VIDEO/ Gafa qesharake në samitin e G20: Rojet ngatërrojnë zyrtarin kinez, e nderojnë me ceremoni dhe harrojnë Presidentin Xi

1 Dhjetor 2018, 14:06Lifestyle TEMA

Presidenti kinez Xi Jinping ishte në një ceremoni mirëseardhje, pasi mbërriti në Argjentinë për samitin e G20.

Por ceremonia filloi pak më heret se ç’pritej, sapo roja e nderit pa një zyrtar kinez të dilte nga aeroplani.

Kur u hap dera e aeroplanit dhe jashtë doli një zyrtar kinez, anëtari i rojeve të nderit bërtiti duke bërë një prezantim formal të Presidentit XI.

Filluan nderimet dhe muzika u vendos në sfond, por jo për Presidentin.

Ceremonia e parakohshme vazhdoi derisa zyrtari kinez zbriti poshtë shkallëve. Dhe disa sekonda pas kësaj, ceremonia duhej të rifillonte sapo presidenti aktual kinez të fillonte të dilte nga aeroplani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje