VIDEO +18/ Momenti i tmerrshëm: Vajza vret me armë pesë të rinj

29 Nëntor 2018, 11:25Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur një femër është filmuar duke qëlluar me armë pesë të rinj të cilët mbetën të vdekur në vend. 

Ekzekutimi u zhvillua në lagjen e Insurgentes Sur në Meksikë, të hënën në mbrëmje rreth orës 18:00. 

Një burim i ushtrisë tha se të shtënat kishin ndodhur në një festë për përvjetorin e martesës së një prej viktimave. 

Sipas mediave lokale identitetet e vrasëses dhe viktimave ende nuk janë bërë të ditur. 

Vajza shihet në video duke u afruar pranë burrave në motoçikletën e saj dhe papritmas hapi zjarr. 

Fqinjët që dëgjuan të shtënat menjëherë thirrën Kryqin e Kuq meksikan dhe Sekretariatin e Sigurisë Publike. 

Autoritetet arritën në vendngjarje brenda disa minutave dhe të gjithë burrat u shpallën të vdekur. (TemA) 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje