Dje, shqiptarët festuan “Ditën e Flamurit”, një ngjarje që pa Ismail bej Vlorën nuk do të ishte bërë e mundur.
Por, gjatë viteve, familja e tij jo gjithmonë ka marrë nderimet e duhura.
Madje, djali i tij, Qamili, u dënua nga komunistët dhe vdiq në moshë të re për shkak të vuajteve nëpër burgje.
Ai ishte një nga 9 fëmijët e “Plakut të urtë të Vlorës”, të mbiquajtur “Baba të Kombit”, i vetmi i cili qëndroi në Shqipëri dhe që për faktin se s’iu nënshtrua pseudo-nacionalistëve komunist, i vuajti pasojat me jetë.
Qamil Vlora, vlerësuar “Kavalier i Legjionit të Nderit” (Francë), “Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut”, njohës i 12 gjuhëve të huaja… diplomat, një “encikolopedi lëvizëse”, vdiq nga turbekulozi që mori në burg.
Komunistët e dënuan për “armëmbajtje pa leje”…
Ishte vetëm 55-vjeç.
Biografia
Lindi në Stamboll, më 14 dhjetor 1895, ku kaloi gjithë fëmijërinë e tij, deri në vitin 1912, kur i ati i tij, Ismail Qemali, u largua përfundimisht nga Turqia për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.
Mësimet e para i mori në Stamboll, më pas vazhdoi Liceun në Nicë (Francë), ku mbaroi edhe Universitetin e Departamentit të Bouches du Rhône.
Pas vdekjes së Ismail Qemalit (1919) u kthye në Vlorë dhe në vitin 1921 u zgjodh Kryetar i Federatës «Atdheu» (Dega e Vlorës).
Më 1923 u vendos në Tiranë dhe u emërua sekretar i rangut të III-të në Ministrinë e Jashtme, ndërsa në fillim të vitit 1925 u emërua sekretar i Parë i asaj Ministrie.
Gjatë qëndrimit në këtë funksion u nderua nga Presidenti i Republikës franceze me urdhërin e lartë «Chavalier de la Légion d’Honneur» (13 nëntor 1926) dhe, dy vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme, u dekorua nga presidenti i Republikës shqiptare, Ahmet Zogu, me titullin «Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut».
Gjatë aktivitetit të tij, në Ministrinë e Jashtme, për një kohë të shkurtër u emërua kryekonsull në Selanik dhe zëvendës.drejtor administrativ i asaj Ministrie.
Në gusht të vitit 1932 u akuzua se bënte pjesë në «Organizatën e Fshehtë të Vlorës», një komplot antizogist. Pavarësisht se nuk pati prova për pjesëmarrjen e tij në atë organizatë, ai u largua nga Shqipëria, së bashku me familjen, dhe me ndihmën e mikut të tij Justin Godart u vendos në Francë.
U kthye në atdhe më 1939 dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në tetor 1943 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe vazhdoi si deputet deri në përfundim të Luftës II-rë Botërore.
Pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial komunist, duke mos pranuar bashkëpunimin me ta, më 10 dhjetor 1946, u arrestua me akuzën «armë mbajtje pa leje» dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.
Në burg u sëmur me turbekuloz dhe vdiq në Tiranë, pak kohë pas daljes nga burgu.
Ai ishte i martuar me Ylvije Dyrmishi, vajze e patriotit Ahmet Aga Dyrmishi, me te cilen pati dy djem: Ismail (1920-1990) dhe Xhevdet (1922-1993).(TemA)
.. po pse nuk nxirte leje katrani ..?! e or te urruar c`fare nuk rremoni ..!
Po festoni 28 pastaj festoni dhe 29. Dita kur komunistet erdhen ne pushtet dhe e zhduken e vrane dhe cfar mbeti gjalle nga familjaret e Ismail Qemalit i burgosen. Perfshi dhe popullin shqiptar. Ptuu rrace muti.
Vekja nuk pyeti per Bahriun , jo me te pyeste per Qamilin!?
Ic po Habili, vetem per armembajtje pa leje.
Pak ballist pak mitatist..u pa dhe puna e ketij qe iku per lesh.
Ligji i shtetit nuk kishte ndonje klauzole tjeter per armembajtjen pa leje.
Pse s’u zhduku te gjitheve .. race muti. Ja tek eshte Ismail Beu ..per jete te jeteve. Burre e jo mut si ju te tjeret.
.. kam bere nje koment qe pse cuni i Ismailit nuk i nxirte leje armes “!.. BESOJ SE KESHTU NUK DO TA DONTE AS I JATI , POR TEMA , VONON ..! PSE ..?!
Ore, ai edhe kolaboracionist edhe me arme pa leje! Ku e conte mushka?! Duket se ligji vepronte per te gjithe, nuk pyeste kush ishe.
Diktatori Enver e helmoi me turbekuloz?!
Po diktatori Zog c’beri me Bajram Currin? Po me Luigjin, … E, keta nuk ishin me pak te rendesishem se zoti Qamil, qe, te themi te drejten, vec se ishte i biri i babait, nuk kishte ndonje kontribut te shquar, madje e kishte qelbur jo pak.
Pyetje: A duhet te jene te gjithe njerezit te barabarte perpara ligjit? Sot sigurisht qe nuk jane por aterhere ishin te gjithe te barabarte perpara ligjit . Tjetra, anetar i keshillit te shtetit dhe deputet ne kohen e pushtimit te shqiperise, shkurt kolaboracionist, qe ju e kaloni si gje pa rendesi. Gjithsesi Enver Hoxha nuk la gje pa bere per babain e kombit, ne arte figurative, ne histori, ne monumente te stermedha per te, e deri ne nje film te mbrekullueshem ku luajne aktore te paperseritshem . Sot per te, ashtu si dhe per Skenderbeun, apo vete Enver Hoxhen gjitholloget shqiptare me mendesi antishqiptare kane nxjerre ne treg nje mal me shpifje
PRETEKSET E ENVERIT DHE TE COBANEVE KOMUNISTA ….. ATO U HENRGEN ME NJERI TJETRI SI QENTE DHE DO TI BENIN DHURATE BIRIT TE HEROIT SHQIPTAR ISMAIL QEMALI …. CFAR MUND TE PRISJA NGA NJE ANALFABET QE NGELI 4 HERE NE KLASE NE FRANCE ..NGA NJE ANALFABET …QE DOLI ME SERBET NE FOTO SI PEDERAS … ENVERI ISHTE ME TRADHETAR ME I MADH I SHQIPTAREVE ……NJE ZGJEBS NJE TURK I QELBET QE VETEM RRACA E VET JETONTE IS PASHALLARE … DHE MOS E BARAZONI ENVERIN ME ZOGUN .. ZOGU SULMONTE KAMUNISTAT SE ISHIN SEMUNDJE E PISET SIC E BEN EDHE EUROPA AMERIKA …