Eddie Murphy është bërë sërish baba. E fejuara Paige Butcher, lindi fëmijën e tij të 10-të, djalin Max Charles.
Çifti, që nisi të shoqërohej në vitin 2016, ka edhe një vajzë së bashku, Izzy, 2 vjeçe.
Murphy ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.
Ai ka djalin Eric, 29 vjeç, me Paulette McNeely, vajzat Bria, 28, Shayne, 24, Zola, 18, Bella, 16 vjeç dhe djalin Miles, 26 vjeç, me ish-bashkëshorten Nicole.
Aktori gjithashtu është edhe babai i Christian, 28 vjeç, me Tamara Hood, dhe vajzës Angel, 11 vjeçe, me këngëtaren e “Spice Girls”, Mel B.