Gjendet në Afrikën e Jugut 150 vjet pasi ishte zhdukur, portreti i rinisë së Charles Dickens

28 Nëntor 2018, 14:22Lifestyle TEMA

Një portret i rinisë i shkrimtarit britanik Charles Dickens, që rezultonte i zhdukur prej 150 vjetësh do të dalë në ankand në Londër këtë javë, pasi u gjet i mbuluar në myk në një treg në Afrikën e Jugut.

Portreti me bojëra uji nga Margaret Gillies, me vlerë 220 000 paund (280,000 dollarë), u pikturua në vitin 1843, ndërsa Dickens i ri, në fillim të viteve ’30, ishte duke shkruar “Një këngë Krishtlindjesh”.

Piktura e tregon shkrimtarin viktorian të pastër, të rruar, me flokë të gjata dhe me onde, një kontrast me imazhin e një Dickensi të plakur, me mjekër të gjata dhe me flokë të çrregullt, që jemi mësuar të shohim në libra.

Portreti është parë për herë të fundit në 1844 në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër, nga ku më pas u zhduk.

Portreti u gjet në fund të vitit të kaluar në KëaZulu-Natal nga një blerës i panjohur. Që atëhërë, piktura është restauruar.

Piktura është tani në duart e “Philip Mold and Company”, që pritet ta ekspozojë në Muzeun Charles Dickens këtë javë.

Nuk dihet saktësisht se si portreti u zhvendos nga Londra në Afrikën e Jugut. Një teori e hedhur nga tregtarët është se portreti është marrë në Afrikën e Jugut nga miqtë e familjes së familjes Dickens.

Muzeu Dickens, i vendosur në shtëpinë e ish-autorit, po përpiqet të mbledhë para për ta blerë portretin me një çmim të reduktuar prej 180 000 paund. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje