Shqipnia e Ismail Qemailit dhe e Isa Boletinit, sot asht Shqipnija e mallkimeve dhe trishtimit!

28 Nëntor 2018, 16:50Blog TEMA

Nga Fjolla Spanca

Dikur 28 Nëntori shënonte festën ma kuptimplote për shqiptarët (sidomos për ata jashtë kufijve të Shqipnisë)

Si fëmijë mbaj mend dhjetra demostrata, programe, konferenca e të tjera organizime në shenjë përkujtimi e thirrjeje për bashkimin e trojeve; në shenjë mirënjohjeje për mundin e shqiptarëve e në shenjë malli ndaj Shqipnisë që e ruanim në krahnor prej rrëfenjave të të parëve!

Qyshkur, në kujtimet dhe zemrat tona, Shqipnija ka pasë qenë nji zonjë e randë me gra e burra t’papërtuem që sakrifikonin edhe frymën për hir t’madhnisë së atdheut!

Shqipnija e librave të historisë së vyshkun, përherë ka qenë e fismja Tokë e synyme prej armiqve të panumërt, e cila qe lanun keq e coptuar mizorisht!

Shqipnija ka qenë mbi çdo gjë, amaneti, andrra dhe dashnija e pasosun!

– Ndërsa sot, teksa qielli i mbuluem prej vransinash të panumërta shtrydh rigat e para të shiut, takoj e dëgjoj shqiptarët që vjellin helm e vner mbi Shqipninë!

– sot ma shumë se kurrë, Shqipnija asht e huaj …

– të idhnuem e të zhgënjyem, shumë sosh kërkojnë veç me ik …

– me IK.

– të lodhun prej hallesh e dertesh, shqiptarët luten mos me i pa ma ‘as bojnat ktij veni’

– të mashtruem e të tradhtuem, të rinjtë kërkojnë udhë që të çojnë nëpër qytete ku s’asht marre me qenë njeri i qetë, i butë, i drejtë e i sinqertë

– Shqipnija e politikanëve të korruptuem; Shqipnija e drogës dhe grupeve mafioze nuk asht ma mëmëdheu i trunit që çelë dituni

– Shqipnia e Ismail Qemailit; Dashnija e Isa Boletinit … sot asht Shqipnija e mallkimeve dhe trishtimit!

E n’vend t’urimit tani asht zor me i gjetë fjalët e duhuna e me i kërkue shqiptarit t’drejtë me qëndrue n’Shqipni! Asht zor me e mohue zorin që e ka pllakos jetën e qytetarit normal që nuk ‘gjallnon’ me drogë!

Ama, me hesht asht turp!

Shqipnija asht e vogël për u ba nji e keqe aq e madhe, se ashtu duan ca – ca …

Në mos, edhe kur të jenë djegun tana shpresat, ka me ardhë vakti që sytë me u kthye kah Qielli … e ashtu, n’heshtje kanë me u knue vargjet e atyne që u asht ba padrejtësi …

– n’vend t’urimit sot kujtojme daten e lindjes se njinit prej burrave ma t’çmueshem qe pati najhere Shqipnija!

– Lindja e bac Ademit! Atij krahnori qe e nxani tanë Shqipninë dhe shqiptarët!

Ti je kanë emni i Parë,

gzim e frymezim!

tash, Anej kah prehet shpirti yt, qofsh mbulue me Flamurin e Dashnisë!

Na, ta kujtojna daten e lindjes se asht arome’ e Lirisë! Përmenje për secilin që prej tokës së vet don me ik!

#28nantor

#ademjashari

9 komente në “Shqipnia e Ismail Qemailit dhe e Isa Boletinit, sot asht Shqipnija e mallkimeve dhe trishtimit!”

  1. tafa says:

    Oj Goc pse sflet realitetin ti sic eshte Kjo feste veten ne periudhen 1945- 1990, e asaj kohe qe ti dhe shume si ti keni frike ta shprehni se ju quajn komuniste, festohej.Mos na fol periudhe te gezuar te ismail Qemalit dhe Isa Buletinit kur skishim as shtet e as gje prej gjeje,ishim shesh beteje i luftes pare boterore kishim nja 5 ushtri brenda u shpallen nja kater republika autonome etj etj idiotesira shqiptare.Heronjte i nderojme dhe duhen nderuar ne vazhdimesi,por si hartim pa lidhje ku shkrim me Bac Adem Jasharin

  2. tafa says:

    Oj Goc pse sflet realitetin ti sic eshte Kjo feste vetem ne periudhen 1945- 1990, e asaj kohe qe ti dhe shume si ti keni frike ta shprehni se ju quajn komuniste, festohej.Mos na fol periudhe te gezuar te ismail Qemalit dhe Isa Buletinit kur skishim as shtet e as gje prej gjeje,ishim shesh beteje i luftes pare boterore kishim nja 5 ushtri brenda u shpallen nja kater republika autonome etj etj idiotesira shqiptare.Heronjte i nderojme dhe duhen nderuar ne vazhdimesi,por si hartim pa lidhje ku shkrim me Bac Adem Jasharin

  3. vang says:

    Zonje e nderuar: Sot Shqiperia dheKosova eshte shume me mire se cka qene dhe me perpjekjet e te gjitheve do behet akoma me mire duke kaluar pengesat.Me ankesa e qarje nuk vjen gje e mire.Gezuar festat dhe mot me mire.I perjeteshem kujimi i te gjithe atyre qe luftuan per nje Shqiperi e Kosove te pamvarur.

  4. Askushi says:

    Mbaji pak frenat moj zonjush… nuk eshte kaq zi sa e ben ti

  5. Dash says:

    Sot ne kete date te rendesishme une do ti lija menjane mllefet dhe pakenaqesite sepse te siguroj zonje qe nuk e mendojme te gjithe njesoj dhe keshtu ja fusim vetes….nga ana tjeter nuk mund te presesh me shume, Shqiperia nuk mund te beje 10 hapa kur te tjeret bejne nje,mund te permend ketu me dhjetra cilesi negative tonat por ne jemi keta qe jemi ,te perpiqemi (ky eshte urim) me pjesen me te mire te permiresohemi….me pak durim dhe me shume optimizem

  6. Lani says:

    Te shikosh ne postin e presidentit Likehajdutin te trishton gjendja e Shqiperise.Vanitet shpresa.

  7. Bk says:

    Shume kekq Fjolla! Shume keq te shash vendin tend keshtu. Njerez si ti kerkojne medoemos qe ky vend te jete si shan ti. Dhe punojne me te gjtha menyrat. Ti ke zgjedhur ta shash me kete fjalor kaq te ndyre qe tregon shpirtin tend. Per fatkeqesine tende ky vend po perparon, ne Shqiperi jetohet shume me mire se ne disa nga vendet europiane. Por cdo vend ka hallet e veta dhe punon t’i zgjidhi.

  8. aleko says:

    Po ka nje te vertet qe shqetson sot vendin dhe qe e ngreh dhe zonja , Psikoza e paspjegushme e shqipetareve per te braktisur vendin e tyre, ..Permua keshtu eshte : Nje psikoze ikje nga vetvetja, dhe jo se qeveria nuk punoka , se paska droge , apo nga varferia e tejskashme….keto problem , si ankesa per qeverite , droga apo dhe problem ekonomike jane pothuaj ku me shume e ku me pak probleme ne te gjithe boten ., madje ka probleme te tille dhe ne vendet me te pasura 3e me te fuqishme…Por ne asnje vend te botes nuk eshte vene re nje emigrim I tille aq I madhe per nje vend aq te vogel si shqiperia…Personalisht nuk e besoj se nje nga arsyet kryesore qenka dhe varferia dhe mungesa e shpreses, per vet faktin se kontigjenti I njerzeve qe levizin ne vende te tjera ne shumicen dermuse nuk jane te varfer apo te pa pune , por te punesuar madje per cmimet dhe taksat tejet minimale te vendit , nje pjese e mire e tyre marrin rroga deri 1000 dollar e me shume akoma..Ahere po keta pse ikin..?/ pergjigja e tyre qesharake eshte : “‘Po ikij per nje jete me te mire”‘Kejo perkthehet qe sa do mire te jeshe ne vendin tend , nese ka nje vend tjeter qe mund te jete me mire akoma , une e braktis vendin…Po kejo per ata qe kuptojne cdo te thote?.. Do te thot kontigjenti I ikjes se popullsise nuk perfshin vetem te varferit por dhe te shtresese se mesme, madje ndonjehere dhe te pasurit..A nuk con kejo drejte shkaterrimit te shtetit shqipetare, kesaj here nga vet populli shqipetare , jo nga genocide turko greko serb qe paraardhsit tane I mbijetuan me dinjitet dhe trimeri,,..Po sot??? shih e shkruaj…Shqipetaret po e braktisin vendin , thjesht sepse nuk e duan ate…kaq e thjeshte , na pelqen apo jo , ky eshte realiteti..

  9. Baliu says:

    Qellimi i kesaj “zonjes” paska qene qe ta kontrabandoj bacen Adem si “figure qendrore mbarshqiptare”, dhe keshtu tju beje reklame kriminelave te Rognerit te cilet separi e kan tradhtuar, e mandej e kan privatizuar martirizimin e Baces si merite e tyre ekskluzive. Poashtu at rrenen e demaskuar disa muaj ma par se ditelindjen Baca e ka pase me 28 nentor, mundohet me kryeneqesi ta shes edhe ma tej si fakt. Baca ka qene thjesht nje viktime e terrorit serb si edhe shum shqiptar ne luften e fundit, e shqiptaria ka pase shum e shum luftar e dijetar ma te medhenje qe ia kan siguruar egzistencen dhe pavarsine. Gjendja ekonomike dhe politike sot nuk eshte e mire, fale “arritjeve” te kriminelave te Rognerit, por shqiptaria do te mbijetoj si popull shtetformues, dhe 28 Nentori ne balle te arberit do te shendrise per jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje