VIDEO: Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë

4 Dhjetor 2018, 19:02Lifestyle TEMA

Një familje në Alaska ka publikuar pamjet e brendshme të shtëpisë së tyre kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballë pak ditë më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kryefamiljarin që po qëndron ulur në dhomën e ndenjies së bashku me vajzën e vogël.

Sapo ndjen dridhjet, ai merr fëmijën dhe del menjëherë nga shtëpia.

Pas tyre vrapon edhe bashkëshortja. Muret e shtëpisë nisën të dridheshin, po kështu edhe pajisjet e tjera shtëpiake.

Nga tërmeti i fuqishëm që ra më 30 nëntor në Alaska, nuk pati raportime për viktima.

Disa rrugë u shkatërruan saqë u bënë të pakalueshme për shkak të forcës së madhe goditëse.

Shkollat në vend janë mbyllur deri më datë 10 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje