A ndikuat që Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI? Meta: Monika është rebele

29 Nëntor 2018, 21:44Politika TEMA

A ndikuat që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI-së? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Presidenti Meta në intervistën në emisionin “Opinion”.

“Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. 

Përkundrazi ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikuar”, tha kreu i shtetit.

Pjesë nga intervista:

Gazetari Blendi Fevziu: A ishit ju dakord që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI-së ose a ndikuat ju që të bëhej kryetare e LSI-së?

Presidenti Meta: Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. Përkundrazi ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikuar.

Fevziu: Po si, ia bën dhuratë? Sepse ajo kandidoi për kryetare.

Meta: Nuk besoj se në politikë bëhen dhurata të tilla, aq më tepër dhuratë për të qenë kryetar i një partie në opozitë.

Fevziu: Megjithatë për shumicën e vendimeve a është dakord me ju? Qëllon që ju konteston? Flasim për pjesën private.

Meta: Monika, në qoftë se nuk konteston nuk është më Monika, kështu që frymën kontestuese edhe rebeluese e ka pjesë të karakterit të vet që nga koha që unë e kam njohur.

Fevziu: Ka njerëz që mendojnë se ju jeni një lloj prapavije pak më e kamufluar e LSI-së apo edhe opozitës në raport me mazhorancën.

Pra, që do të thotë mbani postin e Presidentit, detyroheni të respektoni detyrimet kushtetuese të Presidentit, por në thelb jeni një njeri që vazhdoni të drejtoni Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Meta: Mendoj që kjo është thjesht një përrallë, për arsye sepse kjo është jashtë dëshirës dhe vullnetit tim së pari dhe së dyti është jashtë çdo mundësie.

Fevziu: Pse është jashtë dëshirës suaj?

Meta: Sepse nuk kam asnjë dëshirë që unë të vazhdoj të drejtoj një forcë politike, në kundërshtim me vullnetin tim për të përmbushur plotësisht detyrën që unë kam pranuar si Presidenti i Republikës.

Dhe së dyti, unë kam bërë gjithçka për Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga dita e projektimit, e themelimit edhe deri në ditën e largimit zyrtar përfundimtar nga kjo forcë politike.

5 komente në “A ndikuat që Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI? Meta: Monika është rebele”

  1. REZI says:

    Ne kete foto, me vjen keq ta them, por sepse me ngjajne si te zbritur nga fshati. Kombinimi i ngjyrave…le per te deshiruar, ndoshta eshte foto e vjeter, por fare pa shije. Sa per ato qe pyet Fevziu e pergjigjet Meta, dihen qe pa u bere dialogu.

  2. ham ham ham bushtra e sinanit, ja koka si qeni i stanit dhe iliri ki ki ki as e leshon dhe as e qi. says:

    rote kari.

  3. tafa says:

    .Me kete pyetje tmerresisht tendencioze e te pa meshirshme e carmatose fare Meten ..Si ka mundesi te kete dore ai ne rrokaden mes Ciles qe e vuri vete dhe Mones qe se ka asgje ,por kjo e fundit eshte grifshe eshte rebele dhe ai ska ci ben.Keshtu qe presidenti eshte i depolitizuar ska pune fare me partine e tij jo se jo por as me te tjerat.

  4. Kapedani says:

    Sa qenke plakur o Like hajduti. U pordhe pa mbushur 50 vjeç.Po ske faj jo ,ne njeren ane politika ( e vjedhjeve) te stermundon shume,nga ana tjeter ajo baxhella komleshe qe ke ne krah ta hengri shpirtin.Mona kurva duket si nje femer (ose mashkull) parahistorik.

  5. Saimir says:

    Parti famijare. President zonje e pare dhe kryetare e leshelise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje