“Babai im ishte ateist. A ka shkuar ai në parajsë?”, historia prekëse e djalit që takoi Papën

26 Nëntor 2018, 15:09Bota TEMA

Historia prekëse e një djali që ka humbur të atin qarkullon në rrjet. Emanuele e takoi Papa Françeskun në sheshin “Shën Pjetër”, ku kishte shkuar bashkë me një grup fëmijësh. Gjatë pyetje-përgjigjeve mes Atit të Shenjtë dhe fëmijëve, Emanuele iu afrua mkrofonit për t’i bërë Papës një pyetje. Por ai nuk ia doli të thoshtë atë që kishte menduar.

Atëherë Papa e ftoi t’ia thoshte nga afër pyetjen. Pasi Emanuele u kthye në vendin e tij, Papa tha se kishte marrë lejen për ta ndarë me të gjithë historinë. Ai tregoi se Emanuele po qante për të atin, që kishte vdekur pak kohë më parë. Djali i kishte thënë Papës se i ati kishte qenë ateist, por megjithatë i kishte pagëzuar të katër fëmijët e tij. “A ka shkuar në parajsë babi im?”, e kishte pyetur ai Papën.

“Ky baba ka trashëguar forcën e të atit dhe pati kurajën të qante para të gjithëve ne. Nëse një baba rrit një fëmijë të tillë, atëherë ai është padyshim një njeri i mirë. Ai njeri nuk e ka pasur privilegjin e besimit, ai ishte ateist. Por ai i ka pagëzuar fëmijët e tij. Ai ka pasur padyshim një zemër të mirë”, tha Papa Françesku.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Papa tha se është Zoti ai që vendos se kush shkon në parajsë dhe ai ka zemrën e një babai. Ai i pyeti fëmijët nëse mendonin se Zoti do ta braktiste një njeri të tillë dhe të gjithë në kor u përgjigjën: Jo!

“E shikon Emanuele? Zoti me siguri ka qenë krenar për babain tënd sepse është më e lehtë për besimtarët t’i pagëzojnë fëmijët sesa për ata që nuk besojnë. Kjo me siguri e ka lumturuar Zotin”, i tha ai vogëlushit. (TemA TV)

5 komente në ““Babai im ishte ateist. A ka shkuar ai në parajsë?”, historia prekëse e djalit që takoi Papën”

  1. Luther says:

    hahahaha po mos u merxit or bir ser Papa eshte bir i Mefistofelit dhe nuk e ka problem.

    1. jon says:

      Shume bukur e the po kush e kupton . Faust

  2. Ivan i madh says:

    Pape po Berisha, Meta, Rama, Lulushi e klanet e tyre te kriminelve e hajdute që jane fetare dhe populli i do ne burg a ne hale. Cfare do beje zoti ku do i dergoje kete duam te dime se dhe keta e kane pasur zemren e mire duke i vrare, vjedhur e zhdukur duke ja letesuar jeten e tyre e familjeve dhe shtuar veshtiresite e varferine.

  3. Tonini says:

    Papa pastaj vazhdoi: “Eh more Emanuele, edhe Fahri Balliu ishte nje vegel qorre e komunizmit, ishte spiun i Sigurimit, ishte ateist dhe ka shkruar ne gazeten Zeri i Popullit dhe Bashkimi kunder kishave e xhamijave, ka spiunuar hoxhallare e prifterinj, mbas 90-tes Sigurimi e nisi bashke me grupin special t ua rrembente studenteve nga duart partine Demokratike, Fahriu u be i pasur, bashke me Xenin e Faten hodhen ne ere 26 njerez, i shkrumbuan dhe gjymtuan 300 njerez te tjere, i biri i Fahriut, nje debil, me te meta mendore, shkoi ne Angli, jetoi duke bere qejfe disa vjet me parate qe fituan nga Gerdeci dhe per merita te te jatit, ky debil u be deputet dhe ne krye te bandave te armatosura krijon konflikte me policine sipas porosise se ShQUP-it.
    Tani pyetja shtrohet. A do shkoje Fahriu ne Parajse?
    Papa u pergjigj. Fahriu ne parajse eshte, para ka sa te duash, ka 28 vjet qe vjedh, vret, sakaton, spiunon dhe ce gjeti? Mes te tera te mirave ne parajse, mes te Tiranes, ai nuk enderron parajse me te mire nga kjo qe eshte sot.

  4. VERI says:

    .. ZOTI, NUK JE TI QE NUK “MBLEDH ” DOT MASKARENJTE. QE KE RROTULL ..! ZOTI I DO TE GJITHE NJEREZIT NJELLOJ , PAMVARESISHT SE VENE APO JO NE KISHEN KATOLIKE , ORTHODHOKSE , XHAMITE , TEQETE E KANE E C`NUK KANE FETE E TJERA E TE SHUMTA ..!.. ZOTI MUNDOHET QE NJEREZIT TE KENE VLERA NJEREZORE GJE QE MUNGON NE DREJTUESIT E POLITIKES SE SHTETEVE TE SHUMTA TE BOTES, E JO ME TEK NJEREZIT E THJESHTE ..! . NJERIU I ZOTIT ESHTE AI QE GEZON VLERAT ME TE MIRA NJEREZORE , PAMVARESISHT SE ESHTE APO JO I VAFTISUR , PAMVARESISHT SE VJEN NE INSTITUCIONET FETARE , APO NE LIBRARITE E DIJEVE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje