Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Ditën e sotme u krye vlerësimi për 10 objekte tjera

3 Dhjetor 2018, 14:07Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se po vazhdon procesin për vijimin e punimeve te Unaza e Madhe.

Bëhet me dije se sot është kryer vlerësimi i 10 objekteve të tjera.

Ndër të tjera thuhet:

“Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve tjera kryesisht disa katëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet”, komunikon ARRSH. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje