Krahasimi mes veprave, ARRSH: Sa kushtoi mbikalimi i Kamzës dhe sa kushton Nyja e Shqiponjës

27 Nëntor 2018, 21:38Ekonomia TEMA

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pasditen e sotme, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri transparente për median edhe detajet për koston e nyjes së Sheshit Shqiponja.

Për efekt krahasimi, Qendro krahasoi një investim në një vepër tjetër inxhinerike të kryer në afërsi të kësaj zone, konkretisht Mbikalimin e Kamzës.

Qendro tha se mbikalimi i Kamzës është përfunduar në vitin 2008 kur vendin e drejtonte Partia Demokratike e cila sot është në opozitë dhe akuzon për kosto të fryra.

Vepra në fjalë është një mbikalim i thjeshtë dhe rrethrrotullim në nivel. Kostoja e kësaj vepre, të marrë në dorëzim me 17 defekte nga komisioni i ARRSH, rezulton se ka shkuar në 8.4 milion Euro.

Ndërkaq, nyja e Sheshit Shqiponja, e cila do të zbatohet si projekt më shumë se 10 vite më vonë kur çmimet e ndërtimit kanë pësuar rritje me 30%, ka një kosto thuajse të përafërt.

Nyja e Shqiponjës përbën një vepër inxhinierike komplekse me tre nivele: mbikalim 430 m; rrethrrotullim në nivel dhe nënkalim 310m. Kosto totale e saj shkon në 9.7 milion euro.

3 komente në “Krahasimi mes veprave, ARRSH: Sa kushtoi mbikalimi i Kamzës dhe sa kushton Nyja e Shqiponjës”

  1. Tironsi says:

    Po te mbikalimi i Kamzes trecerekun e fondit e vodhi Fahri Balliu. Atë marrin për etalon këta?

  2. QYTETARI says:

    SI NUK U VJEN TURP QE VAZHDONI TE DISKUTONI AKOMA PER MBIKALIMIN TE SHESHI SHQIPONJES DHE ZGJERIMI UNAZES.
    E PARA : BEHET STUDIMI I PLOTE I UNAZES.
    E DYTA : CAKTOHEN HYRJET E TRAFIKUT NGA VERIU, DURRSI, JUGU, LINDJA (ELBASANI) . ESHTE INJORANCE E QEVERISE BERISHA QE PO E VAZHDON QEVERIA RAMA QE TRAFIKU I VERIUT BASHKOHET ME ATE TE DURRSIT E TE JUGUT PARA SE TE HYJE NE TIRANE.
    E TRETA: ME FUTJEN E TRAFIKUT VERIUT DIKU MBI PASKUQAN NDERON MENJEHERE SITUATA DHE MBIKALIMI TE SHQIPONJA DHE ZGJERIMI UNAZES REDUKTOHEN.
    ETJ,ETJ,ETJ.
    KETO NUK JANE PUNE PER HAJDUTE E INJORANTE E ARMIQ TE KETIJ VENDI.

  3. MAKS VELO says:

    PO TE BESH nje analize per gjendjen anormale te tiranes,,,,,ketu kemi te bejme me dy gabime te medha trashanike urbanistike kriminale,,,pra ketu kemi te bejme per shkelje kriminale nga te dy qeverite demokrate dhe socialiste per 30 vjet ,,,si sali berisha dhe edi rama qeverisen pa plan urbanistik per tiranen,,,por saliu zgjodhi te lejonte te ardhurit te shkatarronin periferine e tiranes me ndertimin e getove ne kamez,paskuqan,bathore,shkoze,,e kudo,,,dhe kjo eshte nje shkelje kriminale ,,,,dhe edi rama qe kur ishte kryetar bashkie dhe tani kryeminsiter nuk beri planin urbanistik per tiranen dhe shkatarroi qendren e tiranes apo tiranen e para 1990,,duke ndertuar pallate te panumert ne nje sip te ngushte ,,pa hapsire per parking,,,kende lojrash,,rruge,,Tirana duhej te rritej ne drejtim te bulevardit te ri me plan urbanistik,,,,,prishja tani tek astiri eshte nje perpjekje nga ana e edi rames te prishe gabimet e saliut,,,,me qellim te lehtesoje peshen e gabimeve te veta ne tirane,,,,ose si I thone te laje mutin me shurre,,,,por asgje e mire nuk vjen nga keta dy uzurpatore te tiranes,,,keta duhej te ishin ne burg per shkaterrimin e qellimte te tiranes..////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje