Çfarë parashikon Brexit?

26 Nëntor 2018, 10:05Bota TEMA

Marrëveshja për ndarjen mes Beritanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë.

Marrëveshja rregullon edhe të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkësat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. BE i ka ofruar Britanisë së Madhe një lloj partneriteti “të ndershëm” ekonomik dhe politik.

Përfaqësuesi i BE në negociatat për Brexit, Michel Barnier, thotë se marrëveshja “është një hap i domosdoshëm për rikthimin e mirëbesimit mes BE dhe Britanisë së Madhe.” Edhe pas Brexiit raportet mbeten shumë të ngushta: “Ne do të mbetemi partnerë dhe miq.”

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, thotë se edhe PE qëndron pas kësaj marrëveshje. “PE e mbështetë këtë marrëveshje”, thotë Tajani. Deputetët e PE do të debatojnë dhe votojnë për këtë çështje në janar dhe në shkurt. Paketa e masave duhet të miratohet në PE dhe në Parlamentin britanik. Në Londër deri tani nuk ka ndonjë shumicë të qartë për këtë marrëveshje.

“Marrëveshja për një të ardhme më të mirë”

Para samitit BE-BM, kryeministrja britanike May i ka dërguar një letër kombit të saj, me të cilën kërkon mbështetje për marrëveshjen me Brukselin. Marrëveshja e respekton rezultatin e referendumit dhe paraqet një bazë të mirë për “një fillim të ri dhe pajtim”, shkruan May. Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti në Londër.

Marrëveshja është në interesin e kombit, si për kundërshtarët ashtu edhe për ata që mbështesin Brexitin, pohon May. “Kjo është një marrëveshje për një të radhme më të ndritshme, një marrëveshje e shansave të reja.” Parlamenti britanik do të votojë për këtë marrëveshje brenda disa javësh. May thotë se ajo do të angazhohet për këtë marrëveshje “me mish e me shpirtë”.

“Plani B”?

May i është drejtuar kohët e fundit disa herë përfaqësuesve të ekonomisë dhe opinionit britanik. Mediat britanike janë të mendimit se ajo në këtë mënyrë do të shtojë presionin ndaj Parlamentit. Krahas opozitës edhe konservatorët e ngurtë kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër marrëveshjes.Për këtë marrëveshje do të votohet në BM në pjesën e parë të dhjetorit. Por gazeta “Sunday Telegraph” shkruan se diaplomatët e BE dhe përfaqësuesit e BM janë duke përgatitur në mënyrë sekrete edhe një “Plan B”, në rast dështimi të marrëveshjes së arritur në Bruksel.(DW)

3 komente në “Çfarë parashikon Brexit?”

  1. Gerti says:

    “Per nje fillim te ri dhe pajtim” thone tani…hahahaa.
    Ku vajti krenaria?
    Ku vajti ” britania po i jep europes leket e saj”?
    Turp dhe prap turp ikja nga e.u.

  2. eksperti says:

    nuk jua pame ndonjehere hajrin ketij shteti legen,vetem pengesa ka sjedhe sa ishte ne BE,te zhduken sa me pare nga BE,anglia le te bashkpunoj me indine tani nuk na intereson ky shtet legen,mire e kishte Franca ne vitet 70 qe e bllokoje dy here pranine e anglise ne BE e aterheshme se e dinte qe vetem pengesa do sillte,tani keta zgjodhen rrugen e tyre drejt indise dhe jane te lire te ikin,ky shtet kurre nuk e perkrahu shqiperine per ne BE,vetem veto i veinte vendit tone,prandaj mua personalisht nuk e kam dashur kurre kete vend ne BE,mos flasim per demet qe i ben vendit tone ne vitet 1920 me shperberjen e trojave tona.

  3. rexha 10 says:

    VJIDHNI NJERI – TJETRIN TANI ,SE BOTEN DHE BALLKANIN E COPTUAT NE TRISHE BASHKE ME HAJDUTE E KRIMINELA TE MBRENDESHEM.
    KUJTONIN KETU SE ANGLEZET PUNONIN VETEM NE FINANCAT E DOGANA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje