Sharon Bulman nga North Yorkshire, dyshonte se dikush i hynte në shtëpinë e sa, por pasi instaloi një kamera të fshehtë ajo u befasua nga ajo që pa.
Në pamjet filmike pa se ishte pikërisht fqinji të cilit i besonte më së shumti, I cili hynte në shtëpinë e saj.
Gruaja 45-vjeçare është tmerruar, kur pa mikun Steve Gill, që hyri në dhomën e saj të gjumit.
Për më tepër, 49-vjeçarit të cilit Sharon dhe bashkëshorti saj James, ia linin në besim shtëpinë e tyre kur ishin në pushime, ai shihet ku ka marrë veshjet e saj të brendshme dhe provoi disa lojëra erotike.
Gill i kishte bërë kopjen e çelësit të derës së tyre të hyrjes, gjithashtu shikonte dhe në arkivin e laptopit, bisedat e Sharon me shoqet e saj.
Ai i ka pranuar veprimet e tij në gjykatë, ku është liruar me kusht, teksa i ndalohet t’i afrohet shtëpisë së tyre.
Çifti mbas kësaj që përjetuan kanë nxjerrë shtëpinë në shitje, për 200 mijë euro, pasi duan të shpërngulen diku tjetër. (TemA)
Titulli : Ish fqinji me i besuar, por ai i ben gjemen.
cfar asht ky titull ? Gjeme, do te thote vdjekje, e jo mahni erotike, seksuale apo si te doni ju quajeni, por jo gjeme. Gjeme, pse mori nje pal crape apo nje pal brek ?!!
Se kuptoj, cfar moshe keni ju gazetaret ? Pastaj thoni qe nuk na paguajne !! Kush paguan me kete nivel intelektual qe keni ju ?!!