Rama thyen heshtjen për Gruevskin: Strehimi në Hungari do të krijojë tensione

24 Nëntor 2018, 10:57Politika TEMA

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka komentuar për herë të parë strehimin politik që Budapesti ka pranuar për Nikolla Gruevskin.

Në studio me analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe gazetarin Artan Hoxha, kryeministri Rama u shpreh se për strehimin e Gruevskit ka një shqetësim të përgjithshëm, kryesisht nga aleatët perëndimorë.

“Unë nuk i di detajet e procesit, por jam dakord që ky strehim politik do të krijojë vazhdimisht probleme dhe tensione. Sepse ka një shqetësim të përgjithshëm jashtë Maqedonisë nga aleatët”, tha Rama në studion e emisionit “Java” në RTSH.

1 komente në “Rama thyen heshtjen për Gruevskin: Strehimi në Hungari do të krijojë tensione”

  1. Zambi says:

    Foli lideri suprem.
    Mire qe u shpreh se gjithe bota kishte ngel pezull e nuk po dinin cfare qendrimi te mbanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje