Gjermani, policia bastis zyrat e "Deutsche Bank"

29 Nëntor 2018, 21:15Bota TEMA

Policia gjermane bastisi të enjten gjashtë zyra të Deutsche Bank, të cilat ndodhen brenda, apo rreth qytetit të Frankfurtit, mbi dyshime për pastrim parash të lidhura me ato që njihen si “Panama Papers”.

Njoftimi u bë nga zyra e prokurorisë publike.

Prokurorët po hetojnë lidhur me aktivitetet e dy punonjësve të Deutsche Bank, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike, nën pretendimet se kanë ndihmuar klientë të bankës për të krijuar kompani jashtë vendit me qëllim pastrimin e parave.

Njoftimi vjen ndërsa banka po përpiqet të rregullojë reputacionin e saj të rënë poshtë për shkak të tre viteve mbushura me humbjeve financiare e skandale për shkak të keqpërdorimin të ligjeve rregullatore.

Hetimet nisën pasi prokurorët po rishikonin dokumentin e ashtuquajtur “Offshore Leaks” si dhe “Panama Papers”, njoftoi zyra e prokurorit.

Offshore Leaks është emri i një raporti që publikoi detaje mbi 130 mijë llogari jashtë vendit, në të ashtuqujturat parajsa fiskale”.

2 komente në “Gjermani, policia bastis zyrat e “Deutsche Bank””

  1. tfgs1 says:

    gjermonet hajdut!!!!??? NAIN! gezuar ramazonin,do te thoshte Hitleri……………

  2. Llili says:

    Babbbaaah baah,
    Tash do na dallin lidhjet e politikaneve tone qe shkojne aq shpesh ne Germany..
    Rrnofte Germani. Cdo here di si me vepruar me shqiptaret…
    Tirana papers ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje