Miratimi i buxhetit të vitit 2019 në Kuvend vetëm me votat me mazhorances, këtë të hënë, u shoqërua edhe me një dalje për mediat.
Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj, ka bërë një përmbledhje të prioriteteve të buxhetit për vitin 2019, që u miratua me votat e mazhorancës këtë të hënë.
Në fjalën e tij, kreu i Financave theksoi se buxheti rreth 5 miliardë USD i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria dhe që i paraprin rritjes ekonomike të vitit 2019 e planfikuar në nivelin 4.2-4.2 për qind .
Sipas tij, ky është viti i uljes së borxhit, pasi vitin tjetër borxhi ulet me 3.6 dhe shkon në nivelin 65.5 për qind të PBB.
“Investimet janë parashikuar rreth 5 për qind e PBB apo 875 milionë USD të cilët mbulojnë sektorët kryesorë të ekonomisë infrastrukurën, bujqësinë apo financimin e arsimit shëndetësisë e shumë sektorë të tjerë dhe duke mbështetur një rritje të të ardhurave.
Ministri tha se buxheti financon plotësisht reformën në drejtësi dhe të gjithë reformat që po japin frytet e tyre ndërkohë që parashikon rritje pagash në disa sektorë”, tha Ahmetaj.
Ministri nënvizoi se buxheti 2019, si katër buxhetet e mëparshme është i fokusuar tek pjesa social edhe në total paketa sociale shkon 272 miliardë.
“Diçka më shumë se 50 për qind shkon për paketë sociale dhe këtu s’duhet të harrojmë një element që është futja në trajtim shëndetësor universal është futja e rimburismit të ilaçeve të 600 mijë shqiptarëve të pasiguruar.
Ndërkohë vazhdojmë të rrisim në mbështetje përfitimin për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Siç e keni dëgjuar rritja e mbështetjes shkon në maksimale dhe 80 mijë lekë”, tha ministri.
E lexoni ne gazete se cfare ka deklaruar ministri Ahmetaj?
Ndihma ekonomike do shkoje ne 80 mije leke te reja poer poerson,ose 800 mije leke te vjetra per poerson!
D.M.TH te pa punet do marrin ne muaj aq sa merr nje drejtor drejtorie ne ministrite e shtetit!
Apo e keni shkruar gabim ju te gazetes shifren,apo keshtu ia fut ministri me leke te vjetra qe te na duket dhjete fish!
Se keshtu tha edhe vjet Rama qe pensionisteve do t’u japim shtese 30 mije leke per vitin e ri,pra 300 mije leke se kryeministri kurre nuk duhet te flase si jevgjit!