Selaniku, një metropol kozmopolit në duar të hebrenjve, Manastiri – «çelësi i Shqipërisë»

25 Nëntor 2018, 13:27Politika TEMA

Ballkani ndryshe: para më shumë se një shekulli shumë qytete mes Sarajevës dhe Stambollit ishin qendra të rëndësishme ekonomike dhe kulturore me lidhje të ngushta me botën perëndimore.

Dy shembuj në afërsi të Kosovës dhe Shqipërisë së sotme shquheshin veçanërisht: Selaniku me 14 konsullata dhe Manastiri me 2’482 dyqane dhe me një popullsi, e cila, siç shprehte keqardhje Sami Frashëri, nuk e zotëronte turqishten.

Nga Enver Robelli

Asnjë politikan i Turqisë moderne nuk madhërohet aq shumë sa Mustafa Kemal Ataturku. Në kuadër të kultit të tij hyjnë edhe dy shtëpi të lindjes: shtëpia origjinale gjendet në Selanik, aty ku u lind Mustafa Kemali, dhe një kopje e shtëpisë e ndërtuar në periferi të Ankarasë.

Për dallim nga Ankaraja që ishte një çerdhe provinciale, Selaniku në fund të shekullit 19-të, kur lindi Mustafa Kemali, ishte tashmë një qendër e rëndësishme rajonale – falë lidhjeve me botën përmes detit dhe hekurudhës. Pronarët e tokave në rrethinën e Selanikut ishin kryesisht myslimanë. Nga ky qytet eksportohej duhan, pambuk, lesh dhe pemë. Selaniku ishte i lidhur me vija detare me Pireun, Napolin, Triestën, Marsejën, Odesën, Port Saidin dhe Izmirin.

Sipas historianit gjerman Klaus Kreiser, kur pronarët e anijeve nga Londra llogaritën se lidhja nga Selaniku në Kanalin e Suezit është më e shkurtër se nga Brindizi në Port Said, u mor vendim që posta për në Indi të transportohej përmes Selanikut. Për të lehtësuar bartjen e udhëtarëve drejt Europës së Mesme dhe Perëndimore, por edhe në drejtim të Stambollit në fund të shekullit 19-të u ndërtuan disa vija hekurudhore: më 1888 u lëshua në përdorim hekurudha për në Beograd, më 1894 për në Manastir dhe më 1896 për në Stamboll.

Një statistikë osmane e vitit 1890 tregon se Selaniku kishte gjithsej 98’938 banorë. Prej tyre gati gjysma (46’789) ishin hebrenj, 10’613 grekë ortodoksë, 24’129 myslimanë turq, 15’500 të huaj (pjesëtarë të grupeve të ndryshme etnike) dhe 1’898 shtetas të tjerë osmanë, me gjasë kryesisht armenë. Në rubrikën «myslimanë turq» hynin edhe shqiptarët dhe sllavët myslimanë. Qyteti ishte i rëndësishëm edhe për bullgarët: në Selanik funksiononte gjimnazi bullgar, të cilin e kishte ndjekur Goce Delçevi, më vonë themelues dhe funksionar prijetar i «Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase».

Ardhja e hebrenjve në Selanik nisi në Mesjetë. Pas vitit 1492 Sulltan Pajaziti i II-të i kishte pranuar mijëra hebrenj nga Spanja, të cilëve atje u kanosej rreziku nga sundimtarët fanatikë kristianë. Në Selanik hebrenjtë u shquan si tregtarë të shkathtë dhe akumuluan kapital të madh, i cili ishte i dobishëm edhe për qytetin.

Nën guvernatorin Mehmed Sadri, i cili më parë e kishte modernizuar Izmirin, qyteti u reformua gati plotësisht dhe pas mandatit të tij banorët e Selanikut më 1890 përjetuan ndriçimn publik me gaz, ujësjellësi u fut në përdorim më 1891, tramvajët e parë nisën të ecin më 1893.

Në qytet kishte 14 konsullata të shteteve të mëdha e të vogla, zyra telegrafi, përfaqësi tregtare, hekurudhore dhe postare, firma anijesh etj. Në Selanik botoheshin disa gazeta, njëra prej tyre në frëngjisht: «ournal de Selanique, Politique, commerciale et literaire».

Në kozmosin multietnik dhe liberal të Selanikut u themeluan edhe disa lozha masonësh, të cilat qenë pararendëse të grupeve politike si «Hürriyet ve Itilaf». Anëtarë të lozhave ishin tregtarët e mëdhenj, bankierët, spekulantët e bursës dhe drejtorët e shkollave franceze dhe gjermane, shkruan Kreiser në biografinë e Ataturkut.

Pas mësimeve elementare në Selanik lideri i ardhshëm i Turqisë moderne u kthye 220 kilometra prapa në brendi të Ballkanit për të vijuar mësimet në shkollën e kadetëve në Manastir. Ky qytet që gjendet në Maqedoninë e sotme nuk mund të krahasohej atëbotë me Selanikun kozmopolit, por prapë luante një rol të rëndësishëm në rajon. Ciceroni turistik gjerman «Baedekers Reiseführer» shkruante se Manastiri ishte një «kryeqytet i pasur Vilajeti (…) rrëzë vargmaleve të larta (…) dhe i shtrirë bukur në të dy anët e përroit të Dragorit».

Në leksikonin historiko-topografik të Sami Frashërit, në Perandorinë Osmane i njohur si Shemsedin Sami, nënvizohej se në fund të shekulli 19-të Manastiri kishte 31’347 banorë, 24 xhami, 5 kisha, 9 sinagoga, 9 medrese, një shkollë misionarësh protestantë, 2 kazerma të mëdha, 1 spital ushtarak, 2’482 dyqane. Sami Frashëri e quante Manastirin «çelës të Shqipërisë» për të nënvizuar rëndësinë rajonale të qytetit. Sipas tij në Manastir si «gjuhë e përgjithshme» flitej turqishtja, por banorët flisnin edhe shqip, bullgarisht, vllahisht, greqisht dhe «spaniolisht» (një gjuhë mikse e hebrenjve të ardhur dikur nga Spanja).

Në shënimet e tij Sami Frashëri shprehte keqardhje që shumica e myslimanëve të krahinës së Manastirit nuk e zotërojnë turqishten – një shenjë e qartë se shumica e banorëve ishin shqiptarë që përkundër pushtimit shumëshekullor osman nuk kishin mësuar turqisht.

Derisa në vitet 1830-të udhëpërshkruesi i njohur francez Ami Boué e kishte cilësuar Manastirin si «njërin prej qyteteve më të ndotura të Turqisë», më vonë situata ndryshoi: Manastiri u bë i rëndësishëm për shkak të afërsisë me vatrat e krizës në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkan, që gjithnjë e më shumë kundërshtonin administratën e Portës së Lartë. Sulltani ndërtoi një sahatkullë gjigante dhe e bëri Manastirin qendër për pushtimin e zonave të rebeluara të Shqipërisë. Për të frikësuar shqiptarët gjithkund të Ballkan guvernatori i Manastirit Mehmed Reshid Pasha i ftoi më 26 gusht 1830 në një banket në rezidencën e tij krerët e fiseve shqiptare. Në fund asnjëri prej tyre nuk shpëtoi i gjallë: në një akt të pashembullt të mashtrimit dhe keqpërdorimit të mirëbesimit ushtarët e Mehmed Reshid Pashës masakruan të gjithë pjesëmarrësit e banketit. Kjo ngjarje do të inspironte gati një shekull e gjysmë më vonë shkrimtarin Ismail Kadare për të shkruar novelën «Komisioni i festës».

Kur Sami Frashëri ankohej se banorët e trevës së Manastirit nuk e zotëronin turqishten, ai me gjasë nuk e kishte parandier se po në këtë qytet, më 1908, do të takoheshin intelektualë dhe krerë fetarë shqiptarë për të marrë njërin prej vendimeve më të rëndësishme në historinë shqiptare: Kongresi i Alfabetit vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine dhe jo me shkronja arabe, siç shkruhej osmanishtja.

Më vonë shembullin e shqiptarëve do ta ndiqte edhe Mustafa Kemal Ataturku, i cili sapo mori drejtimin e Turqisë ndaloi alfabetin arab dhe urdhëroi popullin që tani e tutje të shkruajë me shkronja latine. Në Manastir ishte botuar edhe gazeta e parë turke me shkronja latine (Esas, «themeli», «parimi»).

Kur Mustafa Kemali në fund të shekulli të 19-të vijonte mësimet në Manastir për t’u bërë oficer i ushtrisë osmane, ai me siguri nuk ka mundur ta marrë me mend se në verën e vitit 1908 do të dërgohej në Maqedoni si i ngarkuar për të kontrolluar vijën hekurudhore mes Selanikut dhe Shkupit, e cila ishte e rrezikuar nga sulmet e kryengritësve maqedonas. Shpërthimi i luftës së parë ballkanike e gjeti Mustafa Kemalin në Libi.

Përkundër thirrjes që të vijë për të shërbyer në «zonën operative të Maqedonisë», kjo s’ndodhi, sepse ai u vonua të kthehej nga Bengazi i Libisë në Ballkan. Lufta e parë dhe e dytë ballkanike qenë të shkurtra dhe pafund të përgjakshme: për herë të parë u përdorën armët më moderne, të cilat lanë pas 380 mijë njerëz të vrarë dhe të plagosur.

Në shekullin e 20-të ideologjitë brutale shkatërruan qytetet si Manastirin dhe Selanikun. Në Luftën e Dytë Botërore nazistët shfarosën pothuaj plotësisht popullsinë hebraike të Selanikut, pasi vite më parë Turqia dhe Greqia me Marrëveshjen e Lausannes ishin marrë vesh për shkëmbimin e popullsisë: mijëra grekë braktisën Turqinë, mijëra myslimanë lanë vatrat e tyre në Greqinë e sotme për t’u shpërngulur në Turqinë e re të Ataturkut.

Kjo shprishje etnike e shndërroi Selanikun në «qytet grek», i cili s’kishte qenë i tillë kurrë gjatë historisë. Në Manastir qeveria e Republikës së Maqedonisë nën obrellën mbrojtëse të komunizmit jugosllav shtypi elementin shqiptar, duke e reduktuar në minimum numrin e banorëve shqiptarë në këtë qytet që në historinë shqiptare është po aq i rëndësishëm sa Prizreni, Vlora apo Shkupi. Sa është harruar Manastiri tregon edhe një fakt i dhimbshëm: në jo pak media në Shqipëri ky qytet quhet Bitola – tamam ashtu siç e quajnë sllavët.

Dikur Manastiri quhej «çelësi i Shqipërisë», ndërsa sot s’është më shumë se një portë e ndryshkur nëpër të cilën kanë marrë rrugën e mërgimit mijëra shqiptarë të shtyrë nga represioni politik dhe gjendja e keqe ekonomike.

20 komente në “Selaniku, një metropol kozmopolit në duar të hebrenjve, Manastiri – «çelësi i Shqipërisë»”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    po c’thua more turk i ndyre qe: Thesaloniki[jo selaniku,pasi keshtu e citojne sumqiret sunit] nuk ka qen kurre grek!!
    ptuuuuuuuu,plehre,kur erdhen parardhesit e tu turq[edhe ne dokument citoheni si te tille] dhe ebrehet Thessaloniki ishte grek mijevjecar.
    Per ata qe nuk e dine,Thessaloniki eshte quajtur keshtu si [niki-fitore e thessaleve].
    sa per figuren e turkoshakut sami frasheri,duket qart pikellimi i tij qe myslot nuk flisnin turqisht………..

    1. tt says:

      Selaniku ka qene Qytet maqedonas more bithe q…..dhe mjaft na bete te qeshim.me ate gjuhe artificiale “geke” ku fjala(niki) eshte shume me vone se fjala Thesali i eshte bashkkangjitur shume me vone kesaj fjale si shume e shume Qytete te tjera qe ne kohet e Lashta kishin te tjera emra ato “grek” qe mbajn sot per shkak te kristianizimit te tille jane edhe (niki e thesalia)

      1. Hoxh Armandi says:

        Imagjino….heroi i rilindjes se popullit turkoshqiptar…sami turkoshqiptar frasheri…ishte i merzitur pse nuk flisnin turkoshqiptaret me shume turqisht.

        1. Leksione Historie falas says:

          Ju greket dhe turqit jeni e njejta race dhe zakonisht thoni te njejtat gjera. Kurse sa per informacion, rumet ( ose ortokoset qe sot vetquhen grek) sherbenin si perkthyes ne perandori osmane. Ishin nder nenpunesit me te zellshem, bashke mePatrikanen Ortodokse ‘Greke’.

    2. @@@@ says:

      “Grek” nuk ishte Athina mor peshkaqen qe ishte kethiza e helenizmit ne Antikitet e jo me Selaniku ku ne ate kohe flitej shqip turqisht sllavist dhe hebrejish ate gjuhe greke e mesuat permendesh kur romantiket e Europes e nxorren nga sirtaret e Kishes Lindore e perpunuan dhe ju a dhane ju analfabeteve arvamitas-anadollak ta mesoni me 1830

    3. vaso says:

      Jo or Pamuk.Thesaloniki,shpjegohet keshtu;Thes-alo-niki,d.m.th Do tjeter Niki?
      Niki ishte nje femer e pangopur.

      1. elvis says:

        niki saloniki ishte goca e filipit te maqedonise motra aleksandrit dhe ate vend ai ja dhuoj vajzes ndaj quhet thesaloniki dmth e salonikit

    4. Alban says:

      Ik more idiot se na hape barkun me injorancen dhe perversitetin tend. As nuk ekzistonte fjala Greqi, e as Grek, kur erdhi perandoria Osmane ne Ballkan, por ishte Perandori Romake Lindore, qe studiuesit perendimore e quan Bizantine. Ne dokumentet osman, popullatat multietnike ortodokse, quhej Rum ose Romak, kurse Shqiptaret jane njohur me percaktimin Arvanit, nga Arberor qe ne ate kohe. Termi ‘grek eshte sjell nga gjermanet qe donin te sundonin Greqine, sic po ju sundojne dhe sot e po ju mbajne me buke! Debil 40 karatesh! Edhe sot e kesaj dite Turqit ‘grekve’ i thone Rum, ashtu sic i kane thene keto 600 vjet.

    5. Janulla says:

      Efhe greket flisjin turqisht prej qejfit ne ate kohe….see ishin palluar greckat me kohe. Kta greket moderne kujtojn se bijte e zeusit 12.000 vite me pare po jan pak zeshkan si rrace dhe msusn gjuhen pas 1900.

  2. loni says:

    njerezit levizin o pallosh,edhe amerika dikur ka qene me fise te ndryshme,sic thuet indjanet amerikan,por sote eshte qendra ose demokracia boterore,edhe australi dikur ka qene e pabanueshme nga njerezimi,por sote eshte nje nga shtetet e para ne bote per nga ekonomia dhe mirqenia,dhe ku eshte cudia jote si studjues qe shqiptaret po largohen nga gjendja e keqe ekonomike,edhe qytetet do ndryshojne,edhe popujt do ndryshojne,edhe emrat do ndryshojne,edhe fete do ndryshojne,pershembull,spanja ka qene dikur myslimane,sot jane krishter,ku eshte cudia ketu,franca dikur quheshin galian,sot france cfare ka ketu,thojne qe shqiptaret kan qen krishter,me pushtimin turk u ben mysliman,e cfare ka ketu,edhe kacosleri ishte krishter dhe u kthye ne mysliman muhamed ali,e cfare te keqe kishte,po te njejtin zote ndjek edhe myslimani edhe krishteri,prandaj edhe selaniku qe sote eshte pothuajse 90%grek ska asgje te keqe,po ka nje bravo,se nga kan ardhur e di i math e i vogel,por me e rendesishma eshte e sotmja qe deklarohen grek,prandaj ti enver mos u shqeteso per largimin e shqipetareve dhe per qytetet sesi kan ndryshuar,ti une dhe te gjithe duhet te bejme gjithcka qe te gjithe si popull te jetojme ne paqe dhe armoni,ne duhet te shqetesohemi dhe te luftojme ate pakice qe mundohen te prishin kete paqe qe zoti tek librat fetar myslim apo krishter na thote gjithmone te jetojme ne PEACE.

  3. NNP says:

    Selanik e tatepjete sic ka qene prap do te jete.

  4. Klimax says:

    Selanik eshte “pagezimi” i emrit ne turqisht. Thesaloniki eshte emri qe u pagezua qyteti nga mbreti Kasandros i Maqedonise ne vitin 315 para krishtit per nder te gruas se tij, Thesaloniki. Ajo ishte vajza e Filipit II dhe motra (nga babai) e Alexandrit te Madh e cila kishte lindur ne periudhen kur Filipi II fitoi ndaj Thesalise dhe per kujtim te fitores pagezoi cupen e tij me kete emer, Thesaloniki (Fitoria e Thesalise) ne greqisht.
    Mos harrojme se Thesaloniki ne Perandorine e Bizantit ishte qyteti me i madh dhe me i rendesishmi (mbas Konstandinopolit).
    Ne mesin e viteve 1400 u pushtua nga osmanet, aty ku shqiptareve u pelqen apo kujtojne se fillon historia dhe na flasin per statistikat demografike ………….!!!!!!!!!

    1. Leksione Historie falas says:

      cdo shtet perendimor, historine e fillon para 200-300 vjetesh kur u krijuan komb-shtetet, se me pare ishin perandori dhe ishin multietnike. s’kishte ndarje etnike. Njerzit kane levizur e jane perziere, kurse idiotet si ty. e fillojne para 2000 vjetesh, bejne pushim pastaj nja 2000 vjet, e pastaj kujtohen prape. Ne 145 PES Selaniku ishte province romake e Mark Antonit, ne shek e 3 u be province e Ilirise kurse me vone kur erdhen gotiket, e masakruan komplet popullaten lokale, dhe ne kish ngel ndonje fije ‘grek’ u rregullua ne shek 6 e te 7 me barbarizmat e sllaveve e avareve. Kshu qe nese ti idiot, mendon se ka lidhje emri ‘grek’, te vendosur para 2000 vjetesh, me populalten multientike qe sot e kesaj dite eshte ne Selanik ke probleme te renda psiqike. ‘greket’ qe jane sot ne greqi jane multietnik, avar, sllav, shqiptar, jevgj, arumun, turq etj, te lidhur pas gjuhes dhe fese. Kaq.

  5. astrit vetiu says:

    MOE U BEJ KAQ QESHARAK ,MESO ME MIRE HISTORINE E VENDIT KU JETON TE KUPTOSH ME MIRE EDHE HISTORINE E SELANIKUT.

  6. undefined says:

    Te quash Selanikun “grek” se Filipi i paskesh dhene nje emer qe gjysma (niki) rrjedh nga nje gjuhe e sajuar nga Pristat e asaj kohe dhe qe humbi per gati 1200 vjet per arsye sepse nuk ishte gjuhe e popullit por e Parise politike apo tregtare eshte te bastardosh historine vete emri Thesal….eshte aq i vjeter sa qe “greket” ne ate kohe as qe pipetinin …..emri eshte pellazg

  7. Sokol says:

    Nuk e kuptoj clidhje ka Greqia me Selanikun.Nga historia dihet qe Selaniku i sotem ishte qyteti me portin kryesor te mbreterise se Maqedonise.Kurse ne periudhen moderne ka qene nje qytet tregtar me shumice cifute.

  8. pleraqis griqijaqis says:

    bravo astrit vetiu fjale me vend ke then, qe te flasesh nje gjuhe te huaj duhet piksepari te dish gjuhen tende keshtu dhe me historin.

  9. Bregbeti says:

    Kur ra perandoria Turke pashai i Selanikut ishte Hasan bej Tasini shqiptar ne orgjine. Bullgaret i kerkuan te dorzonte Selanikun tek ata. Ai u pergjigj grekve ua mora grekve do tu dorzoj. Lexoni pak histori reale jo albanistan

    1. undefined says:

      Kur ra Perandoria osmane ishte formuar Shteti grek dhe ishte vendosur nga Fuqite e Medha qe Selaniku ti kalonte Shtetit grek….por kur osmanet pushtuan Selanikun emri…grek…nuk pipetinte gjekundi dhe ajo pjese krahinore quhej RUMELIJ more vesh mora thuaj….carac qe na ben “kompetenti ” me perralla me lesh

  10. Pellazgos says:

    Pak histori per injorantet e popullit myslimane Shqipetare.
    Poco istoria per ignoranca del popola musllumane de Albania.
    Thesalo- nika greqisht do te thote fitore e Thesalise.
    Ishte e bija e Fil-ipos dhe motra e Megas Aleksandros.
    Fil-ipos greqisht do te thote mik (amico) I kalit,Ipo-potamos greqisht kali I lumit.
    Aleks-andros greqisht ka kuptim mbrojtes I burrave.
    Aleks-iptotos mbrojtes I renies se lire parashuta.
    Nena e Aleksandros Olimpia,Mali Olimpous I Perendive Greke qe per nder te Tyre u luajten per here te pare Lojerat Olimpike ne 776 PES kur ne Mesjete ne vitet 1600 AD barbaret ne Evrope hanin mush njeriu.
    Kjo u zbulua NBA shkencetaret disa muaj me pare.
    Dhe kur them Perendite Greke,ketu hyjne edhe per Ilyret e Epirit.
    Ilyret se Epirotet nuk diskutohen,luftuan ne krahe te Megas Aleksandros sipas historianeve te lashte Greke.
    Kur themi per Ilyre apo Epirote,nuk e kemi fjalen per Turqit si Naimi,Samiu,Abdyllahu,Ismaili qe po te ku shine shqipetare nuk do shkonin ne Turqi tek Dum Baba,por do luftonin me Bubulinen,Kolokotronin,Bocarin qe dhane jo vetem Perusine (pasurine) per Revolucionin Greke por turkoallvanosat ua vrane edhe djemte.
    Prandaj nuk hiqet Ligji I luftes me turkofilet.
    Eshte si bastuni ti bjere kokes se gjarprit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje