Projekti i Unazës së Re, Artan Lame: Ndërtimet në këtë zonë i lejoi PD

4 Dhjetor 2018, 13:17Sociale TEMA

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka folur për ndërtimet në Unazën e Re, gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese këtë paradite.

Lame është shprehur se “Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë janë të rregullta dhe se nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën pa u formuar qeveria e re”.

“Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon”, u shpreh më tej ai.

Gjatë komisionit u prezantua edhe projekt-ligji për Kadastën dhe Kalimin e Pronësisë. Lame tha se procesi 24-vjeçar i regjistrimit të pronës jo vetëm që ka qenë difektoz, por ka zvarritur shumë çështje ndër vite.

Drejtori i ALUIZNI-t,teksa bëri bilancin e regjistrimeve të pasurive të palujtshme, u shpreh se nga 4.4 mln pasuri,  2.5 mln rezultojnë me probleme.

“Të mbyllet një herë e mirë kapitulli i pronës. Procesi 24 vjeçar i regjistrimit të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milion pasuri nga të cilat, 2.5 milionë rezultojnë me probleme”, tha Lame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje