Ridvan Bode, një lajm i mirë për ekonominë dhe një jo i mirë për PD-në

24 Nëntor 2018, 21:12Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku, mes tyre, është edhe emri i ish-ministrit të Financave të PD-së, Ridvan Bode. Përtej elementeve të spektaklit që ka një emërim i tillë, për të cilat Rama është i njohur dhe mjaft i kujdesshëm, ky vlerësim ndaj ish-zyrtarëve të lartë të PD-së nuk është krejt i ri dhe i panjohur. Vlen të përmend këtu angazhimet e ish-zyrtarëve të tjerë të PD-së, si L. Demi, I. Rusmaili apo V. Zhiti, të cilët, në përfytyrimin tim, i bënin nder PD-së, po aq sa i bëjnë nder edhe angazhimeve shtetërore, pavarësisht përkatësive partiake. Duhet thënë edhe ajo se ky propozim vjen në një kontekst politik dhe social aspak favorizues për Edi Ramën, i cili në këto momente është i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmirësuar dhe kuruar imazhin e tij të ndotur.

Por le t’i kthehemi analizës, pavarësisht se mendjet e llogoreve do të më hidhen menjëherë në sulm e do të më kritikojnë, mirëpo, duke e ditur këtë fakt, kjo qasje nuk i merr në konsideratë. Ridvan Bode është një emër i spikatur i ekonomisë shqiptare. Këtë gjë e ka treguar disa herë gjatë karrierës së tij kur vendi ka qenë përballë sfidave të mëdha. Po ashtu, është njeriu që me emrin dhe punën e të cilit lidhet një pjesë e konsiderueshme e suksesit dhe reformave të mëdha ekonomike që bëri PD-ja, sidomos në mandatin e parë qeverisës (2005-2009).

Gjithashtu, Bode, qoftë në mbledhje të mbyllura, qoftë publikisht, ka ditur që të jetë autoritet i pavarur përsa i përket çështjeve ekonomike, edhe gjatë kohës kur ka mbajtur post ministror. Krahaso, fjala vjen, një ministër Financash si Bode me pasardhësin e tij dhe e kupton vlerën që ka njëri apo tjetri. Jo vetëm përsa i përket qeverisjes, por edhe gjatë kohës në opozitë, pavarësisht zhvillimeve të brendshme dhe pozicionimeve në PD, Bode ka ditur të jetë një figurë e balancuar, e drejtë dhe alternative, duke qenë larg shembujve të inateve dhe anatemimeve personale.

Më shumë se një herë, në dallim nga të tjerët, ai e ka pranuar publikisht që do të ishte i gatshëm të punonte për PD-në, qoftë edhe kryetar i thjeshtë seksioni. Qëndroi deri në momentet e shpalljes së listës së re të vitit 2017 një punëtor i palodhur partie, duke qenë i angazhuar deri në javët e fundit të kësaj periudhe pranë degës së PD-së në Berat. Edhe pas shpalljes së listës, pavarësisht pakënaqësive normale për çdokënd që dëshiron dhe merret me politikë, sërish ka ditur të jetë i arsyeshëm dhe i matur, qoftë në kritika, qoftë në deklarata, në dallim nga shumë të tjerë. Personalisht pata rastin ta njoh për një periudhë të shkurtër kohore, gjatë kohës që ai u angazhua për procesin e organizimit të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe sigurisht, duke qenë se kam punuar dhe bashkëpunuar me shumë politikanë të tjerë, nuk mund të mos më binte në sy serioziteti, profesionalizmi dhe koherenca në punën e organizimit partiak.

Kjo vinte edhe si rezultat i një eksperience të gjatë në drejtimin e Partisë Demokratike. Për të mos folur për sjelljen njerëzore në raport me njerëzit dhe militantët e partisë. (Në këtë parashtrim, nuk marr përsipër të analizoj rast pas rasti sjelljet e tij në raport me persona të caktuar gjatë kohës që PD-ja ka qenë në pushtet).

Në fund të kësaj analize modeste, do të risjell edhe një herë në vëmendje komentin e para pak ditëve më parë të një eksperti komunikimi, për të cilin, po ashtu, ruaj një konsideratë të veçantë, z. Neritan Sejamini, i cili, mes të tjerash, me të drejtë shkruante se “kur dëgjon bejtet e PD-së për buxhetin me “u ul”, “u ngrit”, “pakicë”, “shumicë” dhe pasthirma habitore dhe emocionale nuk di nëse duhet të tallesh apo ta kalosh edhe këtë gjë, edhe këtë herë…

PD ka nevojë urgjente për gjysmë ekonomisti. Madje, përballë këtij buxheti edhe këtyre politikave ekonomike vrastare e shkatërruese të qeverisë edhe një çerek ekonomisti do të shkëlqente”. Në këtë kuptim, emërimi i z. Bode në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është një lajm i mirë (aq sa mund të jetë) për ekonominë shqiptare dhe një lajm jo i mirë për PD-në, e cila e kishte në radhët e para të skalionit luftarak, e përdori deri në momentin e fundit, duke e angazhuar në Berat, e më pas i tha: “Më vjen keq, por të kemi zëvendësuar me një burrë më të mirë”.

P:S Ky koment është një tregues i respektit dhe konsideratës së punës së z. Bode gjatë kohës që ai u angazhua në Berat si i deleguar i PD-së për organizimin e degës para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Meqenëse nuk pata rastin t’ia thosha sa më sipër kur ishte aktiv në PD, m’u desh t’ia shkruaja sot, meqenëse rrugët tona nuk besoj do të takohen diku.

25 komente në “Ridvan Bode, një lajm i mirë për ekonominë dhe një jo i mirë për PD-në”

  1. Bamir says:

    O Namir , nga emri dukesh si tip pijaneci dhe padyshim pija e ka dhene efektin gjate ketij shkrimi
    Po te thoshe qe Rama po i fut ne thes, do ta besonim.
    Por , te besh nje te paafte dhe te akuzuar per vjedhje si Boden hero te finances eshte superidiotizem.
    Bodja njhet shume mire per grabitje ,ashtu sic njhet dhe Suela Popa , qe fermeret i kishin vene nofken HANXHARI nga qe i binte me hanxhar kokes duke i kerku lek pa ju dridh syri

    1. Sali Gerdeci says:

      I grabiti me urdherin e Saliut dhe i ndau me te.

    2. Albani says:

      Namiri tha qe e njeh personalisht,pra I ka pire disa gota nga ai.

  2. E sigurove edhe ti nje cek nga ai qe i kane varur zorret ne qafe per te ruajtur banken sic rruajti paret e shqiptareve ne piramida.

  3. Xaganjori Bashkim says:

    namir, ridvan, hasan dhe byrazere te tjere qe do bajne Albanistanin….

  4. Mozi says:

    Namir bashkeqytetari im! E ke “qare” po e ke qare fare! Vleresoje si partiak se eshte e drejta jote por si profesionist kundes se po gabon madje rende dhe shune rende. Ekonomia ne pikiade ne kohen e tij dhe shqiperia demokratike ne eter! Vleresoje si politikan eshte e deejta jote dhe fol se dikush edhe mund te te besoje. Si profesionist eshte si nzenesi yt qe perserit vitin. Po mos u gezo po fare madje fare se buk do behet dhe furca joy jote ku di veje, se ka ps shume po shume fate me te mire se ai.

  5. Grigor says:

    Shyqyr qe doli nje qe di te shkruajë, dhe nuk i been qejfin as Bashës e as Rames.
    Nuk e njoh kete Namirin, dhe nuk njihet njeriu nga shkrimet, por kjo nuk ka rendesi fare.
    Ky te pakten di te kritikoje qeverine mor burrë i dheut sepse na mbyten idiotet qe shajne Ramen se çfare vesh, se ku e ben shurren, apo sa te gjata i ka kembet. Debila.
    Pse te gjithë ata që Jane ne opozite me Ramen Jane ose debila ose maskarenj nderkombetare? Eshte fatkeqesi per ne te gjithë që nuk kemi nje opozite te hajrit, dhe Rama argetohet me Ylli Rakipin, Artur Zhejin (ketij nuk ja di mbiemrin e vërtetë) dhe Andi Bushati-Kapon

  6. Pedro i ri says:

    Ridvani eshte nje hajdut, idiot dhe KATUNAR.

  7. IVONI says:

    .. nuk e kuptoj kete lajm te mire per ekonomine , me c`baze e thone ..?!

  8. ministri iekonomise i kohes se piramidave ministri i kohes se Sudes dhe i vefes ai rama eshte gomar dhe i poshter

  9. Sqepiuri says:

    As analize as sinteze, s’di ç’emer ti vesh ktij shkrimi, ose mbase : po them dhe une diçka meqenese Kryeredaktori me ka dhene fjalen se nje dite do me botoje diçka..

  10. Rakickalliu says:

    O Ram! Po Jaçes, doganjerit te perjetshem, kusheririt te Ritkes dhe ortakut te tij ku do ti gjesh ndonje vend?

  11. Zagoriti says:

    Mero Baze nuk te nderon kjo qe Po ben.Nuk pastrohet dot Ritvani eshte ministri I financave ne kohen e piramidave Eshte nder te paret qe do te shkoje Tek 4 penxheret po u be ndonje dite Drejtesi ne Arnautistan.

  12. Analisti says:

    Kur ishte Bode minister ekonomia e Shqiperise ia kalonte dhe ekonomise se Gjermanise.

  13. Cudia says:

    Rama eshte thjesht nje mjeshter ne politik. Bode do duhej te rekomandohej ne fakt nga PD ne parlament nqs vertet PDja do funksiononte. Por mqs PDja e ka koken te sacmat ne protesta atehere ate pune e ben RMa dhe PDja del jashte loje.Populli shikon dhe tbote qe nuk na duhet te votojme me PDne se Rama na i ben te dyja edhe poziten edhe opoziten. Sa per vjedhjet qe ka bere Bode, do te jete sistemi i ri drejtesise qe do te veproje nqs Bode figuron diku per hetime. Rama je njish!

  14. Bostonian says:

    Ceshtjen e CEZ-it e tekajlove mbi shume te tjerave e se permende fare zoterrote!

  15. nardi says:

    Ne nje istitucion te tille duhet nje specialist jo partiak (aq me teper i akuzuar per korrupsion) !
    Nje levizje e gabuar dhe e qellimshe e Rames per ta nxjerre lojen jo shahmat por PAT.( nje loje e pa fund ne menyre qe te fshihen hajdutet e vertet perpara popullit).

  16. POPULLI says:

    PER TE MBROJT BALANCAT E DHE BYTHEN E TIJE RAMA TANI DO BEJE LLOJ LLOJ ALLISHVERISHI ME MERCENARE HAJDUT TE PD…..ASHTU SI LIKJA E SALIU DERRAT NJE TURI KANE KETO PAZARE NDIKOJNE NE EKONOMINE E VENDIT POPULLI VARFEROHET DHE ASNJE NUK DENOHET E TE SCDEMTOJE PRONEN PUBLIKE ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Troç says:

      Nje fshatar, nje i pa afte, nje llogaritar i thjeshte kooperative, kjo ishte zgjedhja e shemtuar e Berishes, Rama po e perserit marrezine e ati te Viçidolit

  17. Erion says:

    Ps, para kater vjetesh e quante te pa afte, hajdut, etj.. Tani eshte eksperti?
    Pas deklaratave bombastike të Bodes, ka reaguar vetë Partia Socialiste. Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati, akuzoi Boden se gjatë 8 viteve e zhyti Shqipërinë në borxhe. “Sot, kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish Ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime, ishte plot 720 milionë dollarë. Ne këtë borxh jemi zotuar ta shlyejmë: që investimet të rriten, që punësimi të rritet, që infrastruktura të përmirësohet, që shërbimet të jenë cilësore”, u shpreh Bushati.

  18. Kuq e zi says:

    A nuk ishte ridvani ministri me i korruptuar ne ballkan (akuzat e ps-s)?
    Akoma ka k**na te besojne qe ps e pd jane dy parti vec e vec!!!!
    Qe kur ndodhi mrekullia qe ridvani ngryset lugat e gdhin hizer !!!??
    Mere ka 10 vjet qe ridvanin e ben rezil tani i paska hy me llape dhe po lepin gjithcka ka peshty per boden

  19. xhemal says:

    prape ka njerez qe i bejne elozhe nje ninistri qe frymezoi organizoi.e realizoi marrezite kolektive te97 ku shqipetaret humben dinjitetin.pasurine .qetesine humben edhe jeten.per mua kuzhdo qe do te mbroj ridvanin e udheheqesin e tij shpirteror eshte njlloj pergjegjes me ta per tragjedite kolektive e pergatit nje trgjedi tjeter .ky do ishte nje motiv qe shqipetaret te protestonin me force kunder emeriti te ridvanit.per te mbrojtur nderin .dinjitetin pasurine.sigurine paqen sociale.drejtesine qe akoma seshte bere.se ho ky do ishte nje turp kolektiv duke pranuar qe ti varim ne qafe melcine ujkut

  20. Konti Monte Krrabes says:

    Kur fillon mandati i dyte dhitet puna keshtu u dhi saliu, keshtu po fillon edhe rama te dhjese ne poture, pttttttu fare e keqe.

  21. Elba says:

    Po gabon Z.Rama.Ridvan Bode perseri?Tragjedia e Popullit qe,humbi parate ne Firmat Piramidale nuk harrohet.Pastaj,do te shtoja,pse Fshatare?Nuk ka Shkodra Ekonomiste?Durresi,Berati Gjirokastra,Elbasani?Mendoj se Ridvani eshte karte e djegur.Eshte kthim mbrapa.Populli nuk do me Grabitqare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje