Pas Ylli Rakipit, edhe Artur Zheji ndan kujtimet me Ramën: Vëlla i dashur mister Rrumpalla, s'më ke paguar asnjëherë edhe pse kam bërë shumë për ty. Ke vjedhur batutat, ja biseda jonë 1 orë në telefon

24 Nëntor 2018, 10:35Politika TEMA

Pas akuzave të gazetarit Ylli Rakipi në adresë të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe kolegu i tij Artur Zheji.

Ky i fundit shprehet se shefi i qeverisë nuk e ka paguar kurrë edhe pse shumë herë i ka dalë në mbrojtje.

Për Artur Zhejin, Rama ka rënë shumë poshtë dhe tashmë populli do ta largojë.

Ndër të tjera ai shkruan:

Sa poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Berishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë…

Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ’97.
Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën?

Ndonëse kisha kritika për Saliun, shpesh brinjë më brinjë, nuk e bëra dot, sepse e dija, po aq mirë sa ty, që kompanitë e huaja që kishin marrë tenderin e madh, ishin edhe kompani lobiste, që sollën presidentin Bush në Shqipëri pas ca kohe. Ishin kompani të tilla, që vështirë të jepnin nën banak zarfa shumëmilionëshe.

Tani, ti përtyp, si çëmçakëz, emrat tanë, në mbllaçitjet e tua trishtake, idhnake dhe acide, por gjithmonë e më pak simpatike.

Lundrove bukur tërë këto vite, vlla i dashur, me talentin e batutave të tua, herë të sajuara prej teje dhe herë mjeshtërisht të vjedhura, por gjithësesi të lëvdueshme për nga humori dhe nënteksti i hollë e artistik. Shqiptarët, të bënë kryeministër dhe të mbajnë si pasha mbi supe plot 21 vjet.

Kërceve shpejt, edhe në dietën tënde ushqimore, nga picat e Juvenilies, te karkalecat krudo, merluci i filetuar dhe vera e shtrenjtë. Nga unaza e tunxhit, te rrobaqepësit që dërgon ti marrin me charter.

Nga një djalë populli, anti rregjim, në një diktatoruc, llocur në një lojë të fortësh e bandash, në një skemë të një kupole kastash, që një milion euro, ja hedhin prostitutave që ja mbrrijnë të rindezin orgazmat e tyre të shuara.

Dhe duket se nuk del dot më, nga ky klub, plot bira k..vash, që të kanë shndrruar edhe ty, dikur shpresë reale për ndryshim, një një klloun që ke lënë penelin, për të marrë në dorë furçën, për të lyer e për të fshehur haletë e dhjera të mëkatarëve që ke për partner të sotëm.

Vlla i dashur, unë nuk quhem Artur Kadriu, ashtu si edhe ti nuk quhesh Edi Rrumpalla, por që je duke mbjellë një rrumpallhanë, sepse nuk ke kthjelltësinë që të duhet për të parë me sytë e tu, që janë gjithmonë e më të dehur dhe të veshur me një vello, nga ku nuk depërton dot realiteti.

Nuk është faji im, që ti dhe puthadorët e tu, tenderojnë për 40 milion euro veç 2km autostradë qytetase, kompanisë tënde të Sallillarit të partisë, që e ke bërë pjesë të propagandës tënde dhe që punëson si hekuraxhi, varfanjakun e spoteve të tua delirante.

Unë të rri përballë dhe nuk më ke paguar asnjëherë ndonjë drekë, por, përsëri kafshoj gjuhën të them e të shkruaj, se çfarë kam bërë unë në favorin tënd, në ditët e tua të vështira, që nuk kanë zgjatur pak dhe kur ke qenë shumë afër Hotelit 313, nga ku të shpëtoi një Prokuror që e bëre më pas deputet…

Rri e mbaj vendin që ke, për aq sa e ke, mos përgjak popullin dhe mos mbllaçit në gojën tënde emrat e gazetarëve, por merru nëse mundesh, me kopenë e ujqërve që ke në qeveri, e mbaju dorën në vjedhjet që bëjnë ditën për diell, se po thyejnë çdo rekord!

Bën dot një autokatharsis? Do kesh mbështetje herët apo vonë!

Kap dot për leckash ndonjë bandit nga ministrat e tu, e ta çosh nga veshi në burg?

Do të themi bravo!

E hap dot shtëpinë tënde bunker për kamerat, që të rrëzosh legjendat se vetëm dyshemenë e saj e ke porositur me materialet më të kushtueshmet në botë? Bëje dhe shumë gojë mbyllen vetevetiu!

I dëmshpërblen dot 350 familjet e Astirit? 4-5 milionë euro duhen, aq sa harxhojnë kastat e të pasurve për operacione plastike, për zuzkërinë e shtrenjtë të veshur me Hermes dhe Gucci, dhe ca udhëtime sekrete në Maladive, apo aq sa kushtojnë jahtet në Capri, të disa prej ministrave të tu….

Porse, mister Rrumpalla alias kryeministër, je vetë peng dhe shërbëtor i tyre dhe kjo është keqardhja e thellë e imja personale për ty, vlla.

Sepse, nuk e fsheh, mendoj se të largohesh, është tani koha, por jo të të përzënë me tërsëllimë e kanoçe, se kishe një barrë talent e mendje të zhvilluar, por deliri dhe veset që të mundojnë, po të marrin në qafë dhe po rrezikojnë të gjithë Shqipërinë që nuk të ka asnjë borxh!

Kjo është Çështja!

Unë edhe mund ta mbyll gojën, por shqiptarët të përgojojnë çdo ditë, në kuvlinë e ndrojtjes dhe frikës së tyre, që po u del ditë pas dite, mister Rrumpalla, Kadri Kazani apo Kazan Kadri Rrumpalla i Parë…

Tung, dhe po të kujtoj një fjalë të urtë nga gjyshja ime që ti e njeh, si unë që njihja dhe adhuroja zonjën Vera, gjyshen tënde fisnike: “Bëhu pishman që fole dhe mos u bë pishman që s’fole!”, shkruan Zheji. (TemA)

42 komente në “Pas Ylli Rakipit, edhe Artur Zheji ndan kujtimet me Ramën: Vëlla i dashur mister Rrumpalla, s’më ke paguar asnjëherë edhe pse kam bërë shumë për ty. Ke vjedhur batutat, ja biseda jonë 1 orë në telefon”

  1. hysa says:

    More po keta qe kerkojne demshperblimin e zaptuesve, qe nuk jane pronare, cfare kerkojne, qe qeveria te vendose takse per kete demshperblim? Shume mire, Basha, likja, sala dhe mona kane lekte, veru ketyre nje takse te vecante, si taksat e pas luftes qe te demshperblejne zaptuesit e tokes. Une nuk kam pse paguaj pasi nuk kam zaptuar asnje pellembe toke e as nuk kam perfituar nepermjet vjedhjes dhe zaptimit te tokes. Ata qe kane zaptuar pronene e te tjereve ta lirojne sa me shpejt ate, e po qe e nevbojshme te kthehen ne pronat e tyre atje ku i kane.

    1. Hoxh Armandi says:

      Kryeministri i turkoshqiptareve…urrehet nga gjithe ata qe r kane njohur nga afer.

  2. timo says:

    Megjithë se përgjigjia është e një inatçori që si shok i ngushtë ,siç e thotë edhe vetë,nuk ka përfituar ndonjë “llokëm” si privilegj i afërsisë shoqërore, mund të them se shkrimi është i barazvlefshëm nga ana intelektuale me atë të Edi Ramës jo si ai i djeshmi i analfabetit dhe gagaçit Ylli Rakipi. E pa vërteta e tyre (Artur dhe Ylli) është se mashtrojnë në përshkrimin e relitetit Shqipëtar. Sigurisht që ka njerëz që e përgojojnë Edin për keq por, këta janë shokët e tyre të kafeneve prandaj ata kanë atë përfytyrim të gjendjes së vendit. Realitetin e shohin nga taracat e kafeneve ku kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke u marë me thashetheme. Shumica e njerëzve Edin e “përgojojnë” për mirë. Këtë opinion nuk e kam nga taracat e kafeneve. Këtë vit kam udhëtuar shumë nëpër Shqipëri. Kam parë dhe kam dëgjuar shumë. E vërteta si një bilanc i të keqes dhe të mirës është se ka shumë probleme por: njerzit e ndjejnë se janë dhe shpresojnë se me Edi Ramën kryeministër do të jenë akoma më mirë.

    1. Zjarri says:

      Do e njohesh edhe ti Ramen kur te te vije e keqja te dera e shtepise larg qofte se nuk ja uroj asnjerit .

  3. vang says:

    E ka thene Marksi i shkrete pa le se ne nuk e permendim shume se s’jemi komuniste .Politiken e perdor kapitali dhe jo politika drejton kapitalin. Ky eshte nje ligj dominues kudo qe nga mardheniet midis dy njerezve,; ne familje;; ne shoqeri….Mencuria ,zgjuarsia dhe deshira per te bere mire nuk vlejne po nuk te la forca e kapitalit, dhe po qe se nuk takohen te pakten ne nje pike per te bashkevepruar.

  4. Liza says:

    I dashur Artur, ndonese si gazetar edhe nuk te pelqej shume por sot je treguar mbi te gjitha fisnik. Kjo te dallon nga Ylli Rakipi qe nuk eshte gje tjeter veçse harbut. Ai e di mire domethenien e kesaj fjale. Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe ju jeni djali i Petro Zheit. Nuk flitet me gjuhen e Yllit si rugaç, ju ja dhate mesazhin me elegance dhe pa e fyer, ai po te jete i mençur e lexon dhe reflekton. Di qe keni qene mik me kryeministrin, keshtu qe keshilla qe prej miku dhe vellai. Le te mos e pranoje problemi eshte i tija jo i juaji. Respekt per permbajtjen.

    1. FIX316 says:

      Liza e dashur.Nuk e kuptoj fisnikerine dhe elegancen e ketij njeriu,qe eshte dhe djali i Petro Zhejit,ku thoni qe nuk flet me gjuhen e Yllit si rrugac…e.t.j.Ajo qe thote per kryeministrin,qe lyen nevojtoret e ministrave te tij…,ajo qe cileson kryeministrin”mister Rrumbulla”,jane fjale xhevairi qe nxjerr nga goja ky fisniku jot?!!Une mendoj,se me te tille gjuhe,Petros,qe eshte babai i tij,i ka bere nje top te madh mbi koke!.

      1. bureto says:

        Kastriot Myftaraj ka thene: “Artur Zhej eshte një nga ushtruesit më elokuente të artit të genjeshtres në Shqiperine e tranzicionit”.

  5. IVONI says:

    .. sot eshte vertet dite e shenjte ..! .. “gazetaret ” e talentuar “nxjerin pak a shume ne drite “yneret” e tyre , ndoshtaj pa dashur , por ku vertetohet se krimi me vellon e tij ” te mendafshet ” [mos e ngateroni me krimbin e mendafshet] eshte i pranishem kudo ..!.. forcat e pastra te majta te organizohen “per ti hapur peten lakrorit ..”!

  6. kozmo says:

    PO PERSE GJITH KJO URREJTJE NGA XHEJI??? ,QE DIKUR ISHIN SHUME SHOKE DHE KUR RAMA ERDHI NE PUSHTET , NE CDO PANEL ,XHEJI ISHTE I PARI ,QE FLISTE PRO RAMES ,ME ZJARR DHE HEKUR ,POR KJO NUK ZGJATI AS NJE VIT DHE JA TANI , XHEJI , RAKIPI , ETJ KANE PREHUR SHPATAT . PUSHKA TOP JU bEFTE , RAMA PER HIRE TE SE VERTETES RRUMPALLEN, PO E ZHDUK. ,CDO QYTET PO E KTHEN TE bANUESHEM DHE TURISTIK , PO TI RRESHTOSH SE CFARE KA bERE RAMA JANE SHUME , PRANDAJ MOS LLOMOTIT SHUME DUKE NXJERR VRERIN E ZI , PER ARSYET QE TI I DIN ME MIRE . ( zbato fjalen e urte te gjyshes tende ,para se t’ja rekomandosh RAMES . )

  7. pjeter says:

    Nuk e kishim ne asnje moment dyshim qe analizat e ketyre palacove, te tipit Zheji, Rakipi, Ljubonja, apo Bushati, te ishtin personale kundrejt Edi Rames, por tani vjen konfirmimi zyrtar qe, ketyre zuzareve ju ka djek shume mos perfillja e Edi Rames, dhe ishin te bindur qe analizat e tyre thjesht personale, mund te shiteshin per interes publik.Jane aq te ceket intelektualisht,sa nuk kuptojne qe strategjia e tyre banale nuk e levis as nje milimeter Edi Ramen nga qendrimi qe ka ai per keta palaço.Kane kushedi sa kohe qe provokojne Ramen qe ai te ulet ne niveline e tyre e te diskutoje banalitetet e tyre, por heshtja e tij dhe mos reagimi i vazhdueshem i terboi keq. Die dhe sot nje pergjigje i nje zeshem i korit te zorrave, ekstazi arriti kulmin vetem qe Rama me ne fund ja u permendi emrat, paçka se ja u shurraviti emrat ne kete daljen e tij te fundit televizive.Nuk ka dyshim qe Ramushi i njef mire keta, prandaj edhe pa u munduar shume i le te dergjen pa i perfillur ne gjirizet e tyre te perditeshme.Mesa duke kori i sorrave paska qene i bindur qe sherbimet e tyre prej kavaljeresh kryqezatash, do te çmoheshin me vleren e merkatos dhe kurrsesi nuk ju shkonte ne permend nje refuzim e sherbimeve te tyre.Aq me keq qe refuzimi me zotrillek, ju vinte nga nje qe dikur deshironte te hynte ne rrethin e ngushte te korit.Me sa kuptojme aman, me daljet e tyre te perditeshme naive, Rama nuk paska dashur tu prishi intonimin e korit, por paska ndenjur si sehirxhi, duke veshtruar e kuptuar veten, se ishte i prirur te bente pjese ne nje kor tjeter, edhe pse mund ta themi pa problem, me arrogance, ne korin e bilbilave, ose me mire akoma ne nje parade pallonjsh, ku te mund te vinte ne dukje puplat e tija shumengjyreshe. Perderisa Rama ngelet nje pallua ne mes te kengeve gjelave qe kendojne ne maje te plehut, dhe korit te zorrave, fatkeqesisht njerezit nuk shofin alternative tjeter.

  8. tafa says:

    Opa i ngriti velat flota e bixhozxhinjve .Te kam ndihmuar thote kjo monstra tjeter dhe i kam rene Sali Berishes brinje me brinje.O Yllo, dreq o Zhei se te ngaterrova je bere tejet i urryer ne popull.Nuk te vjen pak inat mire turp se ske,qe te gjithe te shajne e te urrejne.Kur te ka rene cdo rybe ske cben tjeter do hidhesh shash e ofendosh.Je nje mjeran e asgje me teper.Tani te dashur lexues te temes le te presim dhe reagimet e dy vellezerve siameze byroiste Lubonja e Bushati.Une per kulture pres komente dhe nga Bejtja,Buzhala dhe ai Shullaku.

  9. drino says:

    Shikoni o njerez fytyren e ndyre Zhej, kujt i thote rrumpalle…..? A ka plere me te madhe se i degjeneruari Zhej…..

  10. syri says:

    Si ka mundesi qe ky pas gjithe cfare ka thene dhe thote per Ramen e quan vlla! Kopjon Arian idot Canin!Une nuk e lexoj apo shikon Zhejin prej kohesh! E di qe ai nuk eshte idot si Ylli por eshte shpirt zi si Tosi dhe Andi! Prandaj nuk ja vlen per keta lapangjoze “gazetare-analiste”! Keta jane gazetare kafenesh, c’do gje qe degjojne e besojne vete, se inteligjena e tyre ka marre fund, ka ngelur vetem urrejtja! Ky lloj specia u formua ne SHqiperi nga kriminelet Sali-Like! Ed Rama fajin s’ta kane keta lloj plehrash! Krimi qendron tek dyshja me lart! Po nuk veproi ligji mbi ta do te veprojne ata mbi ligjin!

  11. mitat says:

    Artur thuthuqi qe nuk te kuptohet asnje fjale kur flet.
    Ha mut me mustaqet si perç.
    Lere Ramen si ti dhe shoket si ti.
    Jeni inatçor.Ato qe villni ktheni perseri ne sotomakun tuaj.

  12. Lali says:

    Kazanet nisen punen. Kur kazani Yllit mbaroi se gatuari corben e dites, u cua tjetri, mori kocken e kazanit te pare, vuri kazanin e vet ne zjarr. Duke qene me I uritur hodhi dhe ca kocka te tjera dhe me lengun e tyre gatoi dhe ky vaktin e radhes. I ngopur e I kanaqur me shijen e supes vendosi tja servir edhe ky miletit te uritur per thashetheme.

  13. Nardi says:

    Eshte ngritur kopeja e uqerrve ne kerkim te ndonje kerme!Dhe kane zgjedhur Ramen per ta shqyer por harrojne se nuk ka dhembe ne goje!Nder te tjetra me bene pershtypje citimi i Kadri Turit qe :4-5 milion euro duhen aq sa harxhojne kastat e te pasurve per operacione plastike per zuskerine e shtrenjte e veshur me Hermes dhe Gucci!A thua qe Kadriu Tur te jete zene me toto Liken?Po me Monin ç’fare ka xhanem!E pa shpjegueshme ose do kete hedhur ndonje gote dopjo nga ato qe disponon Kardi Raqipi eme alkool metilik e eshte bere thumb!

    1. Adi says:

      Te jap te drejte sidomis per nje gje – Rama eshte kthyer tamam ne nje kerme … i ka dale boja dhe i vjen era. Eshte bere me i padurueshem se saliu ne mandatin e dyte, madje po e reabiliton disi

  14. Zani says:

    Ka filluar dimri dhe langojt kan ngel pa ngren, kujtojne se fitojn pike por tregojne se çfer injorant , legena analist dhe çfar i servirin popullit. Edi Rama nuk eshte me i miri por per kete kohe eshte me i pershtatshem, çfar te bej me pare te punoje te zgjidhe problemet e popullit apo te luftoj me badakçinje si ty.

  15. shqip says:

    E bere si ata langot . Ne kete shkrim ka shume pervuajtje . Nuk eshte Turi , turi paparelo i sulmeve cinike . Kjo eshte tjeter pene . Gati , gati sa nuk i lutet personazhit qe pretendon dhe e quan vella . Keta mund te kene qene shoke , Por ER i ka bere dalje . Edhe kushdo tjeter te ishte , me siguri matematikore do ti menjanonte keta tipa . Ka nje perceptim per korrupsionin qeverises . Po ka . Edhe ne Amerike, Japoni , vendet e ulta , skandinave , totalitare , apo liberale , ka . Dhe mos thote njeri qe nuk ka , se i bie te jete dy Here hipokrit . Problemi eshte te permasat . Problemi eshte tek propaganda e shifrave dhe fakteve . Problemi eshte edhe sa luftohet ky korrupsion . Tani keta mbushin gazetat e emisionet me nje mije lajme . Denoncime nuk ka . Del Ylli rakia , pa i dale rakia , dhe fton te perhershmit e tij ne emision . Keta Kane vetem nje ideal . Shpif , shpif , se diçka do mbetet . Nga Ylli kadriu keta çohen si krushq dhe i bejne nje vizite Fevzi Toptanit . Perberja eshte Po ajo . Medemek kete punen e shpelarjes se trurit , keta e Kane si monopol . Ose me nne perkufizim tjeter si takse e sheshte . Njesoj per te gjithe . Nga sa thote ky birbua ne lidhje me ” hajdutet e Rames , rezulton qe ka patur , mund edhe te kerte akoma . Mirpo ketu ka nje te vertete qe as Turi , as Andua nipi , as Ylli i shuar ( raki me uje ) , Shkullot , Bejtet , nuk Kane si na e fshehin . Nga grupi parlamentar socialist , nga PS , nga qeveria , nga drejtoret , deri te policet e thjeshte , Jane me dhjetra qe Jane larguar , e qe Jane gjyjuar . Gje qe ne kohen e dum babes ( Sali kafsherorit ), keto ishin terma te panjohur ne gjuhen e perditshme . Ne kohen e doktor mostres Lazarati ishte ne hartat e gjithe interpolit . Kurse keta i zbythen me kuç e me maç . Shqiperia u mbush thone kadrinjte , referuar marjuanes . Por nuk thone sa Jane kapur , e sa Jane asgjesuar . Mos flasim per trasformimet ne qendra urbane , riperteritjen e qendrave historine , dy- tre fishi i turisteve ne krahasim me turizmin e Pd- mp ( partia dru me pre ) . Rama qe thua ti Artur ka shume kusure . Nje nga keto eshte qe , duhej ta pastronte Shqiperine nga halete e Shqupit . Po vajti e mori ate vogelushin Lyl- in , dhe e futi me shkolle ( parlament. Po djali nuk e ka qef “shkollen ” . Ngeli rrugeve si i ati ( Saliu ) . Ka edhe qindra argumente per ti perplasur ty inatçi . Megjithate nje gje e ke pozitive . Jo vetem ti Artur kadriu ,Po edhe grupi i kadrinjve te kazanit , ndikoni aq shume ne boten pro E.R, sa zor se PS do t’ja dilte e vetme me srukturat e saja . Vazhdoni keshtu , me kete kurs kembimi . Ju jeni sa parazite e dallaverexhinj , aq edhe te dobishem . Me Pak fjale ; jeni si puna e vaksines qe injektohet ne nje trup ( shoqeri ) , e qe u ben balle epidemive . Ne rastin konkret epidemia eshte Shqupi i shpellareve .

  16. fati says:

    Foli dhe ky se nuk mund te mos shfrytezoje momentin….Por per te keqen e vet e ka, se ngacmon kujtesen e shume veteve se z. Artur vetem te keqija ka bere ne jete duke kulmuar me hajduteri te paskrupullt dhe kete e dijme jo pak njerez.

  17. Jimi says:

    Turke! Me cilin sy e pe ti, me ate me xham, apo me ate pa xham ? Qe Edi si k/minister por edhe si qenie njerezore ka bere e do te bente edhe gabime, kete e dinim dhe e dime shum mire edhe ne qe e votuam, nuk po na thua ndonje gje qe nuk e dinim! Gabime vetem ti dhe Idhi nuk beni, ju jeni qelibar e nuk beni gabime, pasi ju kini imunitet, sepse jeni te vaksinuar me mikrobin e kumarit. Shqiptaret prej kohe ju njohen shum mire ty dhe skoten tende, si edhe Edin . Meqe ti e ke merak se c’do te bejne shqiptaret pas kesaj , po te siguroj, qe ty dhe sojin tend te kemi dhen ate vend qe ti me shum kenaqesi e permend ne artikull, halene! Edit me gjithe gabimet qe ka bere ne te shkuaren, por edhe ato qe do te bej ne te ardhmen, ja kemi rezervuar edhe nje mandat tjeter si k/minister! Qe njeriu edhe enderron kjo nuk eshte cudi, dhe mire ben, por varet se cfare enderrash shikon!? Ti ke privilegjin te shohesh nga ato enderra qe sot na i shpalle ne kete artikull ! Kenaqu me to! Mos u merzit Turke ,qe po te them nga keto gjera qe ty nuk te pelqejne!

  18. saliu says:

    Artur Zheji eshte dhe do te mbetet nje “Krimb Mendafshi”……………..(kot e quan Rama Tur Kadriu)

  19. I gjati per te gjatin says:

    More mero. Lidhi kta qente see Po kafshojne dynjane. Cfare ben o vlla cfare ben. Na coptuan nga kembet. Na shqyen rrobat. Sjane as qente e tu Po Jane qente e beut Rama qe quhet kryeministri. I pashem,, I gjate, multimiljoner, femnist. Te gjitha I ka.
    Ka dhe qener si keta qe I perdor te kafshojne armiqte e tij Po dhe kur shkon per gjueti.
    Ja qelloi mbi lepurin rakipi, yyyyyypppp qente NE sulm.
    Qelloi mbi zhellen, yyyyyypppp qente NE sulm.
    Te lutem mero se na merove me kta qente e tij. Lidhi pak se do lajmerojme policine tinlidhi dhe ti come atje NE azilin e qenve ose tu fuse no koqe plumbi.
    Hahahaaaaaaa.
    Rama Ben miljona, qente ham ham dhe u hedh ndonje kocke

  20. Rrok Cubi says:

    Je ba si qen me lesh,po skeni faj,se ju coi per lesh ky i gjati dhe tashti tall koqet me ju,po jo vetem ai ,po kush ju shikon,njerez te mbaruar dhe te diskretituar,jeni ba si qejt e bashkise,ju kan tredh,ju kan vu nga nje vath ne vesh dhe vetem lehni,se per te tjerat ju te hani m…Sa kohe qe ju do merrni me ate te gjatin,aq me gjate do na e leni ne pushtet,keni zaptu te gjithe ekranet e televizorve kombetare,cfare nuk beni e cfare nuk thoni,ne perceptimin ne popull jeni me laskaret qe mund te kete ky vend

  21. Turi says:

    O kazanxhi. Po turp ke turp kur flet ti per vlera njerezore!? Po ti je letyre o plere. Ti je kepush e cdo pushteti. Ky palloshi gjene me te mire qe ka bere qe u ka bere kazanxhinjve kete qe po i telendise. Se ju kazaxhinje ato qe keni mare sja u mere njeri,do tu dalin per hundesh po nuk do ja u marin mos kini merak zoti ju pafte ju o plera qe jeni bere pale e te keqea ne koto 28 vjete te ndyra te shkarllatokacise tone. Ju jeni prostituta kurse kryeministrat kan qen tutoret tuaj. Po ka tutora e tutora.

  22. J. koreshi says:

    Cdo informacion qe marr e kaloj e kaloj instiktivisht ne nje site analitike
    I shikoj emisionet e Rakipit dhe Zheit per te pare se deri ku shkon poshtersia dhe niveli I shpifjeve te tyre.
    Media shqiptare, me perjashtime te pa perfilleshme, me rezulton e degraduar ne palcen e saj.
    Rama eshte kryeministri me i ndershem dhe me inteligjente ne historine Shqipetare,

  23. Orient says:

    ..pavaresisht, se çfare keni kompozuar ne kete artikull..dhe pa Ju bere genjeshtar,per ato ato qe referoni,{mendimi JUAJ}perseri dilni Ju.,analistet ,qe me shprese te{per} diçka{!} keni instaluar nje kr/minister ,qe nuk keni ç’i beni..dhe rrini numeroni mekatet tuaja ,se i dhate jete ..dhe gaboni ne vazhdimesi,sidomos kur beni krahasime!?.z.Zheji respektojeni veten ne ç’do kohe..e meritoni kete po t’i merrni seriozisht ato qe thooni.Mendoj se,sikur klasa politike te lejonte nje veting te mirefillte,duke e nisur nga koka ,zhvillimet do te kishin tjeter kahje..Supozojme se qeveria nuk eshte me e mira dakort..kush mendon se eshte me i miri nga baftjaret, qe duan te vine ne pushtet.
    Ju mendoni se jemi nje popull,qe s’marrim vesh??,JO!..Llogaridhenia nuk ka filluar dhe me ç’thone bathet nuk ka per te filluar,prandaj mos e prekni popullin,te cilin ju apo politika e kujtoheni vetem kur jeni ne rrezik…

  24. Asi11 says:

    O Zhej bajga po si mo edhe i thoni vehtes gazetar edhe ti edhe Rakipi . Po si mo me nga nje fjal qe thot kryeministri ju çfare nuk u nxjerr goja qe gjoja ju e paskeni ndihmu dhe perkrah per tu bere kryeminister . O pika ju prandaj pak ju thot medja kaxanesh por duhet me ju thene medja halesh(muti shqip) .Po si mo detyra e medjave eshte me informu popullin drejt dhe me ndihmu popuĺlin per zgjidhjen e problemeve siç vepron fiksi , apor me perkrah njerezit qe nuk e meritojne dhe ata qe kan bere krime dhe ju perseri i lavdroni siç lavdrove kryekriminelin e keti vendi Sali Ram Berishen .Ja çfare medjash jeni dhe çfare burrash jeni , por une po te kisha ndihmuar nje njeri qe nuk e meritonte do tu pendohesha por kurre nuk do ta akuzosha pra tja publikoja dhe ja kjo ju tregon se çfare surretesh jeni .

  25. Asi11 says:

    Mire jepe komentin tjeter me qe qeka i perseritur .

  26. USA says:

    O ARTUR ZHEJ VETEM DY FJALE TE TAKOJN :MOTREN NE PIDH DHE E DYTA :JE NJERI I PESHTIR TE NJOHIN TE GJITH QE JE PLER

  27. Life is game says:

    Prsh Tur Kadiu! Vazhdojne te bien kredehcialet! Beni nje mbjedhje te shoqates se kadrinjve! Denoni ashper ER dhe protestoni qe Rama ka fyer emrin e shenjte Kadri me modele te shermtuara kazinosh si ju! Selam Yllit dhe And Kadriut! Mos u merzit shoqata do te rritet ne ditet ne vijim.

  28. Lennard says:

    Lereni menjane eshte Bixhozci i pafat .Gjithmone humbet ,prandaj flet pa Torua.Mjafton te shikoni se cfare vemjesh fton ne Emisionin e Tij:Kastriot Moske-Myftaraj Ilir Delenxhiun etj

  29. Alban Dega says:

    Leter pa zarf per Edi Ramen

    MOS IA RRIT VLEREN DIARRESE MEDIATIKO… POLITIKE

    – Leri te parfumosen ne kuterbimin e saj !
    – Denoi me heshtje… Shumezoji me zero ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fushata e mbjelljeve te vjeshtes ka kaluar !
    Ajo e pranveres do edhe edhe 4-5 muaj per te filluar !
    Sa me shume pyshtyme te hedhish ne fytyren e tyre paftyre vetem ua rrit vleren diarrese mediatike te opozites Babale te Havaleve politike te “ Bandes se Gangstereve” te Sal Like Lul Mona Nok….Stanishicit
    Ata edhe peshtymen edhe diarrene e mendjes se tyre Hale e cmojne, e vleresojne si parfume Versachi apo Bvulgari, si titull nderi e dekorate talenti …
    Qe ta marre vesh me mire lexuesi dhe qytetari i thjeshte mjafton te rilexoje repliken e djeshme te Ylli Rakip Gazidede Vicidolit !
    Ai e demaskon persosmerisht vetveten si nje mercenar, si nje marionete, si nje lavire cheap crapp pa asnje vere, te Mouline Ruzhe, Rruges se Zjarreve apo Gropes se Hajdin Sejdise…
    Me nje telefonate tenden nga Parisi, sic e pogoing me zerin e figuren e tij, Ylli i Sali Gazidedes fabrikoi, falsifikoi, dizinformoi me gazeten e Gazidedes “ Albania” nje lajm te rreme Fake News per shqiptaret… per nje aksident
    A nuk veproi po ashtu per tragjedine mbare kombetare te 1987-es, per vrasjen e Azem Hajdarit, per Grushtin fashist te 14 shtatorit 1988, per Autostraden e Kusarise 600 milione euroshe Kombit, per Gerdecin, per Otranton, per ekzekutumit e 21 Janarit 2011… per Armet Kimike….
    Cfare nuk mund te presish nga diarrea mediatike e Hales politike se “ Bandes se Gangstereve” dhe … “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” qe e rrenuar deri nen themele 13 here Shqiperine ne 13 vjet Salikraci !
    Nga Halete rrjedhin vetem fekale, diarre…Kuterbim…!
    Bile edhe keto produkte organike njerezore e kafshrore kane me shume vlere se diarreja e ketyre truhaleve qe jane cakerdisur fare nga perparimi i Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, nga Byroja Kombetare e Hetimit dhe SPAK-u !
    Ndaj mos u merr me keta mercenare e marioneta te vetdemaskuara e vetedenoncuara se vetem ua rrit vleren dhe cmimin ne Pazarin e kurverise Polito- mediatike ….
    Diarreja eshte ku e ku me e dobishme se mutsihanja e tyre…
    Po ka edhe te keq en e vet: mban ere !
    Ke pune e misione shume me te medha ne dobi te Shqiperise qe Duam se sa te harxhosh kohe e energji me keta atdheshites e shtetrrenues qe e kthyen Tiranen e mbare Atdheun tone ne nje nevojtore masive e ne nje Kandahar !
    Shumezoji me zero!
    Denoi me heshtje !
    Leri te parfumosen ne kuterbimin e saj… !

  30. Ivan i madh says:

    Lereni se plasi tani ujqerit dhe cakejte miq te vjeter te shqyejne njeri tjetrin Rama, Zhei, Rakipi e kompani. Ata me pushtet te shqyejne pasurine e parate e popullit tellallet e medies që smunden te perlajne aq sa duan. Po i kercasin dhe shtrengojne dhembet deri ne shqyerie po prape terhiqen se kane halle e tyre se karoja po ra ne gremine do terheqe dhe qente e zagaret lidhur me te. Ishalla shqyeni njeri tjetrin te shpetoje Shqiperia dhe populli shqipetar nga ju felliqesira dhe egersira te pa ngopura.

  31. Mos u lodh says:

    K Ministri yne mund te kete 1001 te keqia,por bravo I qofte qe di ti preke atje ku ju dhemb keta gjoja gazetare apo analiste si e quajne veten qe te nxjerrin gjithe sterren qe kane grumbulluar prej vitesh per ti njohur populli nudo Keta kazanxhinj e perdorin te shkruaren per te nxjere inatin e tyre te grumbulluar e me sy te erresuar per hakmarrje shajne ,fyejne e ofendojne alla shqiptarce kur ne fakt I nxjerin fare fare bojen vetes Kjo eshte gazetari?????!!!
    Ti qe me mire e shpreh fytyra cfar shpirti ke sa pa mend je , po te ishe I zgjuar nuk nxirje inatet e tua qe ne nuk na hyne ne pune por kritikoe Ramen per problemet qe shqitsojne popullin Artir Zhei cfardo qe vetquan veten tende per ne je nje hic e mos u lodh kot se Ramen s’e arrin dot.

  32. Merati says:

    Edi ike pas shoke me demek te kane njohur si njeri qe i duheshe ketij vendi dhe i ke pas pas bythe dhe ti i tradhetove nuk ju dhe ndonje llokme per te ngrene ke bere mire,i paske njohur se perse te kane dashur tani ata lehin si qener mos u bej merak ata te hane menderen

  33. Cuku says:

    Artur Zhelja thuaj Likes dhe Mones te shperbjeja ata te Unazes se Re ,meqe pi ju dhimbskan shume
    E lepive kocken dhe per sot
    Shko turru te Likja te maresh ato kocka dhe vazhdo lepija « pianon» edhe Likes edhe Mones,,,,,,
    Je nje halabak ,si gjithe ata plerat e ekspozuara,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje