Në të kaluarën, ata janë vënë përballë njëri-tjetrit me ngjyra të ndryshme.
Gjithashtu, kanë qenë pjesë e rivalitetit të ashpër mes Juventusit dhe Interit.
Jose Mourinho dhe Claudio Ranieri nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie idilike disa vite më parë, por situata tani duket se është plotësisht e kundërt.
Trajneri roman do të përballet me “Special One” të shtunën pasdite në “Old Trafford”, me Fulhamin e tij.
Ai do të përpiqet të marrë diçka nga kjo transfertë, që ka ende shpresë për mbijetesën në Premier League, çka është objektivi kryesor, pas një makthi të fillimsezonit.
Ranieri vlerësoi kolegun e tij dhe rivalin në konferencën për shtyp.
Ai përdori edhe fjalë të papritura për këtë, duke gjykuar nga përplasjet e kaluara:
“Jose është një njeri i madh, si dhe një mik i madh. Ai më uroi rikthimin në Premier League, me të flasim për çdo gjë. Ishte shumë i këndshëm dhe i sjellshëm me mua, që kur mori vendin tim te Chelsea”.
Një barazim në fushën e Manchester United, trajneri italian do ta mirëpriste si fitore:
“Ne do të përballemi me një nga ekipet më të mira në kampionat. Edhe në Ligën e Kampionëve, “Djajtë e Kuq” po sillen shumë mire. Një pikë do të jetë diçka e madhe për ne. E dimë se kemi nevojë për një lojë të përkryer, që ta marrim atë”.