Monika Kryemadhi thirrje për rebelim: Çdo protestë është tullë e hequr në themelet e qeverisë së krimit, Rama nuk shpëton nga dredhitë politike, marrëveshjet apo pazaret

24 Nëntor 2018, 16:53Politika TEMA

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve që të rebleohen për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se kjo forcë dhe përfaqësuesit e saj do të jenë në protestën e banorëve të Unazës së Re e cila sipas saj do të sjellë largimin e kryeministrit aktual dhe formimin e një qeverie të re.

“Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës.

Me kërcënime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më sot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.

I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve.

Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij që pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë protestë kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.

Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.

Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajën dhe forcën e atyre banorëve që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë me gjithë përpjekjet e qeverisë”, nënvizon Kryemadhi. (TemA)

16 komente në “Monika Kryemadhi thirrje për rebelim: Çdo protestë është tullë e hequr në themelet e qeverisë së krimit, Rama nuk shpëton nga dredhitë politike, marrëveshjet apo pazaret”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E shkreta ti u rraskapite per ate shoqate..

  2. Lennard says:

    Hapini Dosjet e Korrupsionit dhe te Narkotrafikut kesaj Baxhelle ,qe te mos ndihet Me se na cau trapin.

  3. WTF says:

    Dje me cizme, sot me tulla… evolucioni drejt humneres vazhdon. (mjere kush u rri afer ketyre kermave).

  4. ts says:

    Pse del e dukesh ,pse del e na kujton hajduteri,krim e korupsion banal ! Cdo dalje yte ul perqindjen e votave qe shpreson te maresh sepse as ato para te felliqura qe hedh nuk i do kush ma ,se mbajn eren e qelbur te hajnis ! Nuk haroesh kollaje ata qe te ndjekin jan mbeturin e sites se ndershmeris qe vec neveri sjell ! Mir ben te mos dukesh fare se ky popull haron ndonese do mbetesh e paharuar per hipokrizin dhe neverin qe i fal kujdo shqiptari te ndershem ! “Pazaret” e Rames ju pelqyen dikur, por skeni te ngopur e as bes !

  5. Tan_Tironci says:

    Zoti president.
    Mbaje nen kontroll gruan hamshore, thuaji te rruaj cizmet dhe te tregoje pak dhimbsheri dhe dashuri.
    Kujdes floririn o Buçe.
    Ti hash karin Edvin Takes.

  6. Tan_Tironci says:

    Zoti president.
    Mbaje nen kontroll gruan hamshore, thuaji te rruaj cizmet dhe te tregoje pak dhimbsheri dhe dashuri.
    Kujdes floririn o Buçe.
    Ti hash karin Edvin Rames.

  7. PS PD LSI, kusaret e shqiptareve says:

    Monika i ka propozu Rames per ne BSH, Suela Popen gruan e vangjel tavos njeriut qe akuzohet edhe nga greqia si kryesori per incidentin e Bularatit. Berisha i propozon Ridvan Boden kryehadutin e shqiptareve .Dhe Rama padyshim ne marreveshjen me PD dhe LSI – ne , aprovon dy figura qe shquhen per vjedhjet dhe fallsifikimet me te ndyra ne dem te shqiptarve.
    Shqiptaret duhet te zhdukin sa me shpejt keta kusar qe po varferojn popullin

  8. Lili says:

    Si s,te vjen turp moj putane e politikes por edhe shoqerise.Ty qe te dhimbsen fukarenjte.Jepu parate e tua,vilat e tua dhe floririn e Ilir mavrise fukarenjve dhe mbyllet ceshtja.Qetesoje shpirtin te pakten vetem nje here se i bere mire dikujt.Rrugace

  9. ME EMER says:

    .. Rama do te beje shume mire te ndaloje c`do lloj proteste ku ne krye do te jeni ju , pasi e keni humbur ate te drejte moralisht ..!..Populli duhet te protestoje ne menyre demokratike per problemet qe ka , por pa ju ..!

  10. poshte serbo shpellaret says:

    PS the Edi Rama beni shtet ligjor se kafshet serbo-greke te LSI-PD po derdhin serish gjak shqiptaresh. i keni lene vajzat dhe djemte e policise nen bombat e tyre.

  11. Saimir says:

    Ta mbylli gojen Manastirliu. Nuk i besoja syve dhe vesheve. Por u shokova kur Manastirliut ja mbylli gojen Duuma??!!

  12. i majti says:

    Moni ti thua qe Rama po u heq qytetareve te vetmen te drejte qe u ka mbetur protesten,protestuesit ne fakt nuk kane fare frike dhe u kane hequr te drejten punonjeseve te shtetit te kthehen ne shtepi me gishtat e dores,protestuesit kishin frike pas 21 janarit kur u vrane 4 qytetare nga shteti mafioz i dyshes Berisha Meta dhe burri yt njeriu me i peshtire ne bote beri ate qe nuk e bejne as kriminelet i quajti kokepalare dhe pastaj pinte vere me Berishen dhe ti je me e peshtire se hajduti yt sepse je nene femijesh dhe nuk e kritikove kurre hajdutin siç e kritikon tani qe perdhosi edhe te vdekur prinderit e femijeve,ju jeni si Asadi i Sirise per pushtet gjuani me çizme vrisni dhe kerkoni voten e shqiptareve,Rama dhe shqiptaret jane te pafuqishem per te ju larguar aty ku e meritoni pas hekurave sepse dyshja mafioze i kane gjetur menyrat kriminale per te amnistuar veten por dhe regjimet me te forta kane rene dhe dyshja mafioze nje dite do pergjigjet per krimet e kryera

  13. Martin Iden says:

    <Sa shume po lodhet kjo gru per te miren tone, kujdes rruje vehton oj trimneshe se do shkosh pe lesh

  14. zoga e vodices says:

    O MONA me surat prej homoje keni me shume se kater muaj qe na keni care trapin me keto mosbindjet civile he organizohuni beheni por halla nuk ka koqe se do ithoshin xhaj dhe ju nuk ebeni se do te turperoheni se dhe ai pak elektorat qe ju perekrahte tani me cfare i shohin syte dhe i degjojne veshet ju nek jeni per shtet juridik por per shtet rrumpalle ku te mbizoteroj anarshia qe ta keni me lehte qe te pasuroheni ne kuris te ketij populli me te varfer ne europe dhe ne bote .Ruajini mire florinjte e grabitur por do te vije dita qe do te jepni llogari per keto drejtesia vonon por nuk haron.

  15. Sinqeritet says:

    Monika Kryemadhi enderon per rremuje per ti shpetuar gjyqit, burgut per kusarite.Por Populli dhe BE nuk e hane ate koker ulliri.Vampire te presin prangat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje