“Der Spiegel” zbulon shkeljen e rëndë të Sergio Ramos në çështjen e anti-dopingut

25 Nëntor 2018, 21:23Sport TEMA

Raporti që fajësoi Sergio Ramos për shkeljen e rregullave të anti-dopingut pas ndeshjes së Real Madrid ndaj Malaga-s është bërë publik.

Incidenti ka ndodhur në prillin e këtij viti dhe ka të bëjë me thyerjen e rregullave të anti-dopingut nga kapiteni i Los Blancos, i cili bëri dush përpara testit, diçka e palejuar.

Në raportin e zbuluar nga gjermanënt e Der Spiegel, dhe të drejtuar nga Agjencia Spanjolle e Anti-dopingut, thuhet se lojtari nuk kishte leje për të bërë dush dhe ka injoruar paralajmërimet.

Ramos ka bllokuar kryerjen e kontrollit, dhe kjo është një shkelje e rëndë.

Ramos është kundërpërgjigjur në rrjetet sociale për akuzat ndaj tij, ku është vetëmbrojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje