VIDEO: Shembja e kioskave buzë Lanës, ja fjalimi i Ramës në vitin 2004 për objektet e palegalizuara

24 Nëntor 2018, 16:18Politika TEMA

Qeveria “Rama” po përballet ditët e fundit me protesta të vazhdueshme tek Unaza e Re, për shkak se banorët kërkojnë shpronësime dhe kompensime 100% të objekteve të tyre të cilat preken nga ndertimi i rrugës.

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i prerë në lidhje me procesin e dëmshpërblimit duke deklaruar se nuk do të dëmshpërblehet asnjë objekt i palegalizuar dhe informal.

Por, me po të njëjtën situatë, kryeministri i vendit Edi Rama është përballur edhe 14 vite më parë, aso kohe kryetar Bashkie.

Bashkia e Tiranës, aso kohe do të ndërtonte Unazën e Re, por hasi në protesta të banorëve për shkak se objektet do të shembeshin dhe shtëpitë dhe bizneset ishin të palegalizuara.

Në një deklaratë nga Bashkia e Tiranës me 8 tetor 2004, që sjell Dritare.net, Rama kishte pothuajse të njëjtin qëndrim që mban edhe sot pas 14 vitesh në lidhje me objektet e legalizuara.

Rama i mëshonte fort faktit që çdo objekt i legalizueshëm duhet legalizuar, por ishte i vendosur për prishjen e çdo projekti që ka zënë hapësirë ku kalon një projekt.

“Ne do të bëjmë shkolla, kopshte, çerdhe e investime të tjera, dhe do të prishim çdo gjë që na del përpara. “-thoshte Rama në 2004.

“Asnjë qytetar, nuk do të ketë asnjë shansë që të mbajë nën këmbë asnjë centimetër kub ndërtim të paligjshëm aty ku bashkia e Tiranës do të ndërtojë infrastrukturën. Sa i përket projektit të Unazës së Re, është një padituri e madhe profesionale për të gjithë ata që e kundërshtojnë procesin.

Meqenëse unë jam nismëtarë i idesë së legalizimit, unë dua të jap pikëpamjen time në lidhje me këtë projekt:

Qëllimi i kësaj ideje ka qenë për t’i dhënë fund një herë e mirë, zonave informale dhe integrimin e tyre, për t’i dhënë mazhorancës një instrument për mijëra njerëz në nevojë të cilët gjatë lëvizjes demografike, erdhën drejt qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë. Duke iu referuar prevojave botërore, në asnjë vend të botës nuk ekziston legalizimi i gjithçkaje të ngritur pa leje.

Çfarë do të thotë t’i paguajë shteti? Qe t’i paguajë shteti, do të thotë që te prekim xhepin e çdo qytetari taksapagues, sepse kjo është forca paguese e shtetit. Forca paguese e shtetit është kontributi, i qytetarëve taksapagues, pra në xhepin e çdo qytetari taksapagues, i cili kontribuon për të pasur rrugë, shkolla, çerdhe, spitale, ne të fusim dorën për të paguar shtëpitë, për të paguar kafenetë, për të paguar bizneset, për ta paguar tullat dhe llaçin e atyre që kanë zënë rrugën.

Pra, qytetari taksapagues nuk mund të futet në Tiranë, pa paguar për të hequr nga rruga atë që është ngulur aty.

Çfarë do të thotë nuk ekzistonte shteti? Shteti nuk ekzistonte, por ligji ekzistonte, sepse po të mos kishte ekzistuar edhe ligji, të gjithë do të kishin bërë këtë punë.

Fakti që shteti nuk ekzistonte, nuk i jep të drejtën asnjeri që të shkelte ligjin. Në një kohë nuk ekziston shteti, vrasja, vjedhja dhe çdo formë tjetër e shkeljes së ligjit dënohet, në kohën kur shteti vjen, dhe mbi të gjitha ajo që është më shqetësuesja është që nuk kuptohet se ne po krijojmë kulturën e vënies se qytetarit korrekt ne shërbim ndaj të gjithë atyre të tjerëve që nuk janë korrektë.

Po vëmë përpara qytetarit korrekt, krimet e të kaluarës. Duhet të paguajnë të gjithë qytetarët korrektë të këtij vendi, të cilët kanë një mijë e një halle. Kjo do të thotë qe duhet sens mase në dëmshpërblimi ne atyre që meritojnë të dëmshpërblehen, por që nuk meritojnë ta kërkojnë shpërblimin nga fëmijët tanë. Duhet të paguajnë qytetarët korrektë për të gjithë ata të tjerë të cilët në një moment të caktuar ndërtuan pa leje”-thoshte ndër të tjera Rama në 2004.

Gjithashtu, edhe në vitin 2013 kur Rama në Astir kërkonte votën për zgjedhjet e përgjithshme, ai kishte po të njëjtin qëndrim kur banorët e pyesnin për pallatet e palegalizuara.

18 komente në “VIDEO: Shembja e kioskave buzë Lanës, ja fjalimi i Ramës në vitin 2004 për objektet e palegalizuara”

  1. ec aty says:

    Kush ka zaptuar dhe ka ndertuar pa leje, te shkoje ne PIDH TE S’EMES SE VET!!!!

  2. Zbatoj ligjin says:

    Ligji, vetem sipas ligjit. Sic vepron gjithe bota.

  3. Lennard says:

    Ne fakt duhet nje zgjidhje te ketij problemi ,ku ka fajtore nga te gjitha palet.kam nje propozim konkret.Shperblimi te jete 100% per te gjithe.Paret te mblidhen nga konfiskimet e Maskarenjeve te Politikes shqiptareve dhe nga te gjithe ata qe kane xhvatur nga fondet publike.DUKE FILLUAR nga Sali Gerdeci,Zen Sy-Peshkaqeni ,Like Floriri me Mona Baxhellen ,vete Edi Rama duhet te jape nje pjese te Pasurise se Tij ,po ashtu dhe te gjithe njerzit e rrethit te Tij.Jam i mendimit se mund te mblidhen miliarda.(Mendoni kur vetem Stani i Like Floririt ka mbi 6 Miliard Euro).Ky veprim do te kenaqte te gjithe popullin.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Para ketij propozimi, mund te kete edhe nje tjeter.
      Te heqin dore nga çdo lloj prone apo ish-prone te perfituar nepermjet ligjeve si i famshmi 7501 apo çdo ligj tjeter privatizimi etj, ne qytetet nga jane shperngulur por edhe ne zona te tjera (perfshire Tiranen) dhe pastaj le te shperblehen edhe 100% per zaptimet ne Unazen e Re!

  4. Ivan i madh says:

    Ne nga sharlatizmi jot po paguajme per sielljen e gongallave te tradhetareve dhe spaguakemi per keta hallexhinj. Keto thojani atij dellit Rama tregoja Zajos ne mbremje jo shqipetareve se jane pordhe syfyri.

  5. ALBAN DEGA says:

    AS LIGJI VETE NUK ESHTE MBI LIGJIN !

    A nuk ndeshkoi ligji me denim kapitalit me koke ne gijotine edhe vete “ Ligji jam une”, Luigjit e 14-te !
    Nje mesim shembullor per cilindo pa perjashtim!
    Askush, as vete … ligji aq me pak Luigji e Saliqi nuk jane mbi ligjin !
    Po te kini medyshje pyesni Luigjin e 14-te !

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    13 milion euro Bashes si demshperblim per prishjen e ndertimit te paligjshem. ligji dridhet, perdridhet dhe sperdridhet si tia doje kumandarit.

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    13 milion euro Bashes si demshperblim per prishjen e ndertimit te paligjshem. ligji dridhet, perdridhet dhe sperdridhet si tia doje kumandarit..

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    13 milion euro Bashes si demshperblim per prishjen e ndertimit te paligjshem. ligji dridhet, perdridhet dhe sperdridhet si tia doje kumandarit…

    1. Kazani says:

      O tope ka vendim gjykate po sjane paguar leket e skan per tu paguar najhere leket kaq e kipton ti apo jo

  9. shqip says:

    Z.km i Shqiperise . Nese e quan zgjidhje kete , qe ne te tjeret duhet te paguajme per qindra barbare qe ju sulen qyteteve , je ne krahun e krimit . Parate duhet ti paguajne , 1) gjykatesit , 2) policia ndertimore , 3) INUK , 4) hipotekat , 5 ) Aluizni ,, 6) kadastrat , , 7) , 8) …. , e me radhe i gjithe zinxhiri qe mundesoi kasaphanen ne R.SH . Si thua ti ? Ata te gezojne parate e korrupsionit , qe per hir te vertetes nuk eshte pasiv . Ndersa ne te paguajne perveç parave , edhe stresin , edhe talljen , edhe rrumpallen . Madje na sfidojne deri ne urrejtje . Urrehemi pse nuk jemi si ata . Na shohin shtrember pse kemi bote te ndryshme nga e tyrja . Nese do vertete te mbetesh gjate ne mendjen e Shqiptareve , pra te jesh nje Helmut Kol , nje Angela Merkel , apo nje Thecer , atehere vepro sipas ligjit . Fadromat perpara , ushtrine e policine mbrapa . Do shohesh qe do zbythen vete . Nuk Jane aq trima , as ata , e as kadrinjte , Salinjte , e soji sorollopi i tyre shpellare . Ketu Kane qene edhe perpara . Po ne kohen e Enverit edhe sh**** e benin me orar . Te ishin trima do kishin bere shtepi edhe ne ate kohe . Po vetem mendimi , dhe i bente keto qenie me bisht te gdhiheshin e ngryseshin me kenge per partine e pushtetin . Keta ishin te fundit qe moren vesh se o behej ne dynja . Kur u kthjelluan keta , e kuptuan boten xhungel , pa ligje . Sepse keshtu i mesoi Sali shkembori . Jo per gje . Po keshtu vendoset nje standart i rrezikshem . Atehere te gjithe qe Kane hedhur dy tulla ne vitet 90, sot kerkon demshperblim me çmimin e tregut te 2018 . Pa mendoje . Ka nje kategori njerezish qe i nxorren ne rruge me ligjin Olldashi . As qera , e as para nuk i dhane ketyre familjeve . E keta Jane pa dyshim.pjesa me e diskriminuar pas 90 es . Nuk ngeli Rom e shpellar pa marre diçka nga ky shtet . Vetem te debuarit e Olldashit nuk moren nje cent nga shteti . Nga ai shtet qe kishin paguar qerane , e kishin mirembajtur ato banesa ku i kishte sistemuar Po ai shtet . Qe ne fakt ishte edhe i yti , edhe I Saliut , edhe i Monikes . Keto Jane padrejtesira . E jo ato qe i shperbleni me 100 % ndertimet abuzive . Po qenka bote e rreme kjo . Punon bujku e ha zengjini .

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Sakte fare! Kjo eshte memoria historike dhe perqasja ligjore. Nu ka pse te veprohet ndryshe. Ne te kundert behet frymezim per veprime te tjera te kunderligjshme.
      Parimet themelore te drejtesise jane:
      Ignorantia legis non excusat (“Padija e ligjit, nuk shfajeson askend”)
      Dura lex, sed lex (“Ligji është i ashpër, por është ligj”)

  10. HQ-18 says:

    Merte rregullisht kokainën atëher. Ishte më i qeté.
    Tani ka harbuar fare.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Po ti “HQ-18”, ç’ke ngrene e pire, mut e shurre?

  11. Anarko-Sindikalisti says:

    Po ti “HQ-18”, ç’ke ngrene e pire, mut e shurre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje