FOTOT/ "Sarandiotja" që po "pushton" botën me muzikën e saj

29 Nëntor 2018, 10:22Lifestyle TEMA
FOTOT/ "Sarandiotja" që po "pushton" botën me

Këngëtarja shqiptare Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj Sweet but Psycho.

24-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë ne I Tunes në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë është duke u ngjitur me shumë sukses në top listën australiane, kanadeze dhe atë amerikane.

Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.

9 komente në “FOTOT/ “Sarandiotja” që po “pushton” botën me muzikën e saj”

  1. Xhaa Suloja says:

    Ju lutem mos thoni se femrat e “çliruara” nga morali nuk dinë të shesin trupin e tyre. Shikoni sa shumë cuca, çika, goca ka ky vend që po shastisin “kurvarët”?. Çudi, vetëm vajzatë nuk po dalin në shesh???!!!.
    Qeshu rini, qeshu se Bota është e shkurtër. Mosha për të joshur kaq e ka cakun 20 vjet pastaj , të shkretat, fishken, bëhen oshafkë????. Hahaha
    Ej, mos e merrni seriozisht se shaka po bëj! Të gjithëve ju a ka enda! $$$$$$&&&&&
    Xha Suloja

    1. Gigi says:

      Qaji hallin o xhaxho

  2. Xhemo says:

    Jo Ska mundesi shqiptare, kjo esht greke sipas tfgs.
    OH harrova greket kan mbiemrat me oglu ne fund, tamam si greket e lasht.
    Shkoni tfgs, mbiemrin e ka shaqiri, mbiemer I mirefillt “grek I lashte”

  3. Nik says:

    Ore trushkulur si mund te quhet sarandiote…?
    Ajo as qe e njeh Saranden mor derdimen , ajo eshte amerikane me prejardhje shqiptare.

  4. Uebi says:

    Kjo babain e ka me origjine nga Qeparoi dhe nena i ka punuar te kundragazi ne uzinen kimike te ushtrise. Te dy prinderit i kane lindur ne Tirane, se nga doli prej Sarande vetem gazetari qe ka qullosur artikullin e di.
    Me pare kane shkruar se ishte kosovare. Jepi dum tymllikut gazetaro!

  5. pavelk says:

    Armanda eshte qeparotase !

    I ati Pavel Dhionis KOCI

  6. Pellazgos says:

    O Xhemo e “gjete” cdo te thote fjala Al- bani?
    Ate be ty,se Hamzai Sulejmani,Mehmuti,Abdyllahu e fime we jane “Ilyre”.
    Dhe per “fat” te mire jini shume.

  7. Anima says:

    Si nuk ndryshuam ne shqiptaret.
    Eshte andej e eshte ketej ku u be kjo e nga doli ajo.
    Nuk u gezuam njehere per dike qe ka gjakun tone e ben emer ne muzike.
    Merrni shembull nga kosovaret qe mburren me talentet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje