Nga Ogerta Manastirliu
Akuza e sotme rreth Doktoraturës time, nuk është një nga ato akuza të përditshme, për të cilat mjafton një reagim mohues. Eshtë një akuzë që cënon direkt dinjitetin tim, atë të profesorëve të mi dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim.
Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.
Për sa më takon, e them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale.
Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t’i zërë vendin të vërtetave.
Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet.
***
Më poshtë, deklarata e Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë:
“Punimi i Doktoraturës me temë: “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet.
Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit.
Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe.
Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen”.
Doktoratura është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kjo ministre eshte plagjiature komplet!
Ajo ben plagjiature nga kryeministri Rama,qe kur i shkruajne qytetaret NUK I PERGJIGJET!
Edhe kjo e ben plagjiature metoden bajraktariste te Rames!
I kam derguan dy e mail me ankesa per dobesi te ambulances se nje lagjeje,por as sot pas nje viti nuk me ka kthyer as pergjigje formale!
Kjo nuk meriton te jete ministre se nuk i sherben shtetit,popullit,por PADRONIT qe e ka vene ne ate pune!
Shporreni kete palo ministre qe nuk vlen as per portiere tek porta e ministrise!
Kjo nuk merret me punet e saj por shetit neper Shqiperi,atje kiu shoqeron Ramen apo Veliaj per gjoja ate palo bashkeqeverisjen!
Kjo eshte vete shembelltyra e keqe e kesaj fantazme qe quhet bashkeqeverisje!
Une i pashe krahasimet e dy punimeve, atij Afrikanojugor dhe atij te znj. Manastirliu. Me vjen keq, por argumentet e znj. Manastirliu nuk i largojne dyshimet e arsyeshme per plagjiature. Fakti qe ne hyrje jane disa paragrafe qe jane perkthyer dhe renditur EKZAKTESISHT si ne punimin Afrikanojugor, hedhin shume hije mbi menyren si eshte punuar teza. Pavaresisht se sa shtrihet plagjiatura (2 faqe apo 85 faqe), ajo mbetet plagjiature. Znj. Manastirliu shprehet qe rezultatet jane origjinale dhe pjesa shkencore e punimit eshte po ashtu origjinale. Ja ta marrim qe eshte keshtu… Sdq, mua si njeri i zakonshem me lind dyshimi qe pjesen teorike dhe pjesen e trajtimit te pergjithshem te temes, zonja e ka marre pak a shume gati, dhe ka punuar mbi pjesen tjeter. Ky eshte nje dyshim i qenesishem nga cfare pashe une ne krahasimin e punimeve, dhe dyshimet per plagjiature mbeten.
Nuk eshte faktor lehtesues fakti qe pjesa shkencore eshte origjinale. E cfare pastaj? Per mendimin tim, zonja duhet te kishte vene reference pikerisht punimin Afrikanojugor per kete pjese, dhe do ishte ne rregull, sepse duket qarte qe e ka konsultuar dhe e ka marre praktikisht njesoj. Fakti qe nuk e ka bere, tregon qe i ka pelqyer forma e hyrjes dhe ka dashur ta kaloje si te ishte e saj!
Nqse punimi afrikanojugor ekziston dhe eshte sic eshte paraqitur, nuk kam asnje dyshim qe zonja e ka pare, konsultuar, eshte bazuar ne te, dhe disa pjese i ka marre copy-paste dhe i ka kaluar si te vetat. KAQ MJAFTON!
Biles me lind dyshim i forte qe edhe strukturen e punimit ta kete marre po aty, renditjen dhe permbajtjen e kapitujve, po ashtu.
Nqse ai punim afrikanojugor ekziston dhe eshte me i hershem se punimi i znj. Manastirliu, kjo eshte plagjiature! Pak rendesi ka sa thelle shkon plagjiatura, pak rendesi ka nese pjesa shkenocre eshte apo jo origjinale!
Dhe opinioni i prof. Laze, nuk perben argument ne kete rast, pasi as ajo nuk eshte ne gjendje te thote, a eshte bazuar znj. Manastirliu ne dokumentin afrikanojugor apo jo, pasi nuk i ka mbajtur pishen teksa e shkruante. Rreshtimi i argumenteve qe nuk kane lidhje me akuzen, por e anashkalojne, nuk perben faktor qe te pergenjeshtroje akuzen!
Nqse znj. Manastirliu do vertete argument, le t’ja kaloje universitetit Afrikanojugor qe ta vleresoje dhe te thote a ka apo jo plagjiature. Pervec kesaj, ka sisteme informatike te perdorura gjeresisht neper universitete qe jane ne gjendje te dallojne kete gje. Zonja ta nenshtroje punen e saj ne nje sistem te tille te njohur dhe certifikuar, dhe nqse del autentik, meriton gjithe ndjesen e mundshme, por zonja nuk ben kete, por ofron argumente te tjera pa lidhje, dhe biles e kalon muhabetin ne “tymnajen e shpifjeve”. Prit pak, se njerezit nuk jane budallenj, dhe aty ka plot material per dyshim, dhe nuk ja hedh kaq kollaj thjesht duke permedur fjalen magjike “shpifje”!
Une mbetem dyshues….
Albi, qe te jeshe i besuar vur emrin dhe jo pseudo. Ndryshe je njeri aemerzi qe flet pas kraheve. E di si i themi ne nga ana jone kesaj qe ben ti Albi? Edhe me ha edhe me djeg. te ha se do ta poshterosh dike, por te djeg qe te dalesh hapur. Njerez qe u bie ere fryma!
Ca dallimi ben emri…merru me argumentet nese jane te sakta apo jo. E ben me te besueshem faktin nese del me emrin e vertete?
Ti “gjallesa fantazem” qeke mire per keshilla por perse nuk e shkruan edhe ti emrin sic ua keshillon te tjereve? Ketu nuk shikohet per emra por per komente qe kane lidhje me temen qe diskutohet. Je Ogerta apo “dora” e saj, ndihmo me komentin tend te dale e verteta por jo te fyesh te tjere.
Mos e vrit mendjen Ti je vete Tip Origjinal.Te kane inat se Ti Je e Bukur!!!
NDERTONI INCENERATORE NE C’DO QYTET TE MADH NE SHQIPERI ,,,LANDFILLET JANE TE DEMSHEM,,,ATO DEGJENEROJNE TOKEN E PUNUESHME ,,,NE AMERIKE PUNOHET ME INCENERATORE,,,TE MARRIM SHEMBULL NGA VENDI ME I ZHVILLUAR I BOTES..///
Po, moj, po, na binde! Ke argument – nuk lejon cenimin e dinjitetit …Pfff
Ka 28 vjet qe vetem vjedhje dhe mashtrime.KJo e jotja biles eshte shume me e thjeshte per tu bere!Kur behen mbivendosje pronash kjo e jotja eshte teper e thjeshte ne nje vend si shqiperia ku shteti eshte vetem ne leter!
Kjo zonje me argumentat qe jep nuk jane bindes ,nuk mundet qe ajo qe ka udhehequr punimin te dali te thote se kjo eshte kopje pasi ajo nuk mund ta dije .Jam dakort Albin qe ajo ta japi punimin institucioneve qe meren me kete pune dhe mos dali ne shtyp ma deklarata sikur debaton me Albana Vokshin…
Vetem ne Shqiperi merr titullin doktor me 90 faqe te shkruara…ne perendim, nje doktorate duhet te kete te pakten 300 faqe, ndersa masteri 150!
Si mund te kete doktorature me vetem 96 faqe?!
A e di moj zonje cfare do te thote te besh doktorature, ku te del koha ty te besh pune studimore???
Pse pikerisht te tere i bejne diplomat kur jane deputete e ministra?!
Po kur ke prof te tille pa dinjitet qe te drejtojne patjeter qe do te behet edhe doktoratura jote.
Ne kete vend ka marre fund cdo gje, epo kur flasin edhe per shkence keta atehere te ze e qeshura dhe e qara bashke!
Ah Ogerta Ogerta! Udheqesja do te mbroje veten moj e shkrete!
As ERTV nuk ta zgjidh dot kete pune. Mund ta zgjidhe psh
https://www.plagiarismsoftware.net ose
https://www.quetext.com
Referencat nuk janë plagjiaturë.Por,ama duhen theksuar si të tilla,e jo si krijimtarì origjinale.
Në pergjithësi,e vetmja gjë që dijnë të bëjnë të pa aftët(kritizerët),eshtë të luftojnë të aftët.Pou bëre pemë me kokrra,të gjuajnë me gurë.
Meço qe i sherben Partise si skllav pa mendimi personal.
Plagjiature – eshte perdorimi i materialit te tjetrit pa e thene qe eshte material i tjetrit.
Reference – quhet kur e perdor materialin e tjetrit dhe e THUA nga e ke marre, duke cituar Emrin e Autorit, Vepren (Titullin dhe numrin e botimit) faqen dhe paragrafin.
Marrja dhe perdorimi qofte edhe i nje fjalie pa e thene nga e ke marre dhe perdorimi si produkti me emrin tend eshte PLAGJAITURE.
Per informacion – fjala plagjiature vjen nga latinishtja e do te thote RRJETE. Ne rastin e Manastirleshkes quhet peshkim ilegal…
Meco nuk mbulohet dielli me shoshe thote popullit
Mos e vrit shume mendjen per keta kokeloqet qe i sherbejne shqupit , jane te mbrujtur me universitetin e qadres.
kjo dhe fytyren e ka plagjatur po ku ka arsim ne shqiperi .
More, c fare arsimimi ka kjo si universitare? Kjo ka rendesi. Dhe pastaj vjen tema e mbrojtjes. Ka vazhdimesi apo jo? E pastaj kryesorja ministre e mbeturinave eshte apo e sherimit te njerezve. Pika qe s i bie Te gjatit dhe te shkurterit bashke. E moren ne qafe kete vend.
aman moj e dashur mos u merakos per dinjitetin.dinjiteti fitohet me pune me studime jo duke vjedhur edhe shiringat ne spital letren higjenike. nuk ka dinjitet duke bere hipokriten servilen dhe hajduten. le pastaj duke bere sfilate mode me kryeministrin. aman nuk ka nevoje per doktorature te jesh minister i edi rames. mund te jesh edhe me 8vjecare. ku shkojne sigurimet e mia kam 15vjet qe paguaj dhe nuk marr dot nje aspirine po nuk njofte
More, c fare arsimimi ka kjo si universitare? Kjo ka rendesi. Dhe pastaj vjen tema e mbrojtjes. Ka vazhdimesi apo jo? E pastaj kryesorja ministre e mbeturinave eshte apo e sherimit te njerezve. Pika qe s i bie Te gjatit dhe te shkurterit bashke. E moren ne qafe kete vend.
E kemi thene mor e kemi thene po ju e fshihni.
Uturakun e edi rames e mban mire ti. flet per dinjitet.ska nevoje per doktorature per te bere sherbetoren dhe hajduten per logari te edi rames
Ti je plagjatura e vertete o debile!
Ti je klonimi i Edi Rames!
Ti je Shkurte Pal Rama e demokracise!
Siperfaqesore e peshtire je. Fasada, lule dhe zero reforme.
Ka te drejte Ogerta qe ofendohet! Keshtu e kane fituar shumica doktoraturat. Persa kohe doktoraturat behen ne shqip, secili mund ta kopjoje lirisht nga cdo gjuhe qe ai mund te njohe. Kur u kerkua qe artikujt e doktoraturat te behen ne anglisht, te gjithe u vune ne siklet, perfshi profesoret udheheqes…..
Ka te drejte Ogerta! Te kopjosh eshte pune shkencore e mirefillte! Nje njeri me dinjitet nuk e ben dot! Nje njeri me dinjitet nuk merr doktorature kur nuk punon ne ate fushe!
Ka te drejte Ogerta! Sipas ligjit te Arsimit te Larte, ajo pret rradhen per Profesore te asociuar. Per kete nuk ka nevoje te kopjoje sepse eshte ministre…..
Nje mesazh per te plagjatoret e tjere. Persa kohe jeni ne politike, mos beni “shkence” sepse ofendoni dinjitetin e atyre qe duan shkencen me te vertete….
Meqenëse folën 20 komentues , po flas edhe unë!. Nuk ka nevojë për plagjiaturë , është lodhur shumë ministrja e shkretë duke shkruar e shkruar. Nga viti 1991 e këndej, pavarësisht rregullave të caktuara, ka dhe njnjë rregull që mjafton të bëhesh deputet, ministër, apo kryetar partie dhe titujt shkencorë i ke të sigurta. Nuk më besoni? Shikoni sa doktorë e profesorë janë nga kjo kategori dhe sa janë nga shtresa jashtë kësaj kategorie.
Filloni me Saliun, e deri tek Manastirit. Dhe mos u bëni merak, ky vlerësim do vazhdojë deri sa të bëhet Vettingu edhe për dhëniet e titujve shkencorë.
Ja, prandaj fola dhe unë!.
Drinzi Bardhi
Orgeta edhe emrin e ke falls moj e uruar, duhet Argeta-pashteta,shume te shishme jane.Por per kete fajtor jane prinderit e tu jo ti
Kush eshte brezi i ministres e di mire se cfare niveli nxenesish studionin ne 1997 e vitet me pas ne fakultetin e shkencave te natyres per kimi, fizike dhe matematike.
Ne ato vite ne keto dege futeshin nxenesit me te dobet dhe madje merrnin dhe burse nga fakulteti vetem e vetem qe te regjistroheshin sepse keto dege rrezikonin te mbylleshin nga mungesa e studenteve. Ministrja duhet te ulet pak me kembe ne toke se asnje akademik apo intelektual nuk mund te genjehet kaq kollaj.
PhD ky lloj niveli? Sa turp. Ku jemi katandisur. Mire ministre se te beri partia por te pakten mos bej si akademike se e flliqe fare. Je vite drite larg