Ky është momenti shokues kur një aeroplan i vogël përplaset në qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm në Florida të SHBA.
Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy persona, që ishin brenda aeroplanit, njëri prej të cilëve ishte edhe pronar i aeroplanit.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur aeroplani përplaset dhe shpërthen një zjarr i madh.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar për rreth një orë që të shuajnë zjarrin. (TemA)