"Presidenti ka vdekur, ky që kemi është klonim", marrin fund akuzat për Muhammadu Buhari

3 Dhjetor 2018, 10:44Lifestyle TEMA

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari hodhi poshtë të dielën, thashethemet se nga gjendja e keqe shëndetësore kishte ndërruar jetë dhe ishte zëvendësuar me një sozi nga Sudani.

“Një nga pyetjet e drejtuara për mua në një takim me nigerianë në Poloni, ishte fakti nëse unë isha klonuar apo jo”, u shpreh Buhari, raporton Daily Mail.

“Zërat injorantë nuk janë surprizuese, kur po mjekohesha verën e kaluar shumë njerëz shpresonin që unë të vdisja.

Jam vërtet unë, ju siguroj. Shumë shpejt do të festoj ditëlindjen e 76-të dhe do jem shumë i fortë”, shkruante Buhari në Twitter, ndërkohë që takonte diasporën nigeriane në Poloni.

One of the questions that came up today in my meeting with Nigerians in Poland was on the issue of whether I‘ve been cloned or not. The ignorant rumours are not surprising — when I was away on medical vacation last year a lot of people hoped I was dead. pic.twitter.com/SHTngq6LJU

— Muhammadu Buhari (@MBuhari) December 2, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje