Kohëve të stuhishme politike në Shqipëri, iu shtua së fundi dhe një tjetër zhvillim, ai që lidhet me shpronësimet te zona e njohur si e “Astirit”, ku, si pasojë e një projekti infrastrukturor, shumë familje duhet të braktisin banesat e tyre. Dhe si për çdo gjë krijohet një gurgule politike e mediatike, ku diktatin e kanë mendjet e nxehta dhe arsyetimet që përvlëojnë.
Dhe kjo trazirë e fundit politike ngjan në disa linja me ato të kaluarat.
Protesta e enjtes para parlamentit na kujtoi 21 Janarin. Dhe jo thjesht për dhunën e ushtruar, por për faktin se sërish pati një gjysmëviktimë, kësaj here nga radhët e forcave të Rendit, ku opozita, sërish në pozitë të vështirë për shkak të të qënit nën akuzë, përdor arsyetime gati të njëjta për t’ju shmangur ca të vërteta që shihen me sy të lirë. Për të vrarët e 21 Janarit, Berisha tha se ato janë qëlluar nga brenda turmës me çadra pistoletë. Siç u provua shpejt, punë orësh, pa asnjë kundërshtim nga as vetë Berisha, ata ishin vrarë nga trupat e Gardës duke u qëlluar direkt në mish, që nga pozicioni i tytës.
Ndërsa të enjten e 22 nëntorit, plagosja e efektives Ina Nuka, së cilës iu këputën gishtat nga një kapsolle me efekt bombe, u arsyetua se ajo nuk ishte e trajnuar. Por më vonë, nga vetë rrëfimi i të plagosurës, u mësua se ajo ishte e detyruar ta kapte me dorën mjetin plasës, për shkak se i kishte ngecur në qafë.
Ndërsa LSI, përdori një tjetër kartë sofizmi për rastin. Me gjuhën e znj. Kryemadhi u tha se dhuna ishte inspiruar nga fjalimi i Ramës në parlament (!).
Në këtë lloj zhvillimesh, pushteti, i cili gjithnjë është më i ekspozuar ndaj kritikave, meriton gjithnjë kritika për formën e zgjedhur të aplikimit të politikave të saj, ku në këtë rast veçon komunikimi, por është tjetër përgjegjësia penale e tjetër ajo politike. Të vrarët e 21 Janarit dhe plagosja e polices Ina Nuka, janë përgjegjësi penale. Në këtë sens, edhe opozita më 21 Janar, duhej të mbante përgjegjësi penale për frymëzimin e turmave për dhunë ndaj institucioneve shtetërore.
Vijmë te protestat te Unaza. Njësoj si te tarifat e Rrugës së Kombit, opozita e ndërton ligjërimin e saj refuzues pa asnjë referencë, as ligjore e as teknike. Qeverisja po vepron me anë të një ligji të miratuar nga vetë ajo, opozita dje në pushtet, por kjo e fundit i shmanget tërësisht debatit me referencë ligjore. Si tek tarifimi i Rrugës së Kombit. U vërtetua se dhe Berisha e kishte hartuar një projekt për pagesën e rrugës, madje me tarifa më të larta, ndërsa ai i qeverisë Rama u hartua nga dy ish-ministra të LSI-së. Megjithatë, PD-LSI, të dyja në korr e kundërshtonin, mbështetur në një gjuhë 100 përqind populiste, pa ofruar asnjë version alternativ.
Duke iu kthyer projektit të Unazës së re, opozita e ka vendosur betejën e vet në dy linja: e para në mbrojtje të banorëe dhe e dyta tek akuza për aferë korruptive.
Te e para, nuk arrin të thotë se ku janë shkeljet e qeverisë dhe të ç’forme janë ato? Janë ligjore apo etike? Nëse janë ligjore, ku, ç’ligj është shkelur, ç’nen, ç’precedent? Nëse janë shkelje etike, cilat janë ato?
Ndërsa ligjërimi qeveritar i përgjigjet me gjuhë shkresore për çdo rast, duke u arsyetuar vetëm me referenca ligjore, ka një dispropocion në kahjen tjetër; gjithçka ka vetëm gjuhë populiste. Termin “shpronësim” në ligjin që vetë opozita e ka hartuar dje pikërisht për këto raste, sot e përkthen si “nxjerrje jashtë e familjeve”(!). Nga ana tjetër, si për shumë raste të tjera, nuk ofron precedentët e saj se si ka vepruar në raste të ngjashme kur ka qenë në kushte pushteti. Nuk ofron gjithashtu as versionin se si do e zgjidhte ajo këtë çështje nëse do ishte në pushtet.
Kalojmë te akuza për aferë korruptive. Edhe këtu ka një populizëm të shfrenuar, deri dhe fyes për një inteligjencë normale. Në ligjërimin e tij, kreu i opozitës, e më pas gjithë zërat opozitarë, sajojnë aty për aty tre apo katër fraza shabllone, dhe me to ndërtojnë gjithë narrativën akuzuese, duke abuzuar me anën ndjesitë e trazuara të gjindjes. Edhe çështja e korrupsionin ose jo në një vepër publike, është çështje ekspertësh.
Pyetje: me cilët ekspertë opozita e vërtetoi se aty ka aferë? Kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, e kanë studiuar dosjen, kanë bërë analizat, zbërthimet e kanë konkluduar më në fund se aty ka vjedhje, pse nuk ja kanë paraqitur atë publikut? A ka opozita një dosje të kësaj afere që mund ta dërgojë dhe në Prokurori? Ku është kjo dosje, ç’thuhet aty, si u arrit në konkluzionin se ka vjedhje? Më konkretisht, kush është dhe njëherësh kush do ishte njeriu i opozitës që mund të ballafaqohet me kreun e ARRSH-së Afrim Qendro për rastin në fjalë?
Kjo është forma e qasjes që të afron te e vërteta, te ajo që i duhet publikut për të qenë i qartë mbi një çështje të caktuar, pavarësisht nëse do i interesonte apo jo. Të tjerat janë thjesht zhurrmë. Si te Rruga e Kombit: nuk ka më bukur që rruga të ishte pa pagesë. Por çështja shtrohet nëse kjo është e mundur? Siç u pa, i pari që e kish kuptuar se kjo ishte e pamundur, kish qenë vetë Berisha, njeriu i rrugës! (tesheshi)
Te zbatohen ligjet me qetesi dhe pa asnje hezitim.
LIGJI ESHTE LIGJ.
Te denohen zjarr venesit e historise te Shqiperise, saLESHserbi,luul koqe-kuklla.
Te zbatohen rigorozisht ligjet.
Nuk ja vlen artikulli! Gjithkush e di se prapa kesaj si gjithmone qendron Saliu me Meten! Prisni dhe pak per krijimin e SPAK dhe FBI shqiptare!
TE ZBATOHET LIGJI PROTESTA ESHTE POLITIKE NGA OPOZITA JAN TE TREMBUR NGA NGRITJA E BKH KERKOJN DESTABILIZIM QE TE SHPETOJN ASNJE KOKER LEKU ZAPTUESVE TE TOKAVE TI PERZEN DHE TE SHKOJN NGA KAN ARDHUR ORDINERET ROBQIRETQE KERCENOJN SHUMICEN E POPULLIT NE BURG PLERAT
Te gjitha i vuam populli.Fajtoret,qe kthehen ne kriminele ndaj ketij populli te shume vuajtur jane politikanet-qeveritare.
Me mire te rrime me rrugen qe kemi se sa te fusim popullin ne lufte me njeri tjetrin.Me mire te rime me rrugen qe kemi se sa te hedhim ne rruge shume familje qe kane punuar e sakrifikuar nje jete per nje shtepi.Edhe pse jane pa u legalizuar eshte faji pushtetit vendor dhe qeveritar qe bejne ndarje selektive ose nuk i kane parandaluar keto ndertime.Qeveritaret dhe politikanet japin vete leje te kundraligjeshme dhe i mbrojne ato se kane pushtet,ndersa popullin e shkrete e coptojne, e shkaterrojne dhe e vrasin.Me popullin po te kete mirekuptim,dashamiresi,trasparnece dhe mbeshtetje merresh vesh per mrekulli.Por kjo tek ne nuk ndodh sepse qeveritaret e kthejne shqiperine ne prone te tyre dhe jane nga me te pasurit e Europes,te cilet duhet te shkojne ne burg per keto pasoja qe i kane sjellur ketij vendi dhe ketij populli.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
O zoti Hajro Limaj!
Me qene se jeni dhe drejtor I nje Instituti te Politikave te Sigurise Kombetare,si kerkon ta sigurosh kete Sigurine Kombetare ti?
Te vere shteti nga nje polic per cdo meter katror toke?
Te rije me polici ne kembe me tre turne?
Po perse nuk thua se cfare thote Kushtetuta,ligji per tuallin si toke buke apo truall ndertimi?E quan ajo Kushtetuta dhe ligji object grabitje apo te mbrojtur si te shenjte?
Po ai hajduti I lopes,(I truallit ne kete rast),nuk eshte fajtor?Me cilen te drejte e vjedh,nderton dhe nuk pyet se ka shtet ,se ajo parcele toke ka nje pronar te ligjshem dhe I takon atij dhe jo hajdutit pronesia mbi te?
Shteti yne,si cilidoshtet ne bote,vepron kur konstaton apo verifikon ligjshmerine e prones te cilen per interesa shteterore I duhet qe ta prishe dhe po sipas ligjit,duhet ta demshperbleje ose jo,ne se uzurpuesi eshte pa dokumentat qe I kerkon ligji…
Edhe hajdutin apo kriminelin,shteti,megjithse ka polici nuk e kap ne momentin e vjedhjes apo krimit,por mbasi ben hetime,te cilat mund te zgjasin me dite e deri ne vite,ama kur e kap ti nuk ke te drejte te thuash perse e lejove te vjedhe apo te vrase….
Keshtu eshte per cdo gje qe bije ndesh me ligjen.Jane pronaret njeres te ndershem dhe ata duhen mbrojtur,te cilet priten qe shteti t’ju rikthente pronat,por ai I la pronaret ne mes te rruges,ju dha nga nje leter me vere ne dore se do ja u kompesoje ne kalendat Greke.Keta kane te drejten e ligjeshme te uleshin kembekryq mbi pronat e tyre dhe ti mbronin ato me gjak ne se do ishte nevoja,por kete nuk e bene se jane njeres qe njohin shtetin ,njohin ligjine dhe rrine me syte nga qielli se mos shteti ju degron ndonje kacidhe per pronat e grabitura…
E ju zoteri drejtor I ketij institute emer madh,me kete gjuihe me kete katrahure ,na del ne mbrojtje te pambrojteshmes,mbron uzurpuesit e pronave te te tjereve,te cilet kane bere ndertime pa lejen e shtetit,papaguar asnje detyrim si kushdo tjeter oi ligjeshem I cili paguan taksat qe parashikon ligji per ndertimet…
Ti me kete gjuhe jo sigurine e shtepise tende nuk e mbron,por I ve zjarre Shqiperise,sepse durimi ipronareve qe ju eshte vjedhur pronaka nje kufi.Gjuha jote te con ne vella-vrasje…
Perse nuk shtron pyetjen ndaj uzurpatoreve te prones,te cilet protestojne ne rruge e pengojne transportin I cili ju sherben gjithe shqiptareve dhe jo vetem ca familjeve grabitqare si keto<ku e blete kete prone,kush ja u dhuroi,kush ja u trashegoi?
Zoteri ne se ke vete ndonje ndertim te p[aligjeshem,apo te ndonje personi te aferm me ty,ndihmoji dhe leshoju nje pjese te prones tende,por mos u bej avukat I atij qe me ka grabitur mua pronen.Sa per dijeni une nuk kam prone atje,kam tjeter kund…
Do kisha deshire te lexoja dhe kendveshtrimin tuaj,persa te kundershtoj me siper…
Lul Basha edhe me qene tuj pi kafe me te te ben tja fusesh menjehere shpull turive sepse te ben me nerva per rrenat qe flet dhe asnjehere nuk rren njesoj . E leshon fjalen kot pa e menduar pa e arsytuar . Per çdo gje thot ka vjedhje ka korrupsion dhe jep ca shifra marramendese qe per nje te padhkolle besohet por per njerez te arsimuar ka arsye ka bindje dhe kush ta krijon bindjen , vetem specjalisti dhe kure ballafaqohen me specjalistet dalin si rruar qethe dhe fillojne e bertasin kot vetem mos te lene me ta sqarosh popullin e per te tregu gjoja se eshte keshtu si themi ne . A e keni vene re Lulin qe nuk don qe qeveria te beje adnje pune se gjoja harxhohet leku i popullit , por fon te veprohet si ka vepru aj te vjedhin lekun e popullit 100% pa bere asnje pune dhe jo te vjedhin fjala vjen 10 % nga socjalistat duke u kryer edhe punet plotsisht jo keshtu nuk don Lul mavria se eshte mesu me fjet gjum . Ne shume raste thot Luli keto jane projektet tone dhe se socjalistet nuk dine me bere projekte nuk dine me punu dhe nga ana tjeter thojne keto projekte jane korruptive biles Luli thot efhe kriminale pra ne populli i thjeshte cilen te kuptoje .
Me 21 janarin nuk ka asnje lidhje o trap! Protesta e 21 janarit ishte politike, kurse kjo eshte proteste per ata qe mutqeveria yte do ti lere njerezit pa shtepi! E di; o mere haleja qe nuk e publikon, por e shkruaj per ty qe si gazetar (nuk je i tille ) nuk ke as piken me te vogael te ndergjgjeses ti ngaterrosh gjerat me… qellim,… Je nje mut muti!
Te zbatohet ligji por te mendohet edhe per ato qe kan nje streh pa leje.
Per kete kategori, ti jepet vlera e KOSTOS NDERTIMIT.
Kush e ka bere drejtor ate injorant kur thote me mire te rrime me ate rruge se sa te vriten njerez.Ata njerez kane zaptuar token me llafe goje ne nje kohe kur po vendoset ligji mbi pronen apo teritorin.Me llogjiken e atij drejtorit debil duhet qe vendi te mos ndertohet e zhvillohet pasi ne cdo rast merret nje prone qofte e privatit apo pa privat qe te ndertohet rruga apo shkolle.Atij drejtorit i eshte fikur kandili qe ne turqi