Andi Bushati i përgjigjet Ramës: Kush ja dhe lejen e ndërtimit për pallatin, Ylli Rakipit?

24 Nëntor 2018, 10:44Politika TEMA

Pas reagimit të Ylli Rakipit dhe Artur Zhejit ndaj kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe analisti tjetër Andi Bushati.

Me anë të një statusi në Facebook, Bushati i tregon Ramës se si ai e bleu median.

Postimi i plotë i Andi Bushatit në Facebook:

“Mirë qerane po lejen e pallatit Ylli Rakipit kush ia dha?

Pasi pashë betejen me video mes Edi Ramës dhe Ylli Rakipit, ku kryeministri i përmendte gazetarit mos-rinovimin që Rilindja mund t’i bënte një kontrate qiraje me një kompani private si CEZ më lindi një pyetje: ore mirë i përmendi Rakipit lekët e qirasë, po lejen e pallatit që mori atë qira, kush e firmosi ?

Po ky tipi që s’bën kompromise me mediat, mirë ia dha Rakipit rastësisht atë leje, po si i’a ka dhënë Sandrit, Irfanit, Dulakut, Kokëdhimës, Tur Çanit mijëra e mijëra metra katrorë dhe Vjollcës me dhjetra kioska ne TR?

Vetëm nga përgjigjja e kësaj pyetje mund të kuptohet se cila është materia e biodegraduar që blen media prej dy dekadash”.

5 komente në “Andi Bushati i përgjigjet Ramës: Kush ja dhe lejen e ndërtimit për pallatin, Ylli Rakipit?”

  1. estrada e rradhes says:

    Mir lejen per pallat , por aty leja eshte dhene dhe per zaptimin e trotuarit nga supermarket Conad. Nuk i mjaftoj hajduteve e ndyresirave gjith ajo hapesire por duhet te zaptonin edhe trotuarin.
    Shpesh here jemi ankuar ne bashki meqe i vjen keq per kalamajte , si bllokim hapesire, por nuk kemi marre asnje pergjigje
    Pra, duket qarte qe jane prishur interesat personale midis tyre dhe filloj sheri i artificializuar

  2. kozmo says:

    Po si ka mundesi ,qe Rama i paska bere kaq ndere , duke i kthyer ne milionere dhe sot ata, jo qe nuk jane mirnjohes ,por jane kthyer dhe ne kundershtare te forte kunder Rames .

  3. kashi says:

    Cfare lidhje kane lejet e ndertimit dhe zhvillimin me thenien e rames

  4. Si te ka vajt mendja te kjo pyetja more kopuk.
    Dhe thuaj qe nuk eshte i zgjuar mipcja hysniut qe ka pas mjek oborri salikomunistin.

  5. tafa says:

    Ma plotesove deshiren Bushat menjehere pas Zheit brockullite e hyre ne loje, sic e kisha parashikuar J e njesh me viz perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje