Arben Ristani: Në PD po humbe mund të rizgjidhesh

24 Nëntor 2018, 18:59Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një prononcim për Vizion Plus ka thënë se në zgjedhjet e Partisë Demokratike, mund të rikandidojnë të gjithë ata që kanë humbur një palë zgjedhje.

“Ne nuk e kemi në statut që nëse humb një palë zgjedhje nuk rikandidon më. Nuk e kemi këtë rregull. Ne kemi si rregull kemi parimin demokratik. Në rast se PD e do drejtuesin e saj, pavarësisht se humbi, se humbja ka shumë rrethana të tjera, për të mos i hyrë atyre punëve, sepse në zgjedhjet e fundit ju i dini pretendimet që ka jo vetëm PD, por të gjithë shqiptarët, jo zgjedhje të manipuluara, jo zgjedhje të blera”,- ka thënë Ristani.

CNA.al ka raportuar zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike në të gjitha rrethet e vendit, ku janë evidentuar skandale, që tregojnë se zgjedhjet në PD-në e Bashës janë një farsë.

Skandalet u evidentuan në Shkodër, Korçë, Fier, Lushnje, Durrës, por edhe Sarandë, ku vetë demokratët e kësaj strukture pas mbylljes së procesit zgjedhor, në një deklaratë për mediat treguan zhgënjimin që kishin pësuar nga procesi, ndërsa theksuan se nuk do lejojnë që PD-ja e ’90 nuk do lejohet të shkatërrohet për interesa personale.

Me këtë deklaratë Arben Ristani ka mbrojtur hapur rizgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar i PD-së, ndonëse humbja e PD me Bashën në krye ishte shumë e thellë.

Gjithashtu Ristani ka dashur të dalë në mbrojtje edhe të shumë krerëve të degëve të PD-së, të cilët janë rizgjedhur sërish, me shpresën se edhe ai vetë do të rizgjidhet në postim e sekretarit të PD-së, por e vështirë të ndodhë.

1 komente në “Arben Ristani: Në PD po humbe mund të rizgjidhesh”

  1. ?? says:

    PD përbëhet nga mysliman që se kanë frikë vdekjen.(si kafshët ).Mendojn se është “xheneti “e nesërmja.Do vuaj Rama me këta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje