REPLIKAT/ Altin Basha, "sherr" me Laert Vasilin: O ti patriot i madh, zëdhënës i qeverisë!

30 Nëntor 2018, 09:22Sociale TEMA

Dy regjisorët Altin Basha dhe Laert Vasili u përplasën në akuza të forta midis tyre në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit.

Ata kanë debatuar në lidhje me festivalin mbarëkombëtar të teatrit, ku Basha e ka cilësuar një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare, ndërsa Vasili i është kthyer se pse e pranoi çmimin që mori kur e quan propagandë.

Më tej Basha hodhi akuza të forta duke e quajtur Vasiuli si zëdhënës të qeverisë.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Të shohësh me nihilizëm kryeministrin shqiptar në Kosovë dhe dy duar që bashkohen me një flamur dhe të thuash jo nuk duhet folur për bashkimin e trojeve, më fal…

Basha: Kush e tha këtë?

Vasili: Bashkimi i trojeve duhet të ishte bërë dje jo në 2025-n.

Basha: O ti patriot i madh, kush e tha që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bashkohen në 2025-n? Ajo që unë thashë ishte kjo, është propagandë pasi jemi dy shtete jo funksionale. Kemi probleme të mëdha ekonomike. Ne nuk njihemi ti thua bashkim kombëtar. E dini shumë mirë çfarë ndodh atje?

Vasili: Unë pashë festivalin mbarëkombëtar të teatrit, unë pashë trupa që erdhën nga Kosova.

Basha: Festivali mbarëkombëtar i teatrit është një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare.

Vasili: Ti more çmim, pse nuk e refuzove?

Basha: E meritova.

Vasili: Këtej thua propagandë, këtej pranon çmimin.

Basha: O ti zëdhënës i qeverisë shqiptare dhe i bashkisë së Tiranës.

Vasili: Qetësohu pak me këto emërtime. Ti je përgjegjës edhe për estetikën që lëshon prej 14 vjetësh ndaj artit shqiptar dhe je përgjegjës për skeçet tek Portokalli. Mos më thuaj zëdhënës i qeverisë dhe bashkisë.

Basha: Ti nuk je zëdhënës i Leart Vasilit për sa kohë më thua mua që po kritikoj qeverinë.

Vasili: Ke ardhur për të nxirë një situatë dhe thua propagandë, propagandë.

Basha: Nëse ty të duket Shqipëria si Gjermania s’kam çfarë të them.

8 komente në “REPLIKAT/ Altin Basha, “sherr” me Laert Vasilin: O ti patriot i madh, zëdhënës i qeverisë!”

  1. tafa says:

    Altin Bashes i eshte krehur shume bishti si per anen profesionale ashtu dhe per hapjen e rruges drejt politikes.Ore cun je antar i pd-s ,e do salen se e ke nga fshati dhe mire ben sipas mendjes tende.Kerkon te zesh ndonje post nese ajo parti vjen ndonjehere ne pushtet eshte e drejta jote te shohesh endrra.Por te hedhesh balte mbi qeveritaret e sotem kosovar e shqiptar ,nderkohe qe per krimet e poshtersite e idhullit tend SALI berisha ndaj popullit shqiptar hesht e kthehesh ne memec do te thote qe je jo vetem mendje shkurter por bashkepuntor ne krim.

  2. Nardi says:

    Basha e mban veten per regjisorin me te mire,e quan dhe portokallin si programin me te arrire te humorit,nderkohe qe portokallia eshte nje program me nje nivel skandaloz.Altini,si derr qe eshte,e ka hallin gjithmone tek paret,por per kualitet le shume per te deshiruar.

  3. Amy says:

    ai emission mbreme i dirigjuar nga Artur Zheji me lolot e Portokallise ka qene nje skandal me vehte, Dihet kush eshte Zheji dhe dihet se ke fton ai neper emisionete tij, qe vetem do te shaj Ramen dhe qeverine qe ai drejton, dhe pse e ben gjithe kete do pyesni ju ? I eshte futur kunati ne burg, drejtor i LSI qe ka vjedhur dhe Prokuraria dhe Gjykata jone e ka denuar, por kjo nuk i mjafron Zhejit ai ben pergjegjes Ramen, berisha Basha Meta jane te mire sipas atij, se e lane te vidhte kunati i tij,
    Ky Zheji nuk ka turp dhe cipe, por si ka mundesi qe aktorete Portokallaise te behen mashe e tij ne nje emision qe doni te shanin vetem Ramen ? turp tu vij Salcanon, Bashes dhe atyre minjve te tjere, Laert Vasili eshte djele me mend dhe me llogjike,

  4. Dash says:

    TAFA ?…..ketij i eshte errur mendja nuk di cthote !

  5. Roberto says:

    Altin Basha eshte legen dhe inatci. Ai nuk eshte kurre me i pregatitur sa Laert Vasili. Une kam disa kohe qe e degjoj neper debate dhe emisione te ndryshme. Kam pare qe Laerti ka njohuri shume shume te mira ne historine e vendit tone por edhe te Greqise ku ka jetuar disa vite. Ben nje analize per tu pershendetur dhe perballet pa problem me te ashtuquajturit analiste qe pellasin neper televizione c’do dite. Learti eshte pro teatrit te ri por Altin Bashes nuk i pelqen kjo gje edhe pse ne parim eshte dakort. Kisha nje simpati per kete person por dje u tregua shume legen burre.

  6. aleko says:

    Hajde regjizor hajde, dashka dhe shqiperine si Gjermanin ky Altini qe te mos e shaje…ha ha , ok zoti altin , mos u murzit se ky barazim vjen shpejt, sa te vije Basha ne fuqi , dhe hop shqiperia behet Gjermani…A mjere ne ku jemi katandisur: edhe njerzit qe merren me kulturen kane lajthitur pa le me te tjeret…

  7. Thonj pa preri says:

    Basha e paska kuptura gafen qe beri duke braktisur kauzen e Teatrit. Hoqi dore nga liria intelektuale.
    Nuk eshte vone per tu kthyer.

  8. ErionS says:

    Respekt per Laert Vasilin ; edhe nje njeri me dy klase shkolle mund te dalloj ndryshimin ne dialogun e nje njeriu me dy pare mend dhe Zotit Basha “regjizorit artistik” Bashkohem ne ate qe cdo qeveri ka kusuret e tij dhe gjithmone ka vend per kritika madje dhe te medha …por kur shikoj Zhejin, qe kam respect si analist por kursesi si drejtues emisioni, qe packa se ka opininin e tij per Ramen, POR aty eshte drejtues emisioni dhe duhet te jete drejtues dhe respektues I fjales dhe kohes, ne te kundert te vazhdoj te bej analistion, qe sic e thashe kam respekt dhe e ben shume mire, por jo, kurrsesi drejtues emisioni. Me erdhi keq per artistet e tjere qe kam respekt neper skece , por kur I shikoke ne jeten e perditshme peson nje zhgenjim nga menyra e batutave, ngerdheshjeve… nje artist humori, kengetar duhet te rrije larg tavolinave te analizave politike per shume arsye ; etike ne rradhe te pare , respekti ndaj spektatoreve dhe bagazhi politik ( qe disa edhe mund ta kene, nuk eshte ofendim). Por Laerti dje ishte shume me lart analizes se sa Bashes, duhen lene inatet , pasioni, zhelozia dhe duhet pare panorama e madhe e gjerave . duhet nje mendje e ftohte per te pare pak me larg ngjarjeve qe mund te ndodhin edhe si simbolike …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje