Reagon Gëzim Basha, pedagogu nga SHBA që ka drejtuar PD e Gjirokastrës më 1997: E madhe është gjëma e mëkatit!

25 Nëntor 2018, 18:24Politika TEMA

Nga Gëzim Basha

Dikur kam qenë kryetar i PD-së në Gjirokastër. Mëkat?! Jo edhe aq!

U zgjodha në Shtator 1997. Garuam 4 kandidatë: Unë, pedagog i letërsisë në Universitetin Eqrem Çabej, Isak Babaramo, inxhinier gjeolog dhe Sekretar i Keshillit të Rrethit, Mentor Baboçi, inxhinier mekanik, dhe Veledin Nanaj, Mesues i njohur i Bio-kimisë.

Të tre rivalët e mi ishin ndër njerzit më të respektuar të qytetit, që të tre themelues të degës së PD-së. Isha gati të ikja, i sigurtë se do të kishte disa raunde, kur i deleguari prej qendrës, deputeti Emin Gjana njoftoi një rezultat befasues: kisha fituar në raundin e parë, me 84% te votave!

Votuesit ishin kryesisht nga Gjirokastra dhe dy krahinat afer saj, Labëria dhe Lunxhëria. Dropullitë nuk besoj të ketë patur sepse PD-ja e at’hershme i konsideronte tërë minoritarët separatistë me çifte. (Grupi i Lazaratit kishte vetëm pesë votues, dy prej të cilëve–te dy ish-spiunē te Sigurimit dhe grabitës pronash–e kishin deklaruar votën e tyre kundër.)

Ne 3 Mars 1998, të nesërmen e nisjes sime në SHBA me ftesë nga Kryetari i Komitetit të Aferave Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqsuesve, Kongresmeni i New York-ut, Benjamin Gilman, Qendra e PD-së emëroi si Sekretar në Gjirokastër, pas shpinës sime, një kandidaturë që nuk e kishte miratimin tim, ngaqë, veç të tjerash, në adoleshencën e vet kishte denoncuar publikisht të atin!

Për një vit lidershipi i PD-sē priti prej meje rikthimin në postin e kryetarit, ndërkohë që unë prisja prej tyre shkarkimin e sekretarit! Tërheqja ime u bë e pashmangshme. Distancimi im nga lidershipi i PD-së–jo nga idealet e saj–ishte procesi i distancimit te nje zeri normal nga kakofonia, i nje njeriu paqsor nga një repart zborist ku çdo miting konsiderohej betejë, nderkohë që korridoreve të selisë bëhej luftë brylash nga mëngjezi në darkë, nga akshami ne sabah.

Prej asaj kohe punët degraduan aq shumë sa ai “sekretari’ im, ne kontrast me pasardhësit e tij, mund të konsiderohet sot, pa pike pengu, një model “i ndriçëm” moral e pse jo edhe intelektual! Ai të paktën e lëçit shkoqur emrin e vet pa i shtuar nje “ë” nazale në fund! Në retrospektivë mund të thuhet, jo pa një shije idhësie, se deintelektualizimi i PD-së ka qenē dhe mbetet projekt i mirëmenduar nga një lidership me kompleksin e impotencës intelektuale. Intelektualët realë i ikin PD-se si djalli thimjanit!Tani kemi mbrirë nē atë pikë që të ndërmend proverbin e famshëm Kinez, “Kur tigri mundgon, majmuni bëhet mbret!”

Zgjedhjet e fundit në degën e PD-së së Gjirokastrës janë shokuese, vështirë të kapërdihet një tragjikomedi kaq groteske për ata që përpara 28 vitesh, e imagjinonin Shqipërinë e sotme një vend me jetë politike, mendore e kulturore vibrante. Që në qytetin e Bajo Topullit, Musine Kokolarit e Ismail Kadarese, te ndodhnin këto paudhësi, duhej një mēkat i madh kolektiv. Te gjithë kemi pjesën tonë te vogël në këtë gjëmë të madhe!

Tani, në dekadën e dytë te shekullit 21, në Shqipëri nuk ka më konflikt politik por kulturor: Progresistët kundër injorantëve!

17 komente në “Reagon Gëzim Basha, pedagogu nga SHBA që ka drejtuar PD e Gjirokastrës më 1997: E madhe është gjëma e mëkatit!”

  1. ILIR says:

    Kush largohet nga ky vend ,ben mire mos te kthej me koken mbrapa .Shqiperia eshte nje vend i mrrekullueshem ,per tu patur zili , por qe berisha me shoke, e beri ashtu si Serbet donin ta shikonin .

  2. Santa Quaranta says:

    The same shit keni qene dhe jeni te tere!!

  3. anastasi says:

    I nderuar professionit i gjitheanshem,ish kryetari i pd-se ne SHBA.Ne shkrimin tend orgjinal dhe profesional nuk kuptova asgje se cfare ti shkruanje si komunist i devoteshem i pd-se.Nuk e kuptova biografine tende se per cfare flisje dhe pse duhet te flisje si mysliman apo ortodokes si krishter apo si grekofo Me fale por shkrimi i juaj 20 vjecar dhe i vjeteruar, dal jashte perdorimit,shkrim pa kuptim.

    1. XheJ eN Bi says:

      anastasi….
      Po ç’faj të ka Profesori që nuk kuptove asgjë nga shkrimi i Tij. Ai shkruan për të shkolluarit dhe jo për analfabetët në kohët moderne.
      Gëzimi është një djal nga Lazarati si shumë djem të tjerë Intelektual që e nderojnë Lazaratin pavarsisht bindjeve politike që me mua nuk përputhemi.
      Gëzimi shqetësohet për zhvillimet në Shqipëri dhe prandaj hodhi këto rrjeshta se ku është katandisur PD-ja sot.

    2. Art says:

      Anastasi emer grek

  4. Loran shehu says:

    Ik o qiu o llapazan matan oqeanit

    1. XhevdetBasha says:

      Loran ke te drejte o birr bushtre. Na ndan oqeani qe flet keshtu ti

  5. er says:

    Shume gabime gramatikore per nje mesues letersie.

    Pse e ke quajtur qyteti i Bajo Topullit dhe nuk ke permendur Cercizin?
    Figura me e madhe historike qe ka nxjerre Gjirokastra eshte Enver Hoxha.
    Cudi si e ke harruar ta permendesh!

    PD-ja ka qene gjithmone e mbushur me oportuniste, batakcinj dhe kodosha.

  6. NASTRADIN EFENDIU says:

    NUK DI NESE E KUPTON VETE AUTORI SHKRIMIN QE KA BERE SE UNE PER VETE NUK MORA VESH ASGJE. DHE KJO SE MEGJTHSE JETON NE SHBA KY GEZIMI E PASKA FRIKEN NE PALCE PER TE THENE ATE QE NDJEN PER INJORANCEN LAZARATASE QE DO TE DUNDOJ PD NE VIJIMESI KOHORE.

    1. Art says:

      Frike?po te ishte frikacak si ti anonin nuk do shkruante…

  7. Bilani says:

    Ky zotnia ka shruar shume bukur,por disave qe u djeg bytha,thon dhe flasin keq sikur ky nuk dika te shkruaj.Hade pdista muti hajde.Te gjithe do shkoni ne verin e semes.

  8. Nik says:

    Shkrim shume interesant dhe realist! Vetem nje korigjim: shkruhet “pedagog” (jo petagog).
    Tung

  9. joel shkodra says:

    Nje gje del e qarte: ai qe ka ideale te qarta politike, nuk “arratiset” larg Shqiperise, por kthehet dhe lufton brenda partise se tij per ato “ideale” qe e udheheqin. Ndryshe, me mire te mos na beje “teori” nga larg se jemi deri ne gryke me teori “moderne” e me “fjale boshe” e “pa bereqet”.

  10. Lumi says:

    Shkrim kuptimplot. Sidomos fjalia e fundit: “Tani ne shqiperi nuk ka me konflikt politik po kulturor” . Ne kete shekull kultura eshte shume e rendesishme. Kultura dhe Injoranca nuk jetojne dot bashke.. Ne kohen e sotme fukarallekun ta falin, po mungesen e kultures, Jo, prandaj differencat kulturoren Jane bere deri burim luftrash. Sot te gjithe kane nga nje celular dhe shkruajne e bejne komente. Po cfare shkruajne, shumica inate dhe banalitete,, Injoranca gjykon te ndricuarit.

  11. nino says:

    PER GREKUN E SANTA QUARANTA. O GREK I POSHTER , O GREK PA ATDHE , PA IDENTITET, MBETJE ARIXHINJSH E PERSESH NE BALLKAN. PISOGLENDI ISE KUFALA

  12. drino says:

    KAPOBANDA E LAZOVE TE DROGES ZGJIDHET NGA KAPOBANDA BASHA SI KRYETAR I PD NE KETE RRETH TE NDERUAR. SA TE JETE BASHA E TILLE DO MBETET PDja.

  13. LazëratiPress says:

    Nastradin Ku e shikon friken te ky shkrim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje