Një njeri ka shpëtuar mrekullisht nga një fatkeqësi, që mund të ishte fatale për të.
Duke vrapuar për të kapur trenin, atij i mbeti dora në mes të dyerve të saj.
Në video mund të shihet i riu duke vendosur dorën e tij mes dyerve kur ato mbyllen, por pavarësisht sensorëve, dyert nuk rihapen kur treni fillon të niset- duke e marrë atë me vete.
Përderisa mundohet të vrapojë paralel me trenin, fatmirësisht ai arrin të heq dorën, duke i shpëtuar më të keqes. (TemA)