VIDEO: Tensione në Laprakë, familja ngujohet, nuk lejon prishjen e banesës

4 Dhjetor 2018, 12:18Sociale TEMA

Tensione mes policisë dhe banorëve ka pasur ditën e sotme në zonën e Laprakës. Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave, të cilat preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe.

Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave. Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve.

Familja e Bajram Nelës në zonën e Laprakës ka vendosur që të ngujohet brenda shtëpisë në mënyrë që të shmangë prishjen e godinës së tyre.

Ata janë konfliktuar me punonjësit e policisë, të cilët kanë qenë të shumtë në numër, duke hyrë brenda shtëpisë së tyre. Brenda dhomës janë të gjithë familjarët mes tyre dhe fëmijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje