Paraditen e kësaj të premteje, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është hedhur shorti i refuzuar nga presidenti Meta, për plotësimin e stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Pas shortit rezultoi se, nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa anëtar zëvendësues nuk ka; Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici; Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues; Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues; Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, ndërkohë që anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari; si dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.
Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.
Oerd Bylykbashi: Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.
Gramoz Ruci: Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT.
ILIR HALJA, MENDON SE DO TA SHPETOJ VITORE TUSHA DHE BASHKIM DEDJA,
ZOTI NDIHMOFTE SHIPERINE , DUHEN HAJDUTET E SHQIERISE TE SHKOJNE NE REC DHE JO TE SHITEN SI BURRA SHTETI T NDERSHEM .
Ky eshte vetingu i Rahmutit dhe shokeve te cadres dhe florinj… ti gzoni o delet e Edscobarit…
Vitorja e likes
Bashkimi i saliut
Artakukulla e ramutit
Foli bylua.. Gjithmon do nxer dicka si te kundra ligjshme. Qe neser te thot qe nuk e njohim kete vendim. Duket se sa me qef e kan reformen ne drejtesi.
Bylybkashi eshte I destinuar te mbetet deri ne fund armiku me I hapur kunder Reformes ne Drejtesi. Person I padeshiruar per USA dhe BE. Eshte karte e djegur
Nuk ka fund militantizmi I semure i klyshave te kuq qe merren me nje hajdar si Bylykbashi por harrojne se sekretari i partise Ruci po ben emerimet si ja do Partia punen.
Prap ky Dvorani??? Po 100 miljon leket shkelje??? Hajde veting hajde o klik sigurimsash hetusi i kohes enverit.