VIDEO: PD nis bllokimin e rrugës te "Astiri", Bashkia vijon prishjen e objekteve pa leje pak me tutje

4 Dhjetor 2018, 17:46Sociale TEMA

Teksa Partia Demokratike dhe protestuesit e saj kane bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Madhe, Bashkia e Tiranës po vijon qetesisht ne keto momente prishjen e objekteve pa leje, diku me tutje.

Ekspertët e IKMT-së me mjetet e tyre të rënda kanë vijuar edhe gjate orëve të pasdites shembjen e objekteve pa leje, të cilat tashmë janë liruar vullnetarisht nga banorët.

Siç shihen nga këto pamje të xhiruara pasditen e sotme në zonën e Astirit, radhën e ka pasur një objekt dy katësh që është shembur në tokë, ndërkohë puna vijon per shembejn e një tjetër ndërtimi pa leje po aty.

Familjet që preken nga projekti i Unazes se Madhe përfitojnë nga ofertat sociale të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen sistemimi në banesa sociale që mund t’i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje