VIDEO/ Dua Lipa urim special për Ditën e Pavarësisë, shfaqet me flamurin kuq e zi në mes të koncertit

28 Nëntor 2018, 16:08Lifestyle TEMA

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar të urojë Shqipërinë për Festat e Nëntorit.

Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me flamur në dorë para gjithë fansave të saj.

Videon e ka shoqëruar me dy imazhe pranë partnerit Isaac, ku të dy shkëmbejnë puthje teksa janë të mbuluar me flamurin shqiptar.

Nuk munguan edhe fjalët e Duas në gjuhën shqipe: “Urime dita e flamurit Shqipëri me shumë dashuri. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri.”

Ndërkohë, artistet e tjera shqiptare me famë botërore si Bebe Rexha e Rita Ora nuk kanë bërë ende një urim.

1 komente në “VIDEO/ Dua Lipa urim special për Ditën e Pavarësisë, shfaqet me flamurin kuq e zi në mes të koncertit”

  1. Wendy B says:

    Shume kinge ❤️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje