Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë ditëve të protestave të Astirit, është përdorur gjithnjë e më shpesh shprehja “pronarët e rinj”. Kjo, për t’i dalluar ata nga “pronarët e vjetër”. Në fakt, po t’i referohemi germës dhe frymës së Kushtetutës, nuk ka pronarë “të rinj” e pronarë “të vjetër”. Ka pronarë të ligjshëm dhe pronarë të paligjshëm. Pronarë të ligjshëm janë ata që e kanë blerë pronën sipas ligjeve në fuqi, ose që e kanë trashëgim nga të parët. Ndërsa pronarë të paligjshëm janë ata që kanë ndërtuar në tokën e pronarëve të ligjshëm, të cilën ose thjesht e kanë zaptuar, ose ua ka dhënë shteti në përdorim me ligjin famëkeq 7105.
Dhe kur PD-ja u del tek Astiri në krah pronarëve “të rinj”, (nënkupto të paligjshëm), pyetja shtrohet se cila parti duhet t’u dalë në krahë pronarëve “të vjetër” (nënkupto të ligjshëm), mbi tokën e të cilëve do të ndërtohet segmenti i Unazës së Madhe. Sepse pronarëve “të rinj” nuk u ra ajo tokë nga qelli. Ajo ka qenë gjithmonë atje dhe ka patur pronarë të ligjshëm, trashëgimtarët e të cilëve, sot duhet të dëmshpërblehen si nga shteti (për rrugën që do të ndërtojë), ashtu edhe nga pronarët “e rinj”, të cilët e kanë shfrytëzuar tokën deri më sot në mënyrë të paligjshme.
Në fakt, Partia Republikane, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit etj., e kanë ngritur gjithnjë çështjen e ligjshmërisë së pronës. Por këtë çështje, e kanë përdorur kryesisht për të mbledhur sadopak vota. Dhe duke gjykuar nga pesha e tyre elektorale, nuk duhet shpresuar se ato do të jenë në gjendje ta fusin këtë çështje në axhendën parlamentare.
Me pak fjalë, i takon PD-së, si partia më e madhe e vetëquajtur e djathtë, që ta bëjë të vetën këtë kauzë, duke luftuar për çdo centimetër tokë që nuk i është kthyer, apo dëmshpërblyer pronarëve të ligjshëm. Atyre u është mohuar e drejta e pronës qysh nga viti 1945.
Për shembull, qeveria aktuale ka vendosur t’u japë tituj pronësie fshatarëve që kanë marrë tokë bujqësore në përdorim me ligjin 7105 (duke pretenduar se pronarët legjitimë të tokës do të kompensohen gradualisht nga shteti). Por qeveria ka vendosur një klauzolë, sipas së cilës nuk do t’u jepen tituj pronësie atyre fshatarëve që kanë tokë në përdorim në zona ku parashikohen investime strategjike.
Dhe këtu duhet ngritur zëri në mbrojtje të pronarëve legjitimë, të cilët tokën ku do të kryhen investime strategjike e kanë trashëgim nga të parët. Në vend që toka t’u jepet badiava investitorëve strategjikë, (nënkupto oligarkëve dhe kompanive off-shore), mund t’u kërkohet këtyre të fundit që të paguajnë me vlerën e tregut pronarët legjitimë.
Një klauzolë tjetër, që ka parashikuar qeveria aktuale është ajo e mosdhënies së titullit të pronësisë atij fshatari, që ka ndërtuar pa leje në tokën e dhënë në përdorim me ligjin 7105. Edhe këtu duhet ngritur zëri në mbrojtje të pronarëve legjitimë. Fshatarit që ka ndërtuar pa leje në tokën që i takon me Kushtetutë një pronari legjitim, duhet ta dëmshpërblejë këtë të fundit, nëse do që të marrë titullin e pronësisë.
Kuptohet që 350 mijë hektarët e tokës bujqësore, që kishin pronarë legjitimë në vitin 1945, nuk mund të kompensohen dot me dy skemat e mësipërme. Sidoqoftë, një partie të djathtë i takon të luftojë për çdo centimetër tokë, që mund t’i kthehet të zotit. Sepse prej PS-së e partive të tjera të majta, nuk mund të shpresohet se do ta vrasin shumë mendjen për pronarët legjitimë…/afp.al/
Zoti Zaloshnja, rasti i ‘Astirit’ është edhe më skandaloz. Në periudhën 1997-2000 komuna Yzberisht ndau tokë me ligjin 7501 brenda vijës së verdhë të Tiranës. Është ajo pjesë ku po protestojnë ndërtuesit e paligjshëm. Pa dijeninë e pronarëve legjitim ata bënë dhe regjistrimin në hipotekë të këtyre tokave. Komunarët shkuan në gjygj dhe u dënuan me burg po tokën autoritet nuk e kthyen në gjendjen e mëparshme duke lënë pronarët të merren me hajdutët e ndërtuesit pa leje një pjesë prej të cilëve blenë tokat nga ata që e kishin marrë me ligjin 7501. Hipotekat u bllokuan dhe normalisht edhe këta që e blenë nuk e hipotekonin dot. Pastaj me daljen e ligjit të llegalizimeve u sulën ti legalizojnëdhe disa ja arritën në kundërshtim me ligjin sepse ligjërisht nuk duhet të lejohej të legalizonte ndërtimet asnjë pasi atje ka patur gjithmonë plan rregullues ku parashikoheshin ndërtime pallatesh e mes tyre shumë hapsira të gjelbërta. Me ndihmën që PD po i jep hajdutëve mashtruesve dhe ndërtuesve pa leje atje po fiton disa vota tanj por po humb 2 fishin nga ana tjetër pasi pjesa e pronarëve të ligjshëm mbështetës natyral të saj nuk besoj se do dalin fare në votime në zgjedhjet e ardhëshme. Vota pët PD do jetë si votë për tia futur vetes!
Shkrim i duhur, por jo i paartikuluar dhe më parë. Në lidhje me pronarët legjitimë të gjitha qeveritë e dala nga partitë pjellë e PPSh, PD dhe PS, gjatë 27 vjetëve janë tallur. Çorbën që kanë gatuar përveç se po e vjellin vetë, por i kyshton shiçumë ekonomusë dge buxhetit. Ato që propozon Zaloshnja janlë minimumi i domosdoshëm që mund të bëhet, dhe që mund të lehtësojë sado pak barrën e taksapaguesve të ndershëm, por edhe të plitlsojë një minimum të detyrimit ndaj pronarëve legjitimë.
Vështirë, që të bëhen, sepse kur qeveritë me reminishenca komuniste, që bën një ligj leninist si ai famëkeqi 7501, i ciliveç të tjerave tokat e pronarëve legjitimë ua dha minoritarëve grekë, ish bujq të tyre. E pa shembullt në botë, por edhe e paimagjinueshme, që në kushte reciprociteti ta bënte Greqia ne çamët pronarë legjitimë atje. Por akoma më shumë, në cilin shtet në botë është shkelur dhe vazhdon të shkelet rëndë neni 42 dhe 181 i Kushtetutës së vendit prej 20 vjetësh. Dhe nga kysh, nga ata që kur u duget japdn edhe oas ndonjë glrme të saj kur duan të arrijnl qëllime polituke. Ja pra, se jemi patur dhe kemi ende këtë klasë politike kuazi antikombëtare, bdaj dhe jemi në këtë detexhe, në të cilën çfarë të përmendlsh më parë. Ajo që mund të thuhet pa frikë, është që kapitalizmi allashqiptar, bëri milionerë sankylotët (frengjisht të pabrekët), duke vjedhur, shpërdoruar e përfituar me njëqind e një mënyra korruptive, pronën private e publike, ku më të spikaturit kapitalistë të rinj, kanë si përfaqësues, berishët, metët, koçotetj etj, etj, se lista është e gjatë dhe gjithkush i njeh.