt.
Ndërkaq, ai me vete ka kasur edhe zv.ministren e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm, pikërisht për të raportuar dy shtyllat kyçe të asaj që Berlini i ka kërkuar Tiranës: reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Pasi është raportuar me detaje gjithçka për vonesën e ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, Balla ka premtuar se para Krishtlindjeve do të nisë procesi final i konstituimit të KLGJ-së dhe KLP-së.
Një tur diplomatik ky i Ballës, që duket se ka qenë i frytshëm, pasi bëhet fjalë për vendin që është vendimtar për të shtyrë përpara procesin e anëtarësimit në BE, por edhe të vendimeve politike dhe financiare me vlerë për Shqipërinë.
Mënyra e beftë e ndërmarrjes së këtij turi diplomatik nga numri dy i PS-së në Berlin, duket se tregon një vullnet përfundimtar politik të qeverisë së Merkel; Gjermania do të shtyjë përfundimisht planin e saj për reformën në drejtësi në vend, edhe nëse do të ketë kundërshti apo një bllokadë nga ana e PD-LSI për të ngritur institucionet e reja ku spikasin SPAK dhe BKH.
Duket që masat janë marrë të gjitha dhe Gjermania është lokomotiva politike e shtytjes së një procesi.
Sinjali i së enjtes ishte i “frikshëm”: për Sandër Lleshin-Ministër të Brendshëm votuan 77 deputetë.
Për t’u bërë 84, duhen vetëm 7 deputetë…
Burime pranë PS konfirmojnë gjithashtu se të hënë dhe të martë kryetari i Grupit Balla do të jetë në Bruksel në një tryezë të nivelit të lartë, por kësaj radhe do të ketë në krah kryetarë e grupeve parlamentare të opozitës. Të jetë kjo tryeza që do t’i jpë fund bojkotit të opozitës? (TemA)
Sa bukur ; esht shum domethense PSja identifikohet me qeleshen e ballit komtar shum domethense , per nje parti ish socialiste qe perfaqson me mish e me shpirt ballin komtar dhe kolaboracionistet , te vetmit deputet ne kte vend qe shkelen gjakun e deshmorve te atdheut dhe ngriten ne piedestal kundershtaret e vet tradhtaret dhe ish bashkeputoret e pushtusit , i rafte zjarri asaj sigle qe perveç nje perversi si kryekari saj nuk perfaqson gje tjeter , kjo nuk esht PSja e te majtes SHqiptare , por partia pateric e ballit komtar dhe legalitetit .
Eh mor ish socialist i mjerë. Më vjen, po si nuk e kupton se Balli ‘koolaboracionist’ (shqip bashkëpunëtor) me gjermanët ka qenë ai kumbari largpamës, që sot qeveria socialiste (pasardhëse e ‘fitimtarëve’ ndaj tyre), është krenare për koolaboracionizmin (kupto bashkëpunimin) me pasardhësit e atyre gjrrmanëve. E,e…si janë këto punë vëlla! Vetëm t’i mendosh të bëjnë të ndjehesh keq apo jo. Po ja që bota është ne rrota. Largpamësia nuk është cilësi e mediokërve.
Sa bukur ; esht shum domethense , PSja identifikohet me qeleshen e ballit komtar shum domethense , per nje parti ish socialiste qe perfaqson me mish e me shpirt ballin komtar dhe kolaboracionistet , te vetmit deputet ne kte vend qe shkelen gjakun e deshmorve te atdheut dhe te parve te vet dhe ngriten ne piedestal kundershtaret e vet tradhtaret dhe ish bashkeputoret e pushtusit , i rafte zjarri asaj sigle qe perveç nje perversi si kryekari saj nuk perfaqson gje tjeter , kjo nuk esht PSja e te majtes SHqiptare , por partia pateric e ballit komtar dhe legalitetit .
Vertet beson njeri qe Balla qenka ylli i diplomacise?O zot kush i shpik keto perralla.