Nga Andi Bushati
Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ai e demostroi me shembuj se kjo është e vërtetë. I vuri në resht të gjithë ministrat, – me një skenografi të menduar që më parë-, të pozonin së bashku me shqiponjën mbi gjoks. E bëri Ramush Haradinajn të nënshkruante mbi flamurin kombëtar dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me një akt viril alla Tramp, e tërhoqi me forcë krahun prej ish badigardi të homologut të tij, për t’a theksuar se qe, ai dhe vetëm ai, regjizori i kësaj mizanskene.
Të gjitha këto imazhe të ekzagjeruara ku është e vështirë të përcaktohet kufiri i hollë mes nacionalistit dhe patriotit qenë veshja simbolike e asaj që kryeministri shqiptar do të ligjëronte me gojë. Ai hapi për të disatën herë temën e bashkimit kombëtar, por duke hedhur një hap më përpara, kërkoi një përgatitje institucionale të diplomacisë së dy vendve për këtë objektiv dhe vendosi edhe një afat skandence: 2025-ën.
Natyrisht, ashtu sikurse ndodh në raste të ngjashme me të gjithë liderët shqiptarë edhe këtë herë nuk do të mungojnë komentet se Rama po vesh kostumin e nacionalizmit për të hequr vëmendjen nga problemet e brendëshme, apo se po flet për bashkim kombëtar për të shantazhuar ato qarqe perendimore që kanë filluar denoncimin e pushtetit të tij kriminal dhe të korruptuar.
Por, këtë radhë, problemi nuk është vetëm tek këto mëkate që i janë mveshur njëri pas tjetrit Berishës së parë, Fatos Nanos dhe Berishës së dytë.
E reja është se Rama po shton dozat anti europiane. Në optikën e deklaratave të kësaj të hëne është refuzimi i Brukselit që po detyron dy shtetet shqiptare të shkojnë drejt një projekti të përbashkët për 2025.
Sipas fjalëve të tij, fakti se BE, i premtoi kosovarëve lëvizjen e lirë dhe nuk ia dha (megjithëse ata e firmosën demarkacionin), fakti se Brukseli po përkëdhel më shumë sesa duhet Serbinë, fakti tjetër se frika nga ekstremi i djathtë po pengon përparimin e Shqipërisë, i detyron dy vendet të hedhin këtë hap.
Dhe pikërisht këtu kemi një ndryshim thelbësor të njërit prej akseve më të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme.
Nëse deri dje, të gjitha forcat serioze politike të vendit i përmbaheshn tezës “bashkim, brenda BE”, sot Rama po përpunon idenë: “bashkim si kundërvënje ndaj BE –së”, pra një lloj sfide ndaj indiferencës, injorimit dhe refuzimit që po tregon Brukseli.
Ndoshta as deri këtu këtu nuk ka ndonjë mëkat të madh. Sado të ketë brohoritur pro Europës, një komb i ndarë si i yni, nuk ka pse të mos ketë një plan B, aq më tepër sot që po flitet gjithnjë e më shumë për krizën e BE dhe të ç’integrimit të mundëshëm të saj.
Por, mëkati i Ramës nuk është ky. Nuk është as vizioni për të përpunuar një të ardhme alternative dhe as ai për të përafruar aksionin e dy qeverive me një qëllim kombëtar të përbashkët.
Loja e tij djallëzore konsiston në paraqitjen e situatës bardhë e zi.
Ai fajëson vetëm Brukselin, burokratët e tij, ankthin e tyre nga ekstremistët ksenofobë dhe komplekset ndaj Serbisë për mospërparimin drejt BE-së të dy pjesëve të ndara të kombit. Në gjysmën e gotës që sheh bosh, ai nuk thotë asnjë fajalë për shtetin jo funsional të Kosovës, për një shoqëri që nuk e ka kapërcyer dot sindromën e komandantëve të luftës, për një qeverisje të zhytur në krim dhe korrupsion, pa aq sa dhe kjo jona.
Përpos problemeve të vetë Europës janë edhe mëkatet tona –ndoshta edhe më të mëdha- që na bëjmë të mos avancojmë drejt saj.
Por, këtë anë të medaljes Edi Rama rrefuzon t’a shikojë. Ai e fsheh atë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke bërë që në dyzimin e kahmotshëm mes patriotëve, që luftojnë për vendin e tyre real dhe nacionalistëve që tentojnë të luajnë me emocionet e kombit të tyre virtual, ai të renditet me të dytët.
Pikërisht, nga që nuk përballet dot me tërë realitetin e hidhur, Rama tenton t’a fshehë gjysmën e tij. Ai i paraqet shqiptarët si viktima dhe Europën si të padrejtë. Dhe kur argumentat për këtë i mungojnë, kur e ndjen se ligjërimi i tij për BE-në si fajtor i vetëm, nuk është bindës, atë që lë mangut logjika ai mëton t’a mbushë me simbole.
Prandaj, këtë të hënë, veç fjalëve, ai u rek ta mbushë takimin e Pejës plot foto me shqiponja dhe autografë mbi flamurë, duke besuar se atë që nuk arrin ta bëjë dot një politikan i keq, mund ta plotësojë një regjizor i mirë.
Ti mos ha shumë …. mos na trego ironira, por nëse je shqiptar shkruaj për Shqipërinë. Me këto që shkruan ti sn shiti tek ata që të paguajnë. Ne, shqiptarët ja kemi besuar këtë radhë drejtimin, që siç thoni ju zotërinjtë mercenarë, tepsinë Partisë socialiste ose më qartë ” të majtës shqiptare”. Prandaj mos na bëni dërr dërr dërr.
Drinzi Bardhi
Eshte nip i Hysni Kapo Myftarit nga Tërbaçi, spiun i serbeve qe ne vitet 1920.
Çfar pret qe te shkruaje ndryshe?
Mire o bushat mire , grije sic di ti.. Po cfare duhet te presim o analist qe shqiperia te behet e pater si qelibari dhe pastaj te futemi ne Evrope…Kur do ndodhe kejo ne shek XX\\…?//////
Njesoj si Ivica Dacic e F> lubonja – Cfare mund tju thuash me shume.
O Bushat o mjeran o llum kazani kot tenton te perfitosh duke bere kritikun ekstrem te Rames.Ti je nje mercenar qe Rames nuk i acrohesh as tek pluhuri i tutave.Je nje mushmonje ne bythe te luanit ore fatzi.
O Zot! Po kush eshte ky njeri me emrin Andi, i biri i Mediut ,nipi i Hysniut dhe Vitos dhe djali i mamase qe la nom ne Tirone,qe na di te gjitha ky morr lapangjoz! Me c’te drejte ky berishian shkruan cfare t’i doje qejfi duke shpifur dhe ofenduar?! O poshtersi njerezore deri ku shkon? Cili eshte fundi yt llumi i shoqerise dhe medias shqiptare? Shpirti i komunistit eshte ngjitur tek jo qenije njerezore! Urrejtja paska qene ndjenja me e forte qe e mbizoteroke njeriun! Urrejtja nuk paska ngopje! Urrejtja e beka njeriun te poshter ,te vogel! Edhe Tosi i shkon prapa! Kane te njejten biografi! Kane te njejten ndjenje urrejtje per cdo njeri, qe eshte me lart se ata! Deri kur do te lejoni qe keta te mos helmojne me shqiptaret?
E more dhe nje bonus te mire edhe kete here Andi shurraqi.Gazetar funderrine.
Se cfare kerkon ti o Bushat … vetem ti e din. Shqiptaret po punojn dhe sakrifikojn ne sfiden e tyre per te arritur sadopak ritmin e duhur. Neve krahasohemi vetem me vetveten dhe me asnje vend tjeter kandidat e aq me pak anetar te BE. Per kete je koshient ti dhe kushdo tjeter. Europa na ka shume borxhe dhe eshte koha e momenti te na shtrije krahun drejt saj. Juve ju eshte qelbur goja e truri , Krimi e droga, a thua qe per europen eshte nje fenomen i pa degjuar. Eshte koha te maturoheni te gjithe ju analiste e llamarinista. Hipokrizia juaj tashme ka dale sheshit. Nese ju ka mbetur sado pak moral, distancohuni nga qendrimi djallezor dhe antikombetar …..
Hera e pare qe jam dakort me Bushatin.
Rama duhet te uli puplat e te merret me problemet e vendit
Nukund te rri ky legen pa hanger pak m.. Ky eshte mender anal- ist i perkryer po nuk lehu ky nuk ka kuptim perse nuk i zhdukni nga ekranet dhe gazetat keto monsta te se keqes. Rama po u shkakton ifrakt ketyre lloj specijeve
Vertet beson ti o Andi Kapua se Rumania,Bullgaria apo Polonia meritojne te jene ne BE???Une jetoj ne France dhe polaket e rumunet flene ne makina per te ikur ne pune te palare ne mengjes.Jam dakort qe politika ne Shqiperi e Kosove ka fajin kryesor,po,kjo nuk e justifikon urrejtjen tende.Per Sal Serbin nuk thua gje megjithese thone se ka ndihmuar qe gjyshi yt ti kthente patkonjte nga dielli.
@Nabukodonosor1
..E ku di gje Andi ca behet ne bote.
Qe shtypi ne Serbi nuk eshte i lire, apo qe Greqia e BE, dhe Italia paraqisnin ne EU bilance fallco te GDP dhe borxhit publik, etj..
Andi nuk i di te gjitha keto, sepse eshte thjesht nje i paafte, nje medioker dhe nje ish-cun blloku i perkedhelur, nje kokrra e koqes!
Ai thjesht shan dhe mohon vendin e vet, – gjeja me e thjeshte qe ben nje i pazhvilluar!
Ju ana listen tamam si Tao shtrigat e keqia jo keshtu po ashtu keni marr finxhanet e kafese e shtini falle. Por 1gje duhet ta dini. se Edi rama eshte burri dhe politikani me i mire we kemi pare keto 30 vite.
.. gazetari me shkrimin e tij ka shume te drejte ..!
IK O ANDI KURVA RUSE E PUTINIT !
Kaq shpejt i harxhove 250 mije eurot e RIA-s !?
Sa i lig je mor i uruar,cfare nuk nxjerr goja jote.
Eshte interesant reagimi i vellezerve siameze Bushati Lubonja,Qe te dy i bien fyellit ne nje vrime.Keto pjella te bllokut nuk e cajne menderen fare per shqiperine e shqiptaret ,por jane xheloz per ecurine e nipit tjeter te byrose Rames.Inatet e tyre personale mundohen te na i shesin si ide brilante,edhe pse e dine qe qelben ere kilometra larg.
Nipi i Husniut, sic ia shqiptonte shoku Enver emrin Hysni kapos, ka vendosur ta mund edhe i vetem Edi Ramen. ka iden qe eshte trim si gjyshi…Dhe ja cfare ndodh? Si gjithmone mijera komentues e mbulojne me mut inteligjencen e tij….
Andi o paska vene tere Ramistet te hidhen perpjete. Po e shpallet Shqiperine e perbashket tani, po me tej cdo beni?
Kazan
Kam neveri te lexoj deri ne fund lajthitet e tua.
Ky eshte komenti i fundit qe te bej.
U bej thirrje te gjithe komentuesve te Temes dhe Dites, por ne vecanti kryeredaktoreve te shtypit on line, te MOS HEDHIN NE TREG KETE LLOJ PISLLEKU DHE TE MOS KOMENTOJNE.
Patriotizmat dhe nacionalizmat fallco jane streha e fundit e maskarejve.
Me duket e sakte analiza e Bushatit
Une nuk kam asnje koment per shkrimin. Zoti Bushati eshte i lire te shkruaje ate qe mendon. Por, ju lutemi mos jepi me mundesine per te lene komente. Keto komente qe shkruajne njerezit jane dritarja nga e cila shohim dashakeqesine dhe injorancen qe dominon nder shqiptaret brenda por cuditerisht edhe jashte Shqiperise. Te pakten te hiqet mundesia qe ata te shajne publikisht…..le te shajne neper dhembe sic kane share para demokracise…..